TIRANË-Në politikë vendimet merren sipas fakteve dhe faktet janë të qarta në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të qarta. Të dyja shtetet kanë plotësuar kushtet dhe duhet të nisin menjëherë negociatat për anëtarësim. Deklartata e fortë është bërë sot në Tiranë nga ministri për Evropën i vendit më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, Michael Roth.
Për Gjermaninë përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.
Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve që kanë marrë vaksina që nuk janë miratuar nga EMA, siç janë ajo e Sputnik dhe Sinovac që përdoren edhe në Shqipëri, duke e konsideruar të rëndë ndarjen e njerëzve nga lloji i vaksinës perëndimore apo lindore. Rama tha se BE s'mund të marrë peng askënd që jeton në Ballkanin Perëndimor.
I pyetur se ç'do të bëjë Shqipëria nëse nuk përcaktohet serish data e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për negociatat Shqipëri-BE, Kryeministri Rama tha se reformat nuk bëhen se kërkohen nga BE-ja por sepse zhvillojnë Shqipërinë.
Roth ndërsa u ndal edhe te çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se kjo do të duhej të ishte bërë prej kohësh, pasi kushtet janë përmbushur. Më i ashpër ishte Rama në reagimin e tij, duke e konsideruar "të turpshëm" faktin që BE nuk ka liberalizuar ende vizat me Kosovë. Sipas Ramës, BE e ka marrë peng Kosovën "në një lojë shahu".
Ministri Michael Roth, ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 2-ditore, ku në takime të ndryshme diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Roth është takuar me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka dalë në një konferencë për shtyp nga Kryeministria. Roth vjen në Shqipëri pasi ndodhet aktualisht për vizitë dy ditore në Maqedoninë e Veriut, ku edhe atje shprehur qëndrimin gjerman për çelje sa më parë të negociatave me BE-në.
VIDEO-Konferenca e plote
Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth ndërsa u ndal te çështja e Liberalizimit të vizave për Kosovën, tha se BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe se kjo do të duhej të ishte bërë prej kohësh, pasi kushtet janë përmbushur.
"BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them si autokritikë. Liberalizimi i vizave me Kosovën duhet të ishte bërë prej kohësh. Kjo sepse kushtet janë përmbushur. Edhe në këtë rast është e njëjta logjikë. Unë nuk mund të ndryshoj traktatet e BE-së, Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi konsensusin dhe unë nuk mund të ankohem në këtë drejtim", tha ai.
Më i ashpër ishte Rama në reagimin e tij, duke e konsideruar "të turpshëm" faktin që BE nuk ka liberalizuar ende vizat me Kosovë. Sipas Ramës, BE e ka marrë peng Kosovën "në një lojë shahu".
"BE e ka marrë peng Kosovë, në një lojë shahu, ku një nga figurat ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng dhe qytetarët në Kosovë të mos lëvizin lirisht. E turpshëm, po nuk ke ça i bën", u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarve që kanë marrë vaksina që nuk janë miratuar nga EMA, sic janë ajo e Sputnik dhe Sinovac që përdoren edhe në Shqipëri, duke e konsideruar të rëndë ndarjen e njerëzve nga lloji i vaksinës perëndimore apo lindore.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, Rama tha se BE s'mund të marrë peng askënd që jeton në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, nuk ka arsye pse njerëzit të ndahen në kategori, duke i bërë thirrje Roth që të ndihmojë në përçimin e këtij mesazhi.
"Do të ishte shumë e rëndë sesa shtyrja e radhës së vendimit për kornizën negociuese dhe Konferencës së parë Ndërqeveritare, pamundësimi i qytetarëve të Ballkanit për të udhëtuar në Europë,për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori: e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe e atyre që kanë bërë vaksinë lindore. Unë uroj që të mos ndodhë kështu dhe që edhe ju dhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që ta përçojmë këtë mesazh. Nuk ka arsye pse të ndahen njerëzit në kategori kur bëhet fjalë për të drejtë e tyre elementare të lëvizjes së lirë, kuptohet në bazë të të gjitha rregullave, por njësoj për të gjithë. BE nuk duhet të marrë peng askënd që jeton në këtë rajon për shkak të firmës që ka bërë vaksinën. Në kriteret që unë kam parë të lëvizjes së lirë është mundësia që kush ka të drejtë lëvizje të lirë, të bëjë testin ose të jetë i vaksinuar. Tani pse duhet ta bëjë testin se ka bërë vaksinën e Sinovac apo Sputnik? Ajo që ka të bëjë me lëvizjen në kushtet ku të gjithë kanë luftuar për të dalë nga pandemia dh ene dolëm pasi u lamë vetëm, për shkak se të tjerët kishin hallet e veta, nuk është faji i askënd. Objektivi i parë është të shpëtojmë jetë njerëzish dhe jo të mendojmë se po shpëtuam gjysmë milioni jetë me vaksinë kineze, Europa të thotë jo se jeni kategori e dytë", tha Rama.
I pyetur se ç'do të bëjë Shqipëria nëse nuk përcaktohet serish data e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për negociatat Shqipëri-BE, Kryeministri Rama tha se reformat nuk bëhen se kërkohen nga BE-ja por sepse zhvillojnë Shqipërinë.
"Na u tha që dera do të hapej dhe nuk na u hap. Por nëse dera nuk do të na hapet nuk do të jem i shqetësuar siç isha radhën e parë apo të dytë. Ky është një proces që lidhet me ne, me fëmijët tanë, me vendin tonë. Dhe ne nuk i bëjmë reformat,. përpjekjet se na i kërkojnë në Berlin apo në Bruksel, por sepse na duhen dhe për shqiptarët.
Ne do të arrijmë që tu japim fëmijëve tanë Shqipërinë evropian si shtet që funksionon njësoj si një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ne e kemi bërë punën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Ia thashë edhe ministrit se ne jemi de fakto në disa aspekte të procesit të integrimi më përpara se ato që po negociojnë. Për mua sfida është se si të rrisim më shumë kërkesat ndaj vetes së çfarë të bëjmë më shumë për veten", tha Rama.
Ndërsa po afron data për përcaktimin e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, për negociatat e anëtarësimit, Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth dhe kryeministri Edi Rama u pyetën lidhur me klimën mes vendeve anëtare për të dhënë dritën jeshile. Roth tha se ka një problem por që s’ka të bëjë me Shqipërinë, ai është mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Michael Roth: Pandemia na ka ndryshuar të gjithëve. Ndoshta diçka është zhvilluar në drejtim jo aq pozitiv por shumëçka në drejtim pozitiv është një krizë që na ka ndikuar të gjithëve. Praninë e secilit prej nesh e bën reciprokisht të nevojshme. Vendet që janë të orientuar nga agresioni nuk janë me prespektivë për të ardhmen. Ne jemi të ndërlidhur, nëse fqinjëve u shkojnë gjërat mirë edhe ne na shkojnë mirë. Këtu ka një prespektivë anëtarësimi për të gjitha vendet. Kemi një prespektivë më miqësore drjetuar vendeve të ballkanit perëndimor. Kemi një problem që ska të bëjë me Shqipërinë, ka një problem mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut por po e zgjidhim. Kam qenë atje se si mund të eliminohet një problem i tillë.
Edi Rama: Ka apo ska vende skeptike se dimë sepse ka dalë Bullgaria përpara, në mometnin që zgjidhet ngërçi do shohim ka apo ska vende skeptike.
Kryeministri Edi Rama iu kthye sot edhe njëherë deklaratës së Ministrit Gjerman të Shëndetësisë Jens Spahn, i cili deklaroi më parë se mbi 50% e infektimeve me COVID në Gjermani kishin ardhur nga Ballkani.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, Rama tha se ky është një perceptim i gabuar, ndërsa ka shtuar se Shqipëria është vend i përshtatshëm për pushime.
“Ndryshe nga sa perceptohej nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm për të ardhur për të pushuar kësaj vere. Meqë ra fjala sot nuk ka më maska në rrugë nëpër Shqipëri” tha Rama.
Të njëjtin qëndrim pati dhe Roth, i cili u shpreh se është e rëndësishme të shmangen paragjykimet dhe se BE nuk le askënd vetëm. Ai premtoi më shumë angazhim dhe mbështetje për Rajonin e Ballkanit Perëndimor
"Është në interesin e Gjermanisë, BE, por dhe fqinjësisë që strategjia e përbashkët është të mbështetmi në mënyrë reciproke, të kemi s amë pak humbje jete është ideja dhe nëse Shqipëria është e suksesshëm në këtë drejtim, jemi dhe ne. Është e rëndësishme të shmangim paragjykimet. BE nuk le askënd vetëm, deri në 12 mld euro do vendosim në dispozicion në vitet e ardhshme për Ballkanin Perëndimor. Nuk dëshiroj që të lindë përshtypja që Rusia dhe Kina të jenë këtu shumë më ët angazhuara, në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Premtoj më tepër angazhim nga të gjitha shtete anëtare. Ju mund të keni gjithmonë besim nga Gjermania", tha ai.
Kryeministri Rama në konferencën me ministrin gjerman për Evropën Roth ceku edhe përplasjen me ministrin gjerman të Shëndetësisë për çështjen e COVID.
"Falënderim publik për të gjithë mbështetjen jo vetëm për këtë temë por në tërësi që kemi pasur nga Republika Federale e Gjermanisë. Unë e diskutova edhe me ministrin çështjen e deklaratave të ministrit të shëndetësisë për çështjen e COVID në Shqipëri dhe Ballkan. Shqipëria është vendi më i përshtatshëm sot në Evropë për të ardhur me pushime. Dhe meqë ra fjala sot nuk ka më maska në Shqipëri", tha Rama.
Për Gjermaninë përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.
"Mua më ka marrë malli për ju. Jam i lumtur të jem sot këtu për një shenjë solidariteti ndaj Ballkanit Perëndimor por sidomos ndaj Shqipërisë. ka disa kolegë që më thonë se ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor. Por unë i përgjigjem se BP nuk është oborr i pasëm por i brendshëm i Evropës. Ndaj është interesi strategjik i Bashkimit Evropian. Unë jam shumë i lumtur të jem sot këtu. Shumë prej jush janë të frustruar dhe në një farë mase të zhgënjyer nga Bashkimi Evropian. Ju e dini se ka pasur kushte për Shqipërinë dhe ne mund të themi, dhe ky është pozicioni i Qeverisë sime, që Shqipëria ka bërë, ka shënuar arritje. Ndaj edhe ne po punojmë që më datën 22 qershor Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur. Sigurisht që jemi në fillim të një rruge", tha ai në konferencën për shtyp me Kryeministrin Rama.
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me Ministrin Gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i përmbahet vendimit duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare.
"Kjo vizitë përkon me një kohë jo të parëndësishme, në prag të një tjetër takimi të Këshillit Europian për një vendimarrje të rëndësishme lidhur me Shqipërinë dh e Maqedonisë së Veriut. Më vjen mirë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin dhe dje, por të gjithë që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta. Miratimi i kornizës negociuese, bazuar në vendimin e marrë për çeljen e negociatave dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare është thjeshtë çështje e brendshme e Këshillit Europian, në një moment kur së brendshmi BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanik dhe përreth që lidhet me ngërçin e krijuar me Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë nuk mundet veç se të përsërisja të njëjtën gjë që them me bindje dhe fakte, sipas nesh, që duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. A do të ndodhë apo jo, ne nuk e dimë, kjo do varet në atë se sa do zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe sa Bullgaria do të jetë e gatshme të heqë barrikadën që i ka vënë këtij procesi. Sidoqoftë ne kemi një mbështetje të zëshme dhe të përgjithshme për të ecur më tutje", tha Rama.