Politikë

Rama: BE s'mund të marrë peng askënd që jeton në Ballkanin Perëndimor! E rëndë ndarja e njerëzve nga lloji i vaksinës perëndimore apo lindore

27 Maj 2021, 19:29| Përditesimi: 27 Maj 2021, 20:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarve që kanë marrë vaksina që nuk janë miratuar nga EMA, sic janë ajo e Sputnik dhe Sinovac që përdoren edhe në Shqipëri, duke e konsideruar të rëndë ndarjen e njerëzve nga lloji i vaksinës perëndimore apo lindore.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, Rama tha se BE s'mund të marrë peng askënd që jeton në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, nuk ka arsye pse njerëzit të ndahen në kategori, duke i bërë thirrje Roth që të ndihmojë në përçimin e këtij mesazhi.

"Do të ishte shumë  e rëndë sesa shtyrja e radhës së vendimit për kornizën negociuese dhe Konferencës së parë Ndërqeveritare, pamundësimi i qytetarëve të Ballkanit për të udhëtuar në Europë,për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori: e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe e atyre që kanë bërë vaksinë lindore. Unë uroj që të mos ndodhë kështu dhe që edhe ju dhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që ta përçojmë këtë mesazh. Nuk ka arsye pse të ndahen njerëzit në kategori kur bëhet fjalë për të drejtë e tyre elementare të lëvizjes së lirë, kuptohet në bazë të të gjitha rregullave, por njësoj për të gjithë. BE nuk duhet të marrë peng askënd që jeton në këtë rajon për shkak të firmës që ka bërë vaksinën. Në kriteret që unë kam parë të lëvizjes së lirë është mundësia që kush ka të drejtë lëvizje të lirë, të bëjë testin ose të jetë i vaksinuar. Tani pse duhet ta bëjë testin se ka bërë vaksinën e Sinovac apo Sputnik? Ajo që ka të bëjë me lëvizjen në kushtet ku të gjithë kanë luftuar për të dalë nga pandemia dh ene dolëm pasi u lamë vetëm, për shkak se të tjerët kishin hallet e veta, nuk është faji i askënd. Objektivi i parë është të shpëtojmë jetë njerëzish dhe jo të mendojmë se po shpëtuam gjysmë milioni jetë me vaksinë kineze, Europa të thotë jo se jeni kategori e dytë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Roth në Tiranë: Shqipëria ka shënuar arritje, BE duhet të mbajë premtimet! Rama: Çështjet e brendshme të unionit s'mbajnë dot peng rajonin! Reformat i bëjmë për shqiptarët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?