'Toyota Yaris'/ Pushohet çështja për 4 nga 6 të akuzuarit, si u sfumua 'kali i betejës' së opozitës, nga akuzat për Ballën te dënimi i Bashës

16 Nëntor 2020, 12:00| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 15:35

  • Share

Çështja e nisur me bujë të madhe, ajo e 'Toyota Yaris' është sfumuar në gjykim vetëm për mosdeklarim të hollash dhe "armëmbajtje pa leje".

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë çështjen për të dyshuarit Alfred Vladi, Edi Lika, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri është pushuar akuza

Në gjykim është dërguar vetëm Ervis Vladi për akuzën e "mosdeklarimit të të hollave në kufi" dhe Agim Çeka për "armëmbajtje pa leje", ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Kujtojmë se kjo çështje në fillim u përdor si një 'kal beteje' nga opozita shqiptare për të akuzuar ashpër kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Por i rrezikuar për tu marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit. Ai bëri një denoncim në një fjalë në Kuvend, dy ditë para se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh.

Lulzim Basha u dënua nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës. Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist.

Ora 13:12
'Toyota Yaris'/ Gazment Bardhi: Gjyqtarët e Taulantit pushuan hetimet, por nuk do ta ndalin të vërtetën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot pas lajmit se Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për 4 nga 6 të akuzuarit për çështjen "Toyota Yaris" dhe për dy të tjerët akuzat janë sfumuar në 'armëmbajtje pa leje' dhe 'mosdeklarim të ardhurash'.

Për Bardhi këtë vendim e kanë marrë 'gjyqtarët e Taulantit'. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD e vërteta nuk mund të ndalet dhe 'herët e herët apo vonë, mbështetësit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë'.

"Njësoj si shefi i tij Edi Rama, Taulant Balla, është i shqetësuar nga procesi demokratik i përzgjedhjes së kandidatëve nga Partia Demokratike. Këta nuk durojnë dot asnjë model europian, si ky që ne zhvilluam dhe u konsiderua risi për të gjithë rajonin.

Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmin Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka pasur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur.

Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetësit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj - që mposht krimin, ringjall ekonominë dhe kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve", shkruan në Facebook Gazment Bardhi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poro: 16/11/2020 15:07

    vetingu vetingu vetingu, haaaaaaaaaaa, po ne jemi mente korruptuarit e botes, vetingu esht per ate qe vjedh drita nga shtylla dhe kaq.

    Përgjigju
  • Artur: 16/11/2020 13:12

    Tani nje pyetje kam une: te kujt jane keto 3.4 mikion euro dhe si jane bere keto lek? Mire qe ne kete vend gjithe halbaket, tutoret, trafikantet e droges dhe hajdutet na dalin biznemena po keto 3.4 milion si jane bere dhe ku gjenden tani? Jane nen sekuestro? Jane perdorur nga shteti? I jane kthyer “pronarit? Nese i jane kthyer pronarit sa taksa eshte detyruar pronari qe te paguaj qe ti zhbllokoje?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 16/11/2020 13:07

    Drejtesia e leshit te hamamit......

    Përgjigju
  • Robshi PPPD Becheti 140: 16/11/2020 12:34

    Ore normal qe leket erdhen vete deri te porti nuk i solli askush...por pyetja qe shtronte i ndjeri Devole dikur ne nje skeq humoristik ishte "ore leket kush i mori"...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?