Foto ilustruese

Çfarë duhet të bëni ditët e para të majit që t’iu ecë gjithë muaji mbarë

1 Maj 2023, 09:37| Përditesimi: 1 Maj 2023, 09:50

  • Share

Ndonjëherë punët, synimet apo detyrimet neglizhohen për shkak të qenit një njeri jo i organizuar. Ndaj është e rëndësishme të planifikoni në mendjen tuaj apo në një bllok të vogël gjërat që duhet të bëni dhe që doni të arrini gjatë një muaji.

Sot është data 1 maj dhe me poshtë do të gjeni disa këshilla ose ide të mira se si të organizoni muajin.

Reflektim

E gjitha ka të bëjë me reflektimin e të menduarit për atë që keni arritur muajin e kaluar, për atë që keni synuar dhe për atë që duhet të përmirësoni. Jo vetëm në anën tuaj profesionale, por edhe në atë familjare apo shoqërore. Sekreti për një reflektim të vlefshëm është shmangia e mendimeve negative.

Përmirësoni veten tuaj dhe gjërat rreth jush

Filloni të mendoni për aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë fizikisht dhe emocionalisht. Ju mund të bëni një ndryshim në arredimin e dhomës suaj apo të sistemoni diçka që ka mbetur rrëmujë nga muaji i kaluar. Do të ishte ideale të nisnit dhe një planifikim për aktivitetin tuaj fizik gjatë ditës, siç mund të jetë ecja ose vrapi. Përpiquni të lexoni edhe një libër të bukur këtë muaj.

Përqendrohuni në qëllimet tuaja

Është shumë e rëndësishme të qëndroni të fokusuar në gjërat që doni, sidomos në fillim të muajit. Mendoni dhe veproni çdo ditë për to.

Krijo një ditë ideale

Nëse doni ta nisni këtë muaj me këmbën e djathtë, duhet të ‘menaxhoni’ mirë ditën tuaj. Dhe kjo nis nga disa gjëra të vogla që ju çojnë në drejtimin e duhur, si për shembull: Si mund të jetë një ditë ideale në punë? Çfarë do të bëni kur të ktheheni në shtëpi; Do e përgatisni drekën apo do e porosisni?; Çfarë filmi do shihni në mbrëmje? etj. Mos harroni seksionin e ‘vet-kujdesit’! Është më i rëndësishmi për të pasur një ditë ideale.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?