I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, i cili foli për trajtimin e tensionit të lartë dhe pse po konsiderohet sot si vrasës i heshtur.
”Hipertensioni quhet vrasës i heshtur, pasi shenjat e tij janë të neglizhuara dhe nuk shfaqen nga hiçi, por përparojnë ngadalë” e nis kështu intervistën Altini, duke shtuar se hipertensioni nuk duhet trajtuar si një problem tek zemra, nuk është një sëmundje, por një sindromë dhe është inflamacion në trupin tonë, duke ndikuar në strukturën e zemrës.
”Diku tek 19 milion njerëz vdesin në vit nga sëmundjet e zemrës që janë katërfishuar këto dekadat e fundit dhe sot numërohen mbi 700 milion njerëz me sëmundjen e zemrës, por ka dhe shumë njerëz që nuk e dinë që kanë probleme me hipertensionin, gjë që rrit këtë numër” shtoi Altini.
Po përse është bërë një problem hipertensioni tek moshat më të reja? Një në katër persona nga mosha 18 vjeç deri në 35 vjeç, kanë përjetuar nivele të hipertensionit. Në krahasim me disa dekada më parë, kjo është tetëfishuar si normë dhe kjo ka ardhur nga përdorimi i gjerë i pijeve energjike, i kripës dhe sheqerit në dieta, niveli i obezitetit që është shtuar ndjeshëm, rritja e ushqimit të përpunuar, rritja e konsumit të duhanit, pagjumësia, qëndrimi në orë të vona në rrjete sociale që shkakton mbilodhje të sistemit nervor dhe të syrit.
Po kush mund të quhet tension i lartë sipas Altinit?
“Së pari nëse ne bëjmë një matje gjatë një jave disa herë në ditë, ku tensioni na del i lartë, mund të jetë një shenjë treguese, por vendosja e aparatit Holter për 24 orë bën që të kemi një matje të saktë” thekson Joka. Parametrat e tensionit normal sipas tij janë: 11 e gjysmë deri në 11.8 me 7 e gjysmë apo 7.8, ndërsa tensionin 12.8 e quajmë që e ka kaluar pak vlerën normale, por kjo është gjithmonë në varësi të çdo individi si dhe moshës së tij.
A është e vërtetë se ka një lidhje mes personave me hipertension dhe nivelit të lartë të insulinës në trupin e tyre?
“Kjo është e vërtetë, personat që kanë hipertension kanë dy herë më shumë gjasa që të goditen nga diabeti, ndërsa personat që janë dhe me diabet dhe me hipertension kanë katërfish më shumë mundësi për goditje në tru dhe infarkt” tha Altini, duke theksuar se vetë hipertensioni cilësohet si inflamacion vaskular, pra diabeti dhe hipertensioni janë të lidhura. A është genetike hipertensioni sipas Altinit? Sipas tij genetika është shkak dytësor, deri në 25% genetike. Po cilat janë shenjat apo simptomat që shfaq hipertensioni? Kapilarët e çarë tek e bardha e syve, kapilarë të çarë tek fytyra, pjesa e faqeve e skuqur, dhimbje e kokës e shpeshtë nga pas, marrje mendsh, aritmi e shpeshtë, debulesë.
Përdorimi i ilaçeve të tensionit për vite të tëra sjell dhe shumë efekte anësore si tharja e shpeshtë e gojës, humbje shije, dëmtimi i mikrobiomës, mospërthithja e vitaminave, humbja e kaliumit, pagjumësi, depresion, urinim i shpeshtë. Po si mund të kurohet hipertensioni sipas Jokës? Duhet të kujdesemi për florën bakteriale dhe sistemin gastrointestinal, kontrolli mbi nivelin e PH në trupin tonë, duke u kuruar ulet probabiliteti i sëmundjeve kardiovaskulare. Ndryshimi në dietë ka të bëjë shumë. Ushqimet e pasura me B6, B12 bëjnë që të na ulet rreziku. Këto vitamina gjenden tek drithërat, integralet, perimet.
”Shkaku kryesor i sëmundjes është inflamacioni i heshtur në trup, që duhet të lokalizohet” tha nutricionisti, më pas vjen stresi, mbingarkesa e toksinave, alergjitë e ndryshme, apo sheqeri i lartë në gjak, ushqimet e përpunuara, duhani, alkooli, problemet me veshkat, mëlçinë si dhe problemet hormonale si dhe anemia dhe hipertiroizmi.
”Personat me hipertension duhet të mbështeten tek ushqimi bimor, prandaj dhe dieta ‘Dash’ është nga më të mirat” tha Altini, duke shtuar se nuk duhet të mungojë koenzima Q10 që ndodhet tek arroret, kikirikat e soja, ushqimet me magnez, kalium, çaji jeshil, vaji i merlucit, oksidi nitrik i cili gjendet tek rukola dhe derivatet e perimeve jeshile dhe panxharit. Duhen konsumuar arrat, arra braziliane, gjiza e fshatit, tërshëra, thjerrëzat, kërpurdhat, kosi apo kefiri, frutat e thata, vaji i ullirit, ushqimet me fibra, uji i kokosit dhe lëngu i kastravecit janë diuretikë natyrale, konsumimi i hudhrës, trumzës, borzilokut, kardamomit, pa harruar mjaltin dhe specin pikant, avokadot dhe agrumet.
Cilat janë masat e menjëhershme, “minuti i artë” që mund të na shpëtojnë nga tensioni i lartë?
“Në një gotë me ujë të ngrohtë të hedhim pak spec pikant ose piper të zi të bluar pasi nëse pihet, mundet t’a shpëtojë një njeri nga infarkti, gjithashtu duke e fërkuar tek gjoksi me vaj ulliri dhe spec pikant, duke i vendosur disa borsa me ujë të ngrohtë dhe duke e lënë në qetësi. Nëse kemi mundësi që t’i japim një tiknur me murriz dhe me valerian, do të rezultojë shumë efikase për të shpëtuar jetën” tha Altini në fund të bisedës.