Lifestyle

Çfarë e shkakton fryrjen e barkut? Ja disa mënyra si ta shmangni

3 Janar, 18:35| Përditesimi: 3 Janar, 18:47

  • Share

Përvoja e barkut të fryrë mund të jetë e ndryshme tek njerëz të ndryshëm. Mund të keni një ndjenjë ngopjeje pasi keni ngrënë, ose barku juaj mund të jetë i tensionuar. 

Çfarë e shkakton fryrjen?

-Hani shumë shpejt, duke çuar në përtypje të dobët dhe gëlltitje më shumë ajër

-Ngrënia e tepërt. Nëse kalon shumë kohë ndërmjet vakteve, ne priremi të hamë tepër

-Madhësia e vaktit në lidhje me madhësinë e barkut. Nëse keni një bark të vogël, do të vini re se ai zgjerohet më shumë kur hani sasi të mëdha

-Ndryshimet në dietë, të tilla si ngrënia e më shumë ushqimeve të pasura me fibra

-Mosbalancimi në bakteret e zorrëve

-Stresi, i cili mund të ngadalësojë tretjen tuaj

Disa këshilla për të shmangur fryrjen e barkut:

-Hani ngadalë dhe përtypni mirë ushqimin. Sa më mirë ta përtypni ushqimin, aq më me efikasitet do ta tretni atë, duke lënë më pak në stomak për fermentim.

-Shmangni të flisni me gojën plot, pasi do të gëlltisni më shumë ajër.

-Shmangni pijet e gazuara në kohën e vaktit.

-Mundohuni të mos hani kur jeni të stresuar ose me nxitim, pasi mund të ndërhyjë në tretje për shkak të lidhjes tru-zorrë.

-Përtypni xhenxhefil të freskët ose të tharë ose pijeni si çaj, sepse ndihmon në zbrazjen e stomakut.

Përtypni disa fara organike të koprës pas një vakti. Kopër është një trajtim tradicional për fryrjen dhe dispepsi
 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?