Çfarë është Amianti? Lënda e rrezikshme që u tentua të groposej në Shqipëri...por dështoi

20 Shkurt 2020, 22:22| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 22:27

  • Share

1582229953_amianti.jpg

Amianti është një fibër natyrale që përdoret për ndërtime, por mjaft i rrezikshëm për shëndetin, arsye pse është rreptësisht i ndaluar dhe me ligj në Evropë e më gjerë, por edhe në Shqipëri. Amianti, një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kancerogjene, është përdorur për të ndërtuar kryesisht tavane të vjetra, apo iziolime termike apo kundërzjarre, por tashmë është i ndaluar me ligj. Amianti, azbesti, eterniti cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin. Prezenca e amiantit në objekt ose në materiale, kur ai është i izoluar, nuk shkakton rrezik për njeriun. Rreziku rritet kur ai lirohet në ajër, nga dëmtimet e ndryshme të materialeve, e posaçërisht të atyre që janë të thyeshme. Përmes organeve të frymëmarrjes këto fibra futen në mushkëri. Ato qëndrojnë përgjithmonë ne organizëm dhe janë me pasoja fatale për njeriun. Prej kohës kur njeriu i ekspozohet fibrave të asbestit e deri në diagnostifikimin e sëmundjeve, është një kohë relativisht e gjatë. Por kur ato diagnostifikohen, janë me pasoja fatale për njeriun dhe është shumë vonë të ndërmerret diçka për përmirësimin e gjendjes. Praktikisht, personat e ekspozuar ndaj këtyre fibrave, nuk kanë simptoma akute, të cilat do të konfirmonin futjen e fibrave në organizëm, por që nga momenti ku ato absorbohen nga trupi, ato fillojnë punën e tyre shkatërruese. Sëmundjet që shkaktohen nga ekspozimi ndaj fibrave të asbestit, këtij materiali të rrezikshëm, janë: Asbestoza, Kanceri Mesotelioma, Kanceri i vezoreve etj. Amianti në Shqipëri ka pasur një përdorim të gjerë në vitet ’60 dhe një pjesë e mirë e objekteve me këtë element i mbajmë të trashëguara edhe sot. 


Lajmi kryesor:

Zbulohet trafiku i mbetjeve toksike/ Amianti kancerogjen bllokohet në tragetin nga Italia, groposej në Vlorë! SKEMA që zbatonin 6 të arrestuarit


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?