Çfarë është shkelja e rëndë e Kushtetutës nga Presidenti? Ja si e argumenton Gjykata

15 Mars 2022, 17:08| Përditesimi: 15 Mars 2022, 17:09

  • Share

1647353357_Gjykatakushtetuese.jpg

Pasoja dhe efektet reale të një shkelje mund të cilësohet si kriter për të identifikuar një shkelje të rëndë kushtetuese. Sipas Gjykatës shkelja e rëndë nuk mund të konsiderohet një veprim që është jo në përputhje me Kushtetutën por të jetë totalisht haptazi për të.

"Akti është i rëndë edhe në raport me pasojën që ka ardhur ose mund të vijë prej tij, së bashku me rrethanat konkrete të kryerjes, pamundësinë e riparimit të dëmit kushtetues të shkaktuar, në kuptimin që shkarkimi nga detyra mbetet e vetmja mundësi, si dhe me momentin subjektiv që lidhet me qëndrimin që mban Presidenti, në veçanti qëllimin që ai ka ndjekur.

Gjykata thekson, gjithashtu, se në kontekstin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës, aktet e Presidentit duhet të jenë reale, pra të jenë konkrete dhe jo hipotetike, në atë masë që të diktojnë shkarkimin e tij nga detyra, me qëllim rivendosjen e rendit kushtetues dhe rikthimin e besimit publik te Kushtetuta dhe institucioni i Presidentit", thuhet ndër të tjera në vendim.


Lajmi kryesor:

Vendimi i arsyetuar/ 'Kushtetuesja' për mos shkarkimin e Metës: Presidenti jo në lartësinë e duhur, gjuhë agresive dhe jetë aktive politike! Por veprimet nuk sollën pasoja


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?