Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e arsyetuar për mos shkarkimin e Ilir Metës. Gjykata ka argumentuar se Kuvendi nuk ka arritur të provojë se presidenti ka cenuar marrëdhëniet me partnerët dhe për shkelje të rënda të Kushtetutës.
Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar vendimin e 16 shkurtit 2022, ku rrëzoi vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Ilir Metës, i akuzuar për shkeljen e 22 neneve të Kushtetutës, cenim të sigurisë publike, nxitje të trazirave sociale dhe provokim të cenimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anëtarët e Kushtetueses arsyetojnë se sulmet e Ilir Metës ndaj ambasadorëve të SHBA-BE dhe insistimi i tij se SHBA-të mund të kryejnë krime kundër tij, nuk i ka dëmtuar raportet mes partnerët strategjikë. Madje sipas gjykatës “marrëdhëniet kanë njohur zhvillim pozitiv veçanërisht në fushën e mbrojtjes, drejtësisë dhe ekonomisë”. Gjykata thekson se akuza të tilla nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
Sa i takon angazhimit të Metës në fushatën zgjedhore, Kushtetuesja thekson se Presidenti duhet t’i përmbahet parimit të neutralitetit dhe të qëndrojë mbi politikat partiake, por shton se këto qëndrime nuk përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe se Meta nuk ka qenë formalisht anëtar i një partie politike. Sipas gjykatës gjuha e Metës gjatë fushatës ka qenë agresive ndaj kryeministrit dhe shumicës, me epitete fyese e metafora me frymë negative, si dhe fjalor të papërshtatshëm, por kjo sjellje nuk ka prodhuar pasoja.
Duke shqyrtuar përfshirjen e Metës në konfliktin mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së, Gjykata Kushtetuese arsyeton se sjellja e Presidentit është e papërshtatshme për lartësinë e detyrës së tij, por sipas gjykatës kjo sjellje nuk mund të konsiderohet si diskretitim i autoritetit shtetëror si dhe nuk ka sjellë pasoja.
Gjykata ka shqyrtuar edhe thirrje luftarake të Metës, si “ngrehuni dhe bjeruni, vdekje tradhtarëve, t`i mprehin sfurqet”, thirrje të tilla sipas Kuvendit kanë cenuar sigurinë publike. Por gjykata arsyeton se nuk është provuar ndonjë qëllim i Metës për ndërhyrje në sigurinë publike dhe se thirrje të tilla nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. Gjykata ka rrëzuar gjithashtu pretendimet e Kuvendit se Meta ka ushtruar kompetenca të tjera që nuk parashikohen në Kushtetutë.
Gjykata, duke analizuar qëndrimet e Presidentit, vlerëson fillimisht se qasja e tij në ushtrimin e këtij funksioni të lartë nuk ka qenë e përmbajtur, pasi ai ka ushtruar rol aktiv në jetën politike dhe shoqërore të vendit, në veçanti gjatë fushatës zgjedhore. Sipas Gjykatës kjo lidhet edhe me personalitetin dhe të shkuarën politike të tij.
Gjykata rithekson se Presidenti dhe çdo pjesëmarrës në jetën publike duhet të komunikojë me respekt të ndërsjellë, në mënyrë që të dëshmojë tek të gjithë qytetarët se vepron për të promovuar dinjitetin njerëzor, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin, si vlera themelore të shoqërisë.
Gjykata, nisur nga faktet e paraqitura, si dhe raportet e organizatave monitoruese të zgjedhjeve, vëren se në periudhën pararendëse dhe veçanërisht përgjatë fushatës zgjedhore gjuha e deklaratave të Presidentit ndaj Kryeministrit dhe shumicës qeverisëse ka qenë agresive dhe përmbante epitete fyese e metafora me frymë negative, si dhe fjalor të papërshtatshëm. Ajo vëren, gjithashtu, se kjo gjuhë agresive është përdorur gjatë fushatës edhe nga udhëheqës të tjerë partish në deklaratat dhe qëndrimet e tyre, dhe se figura e Presidentit është bërë objekt diskutimi me elektoratin në fushatë nga Kryeministri, njëkohësisht Kryetar i PS-së, duke e krahasuar me kandidatë për deputetë të kësaj partie, si dhe duke përcjellë mesazhe negative nëpërmjet materialeve zgjedhore (tabelave informuese), ku është përdorur edhe imazhi i tij, të vendosura nga subjekti zgjedhor PS në vende publike, në disa qytete.
Ilir Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese ka vendosur disa javë më parë që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës, duke thënë se Presidenti nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij. Kështu vendosën 6 anëtarë të ‘Kushtetueses’ të cilët votuan kundër shkarkimit dhe vetëm një anëtar votoi pro, vetëm Altin Binaj.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Në vendimin për mos shkarkimin e Presidentit Meta, Gjykata Kushtetuese ka prekur edhe ccështjen e lënies së mandateve nga opozita.
"Gjykata vlerëson se dorëzimi në bllok i mandateve parlamentare, në kuadrin e një krize besimi të ndërsjellë midis aktorëve politikë, deformon konceptin e mandatit përfaqësues dhe cenon parimin e përfaqësimit të zgjedhësve në parlament. Në këtë këndvështrim, duhet theksuar se mjedisi thellësisht i polarizuar politik, mungesa e dialogut dhe e dëshirës së aktorëve politikë për të punuar së bashku me të gjitha pjesët e shoqërisë, kthehen në faktorë që prekin cilësinë e veprimtarisë parlamentare, pengojnë realizimin e vlerave kushtetuese dhe thyejnë besimin publik, në dëm të integrimit social dhe zhvillimit kombëtar", thuhet në vendim.
Pasoja dhe efektet reale të një shkelje mund të cilësohet si kriter për të identifikuar një shkelje të rëndë kushtetuese. Sipas Gjykatës shkelja e rëndë nuk mund të konsiderohet një veprim që është jo në përputhje me Kushtetutën por të jetë totalisht haptazi për të.
"Akti është i rëndë edhe në raport me pasojën që ka ardhur ose mund të vijë prej tij, së bashku me rrethanat konkrete të kryerjes, pamundësinë e riparimit të dëmit kushtetues të shkaktuar, në kuptimin që shkarkimi nga detyra mbetet e vetmja mundësi, si dhe me momentin subjektiv që lidhet me qëndrimin që mban Presidenti, në veçanti qëllimin që ai ka ndjekur.
Gjykata thekson, gjithashtu, se në kontekstin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës, aktet e Presidentit duhet të jenë reale, pra të jenë konkrete dhe jo hipotetike, në atë masë që të diktojnë shkarkimin e tij nga detyra, me qëllim rivendosjen e rendit kushtetues dhe rikthimin e besimit publik te Kushtetuta dhe institucioni i Presidentit", thuhet ndër të tjera në vendim.
Sjellja e Ilir Metës te konflikti në selinë e FRD nuk ishin në lartësinë e duhur të kryetarit të shtetit. Ky është argumentimi i Gjykatës Kushtetuese.
"Gjykata vëren fillimisht se format e ndërhyrjes së Presidentit në konfliktin e lindur mes FRD-së dhe bashkisë së Tiranës, të shprehura me veprime konkrete (ndërhyrja drejtpërdrejt në selinë e saj dhe shkresat drejtuar disa institucioneve), si dhe nëpërmjet deklaratave publike, janë shoqëruar nga sjellje dhe gjuhë e papërshtatshme për lartësinë e detyrës si Kryetar i Shtetit. Ndonëse Gjykata nuk pajtohet me formulimin e akuzave dhe etiketimeve fyese ndaj përfaqësuesve të autoriteteve publike në lidhje me veprimtarinë e kryer prej tyre, ajo thekson se kritikat e shprehura publikisht ose vlerësimet negative ndaj veprimtarisë së institucioneve shtetërore nuk mund të konsiderohen, në vetvete, si diskreditim i autoritetit shtetëror. Në këto lloj situatash është e nevojshme të vlerësohen bashkarisht përmbajtja e kritikave, rrethanat në të cilat ato janë bërë publike dhe synimi që është kërkuar të arrihet përmes tyre", thuhet në vendim.
Ja pra,niveli i reformes ne drejtesi pasqyrohet ne vendim e gjukates kushtetuese:-shkelja e kushtetuese eshte e rende,por pa pasojat.Thirrje gjithe gjyqtareve:-Luroni te denuarit qe Kane shkelur ligjin ,por pa pasojat.Te korruptuar Kane mbushur xhepat,por pa pasoja,ndaj lirojini.Vrasesit professioniste qe nuk Kane sjelle pasoja te lirohen.Saimir Tahirin duhet ta lironi menjehere,sepse eshte denuar pa asnje fakt.Perdori makinen?cfare pasoje Solli per shtetit?Asnje ,vec shkaterrimi te selise kryesore te droges te PD ne lazarat.
PërgjigjuGjykata Kushtetuese është treguar nën nivelin e qytetarëve që kanë biseduar kafeneve për sjelljet e presidentit. Ku thuhet në kushtetutë që presidenti mund të jetë i anshëm nëse nuk siell pasoja, ku thuhet që shkelja e parimit të paanësisë lidhet me pasojat? Kështu edhe për të tjerat. Kjo ë logjikë diletantësh. Ku flitet në nenet përkatëse për pasojat e sjelljes së presidentit?
PërgjigjuNuk ka demtuar marredheniet? O gjykates ju te verber jeni? Cili eshte takimi i fundit i presidentit Meta me nje homolog te tij brenda apo jashte Shqiperise? Cfare donit ju te na shpallnin lufte Evropa dhe Amerika per kokmadhin qe e ka lene mendja?
PërgjigjuAgushi I çepanit do shkarkohej; ne se do te merrte dhe te mbante ne dore nje cfurk te thyer, nje sopate, ose nje leve si ajo e arkimedit per te shkateruar gllobin
PërgjigjuJu te kushtetueses kete sqarim per kete mega-hajdut e shume gjera te tjera te poshtra qe ka mbi vete,eshte mire t'ja dergoni te dashureve te agushit putinit,gruevsit refugjat, janulles se asfalise greke e gjithe llumit qe ai punon nen rrogoz kunder Shqiperise e shqiptareve, per te mbetur faktor politik ne Shqiperi dhe me kryesorja te vjedhe me shume se c'ka vjedhur. Ai ju si kushtetuese u shet e blen 100 here ne dite. Ai donte xhaxhin qe ta varte per topesh me kokposhte ne cepan,se ta varte neTirane do mburreshin fshataret brekdhjere te cepanit,gojleshet,qe s'dine te lidhin dy llafe.
Përgjigju