Sjellja e Ilir Metës te konflikti në selinë e FRD nuk ishin në lartësinë e duhur të kryetarit të shtetit. Ky është argumentimi i Gjykatës Kushtetuese.
"Gjykata vëren fillimisht se format e ndërhyrjes së Presidentit në konfliktin e lindur mes FRD-së dhe bashkisë së Tiranës, të shprehura me veprime konkrete (ndërhyrja drejtpërdrejt në selinë e saj dhe shkresat drejtuar disa institucioneve), si dhe nëpërmjet deklaratave publike, janë shoqëruar nga sjellje dhe gjuhë e papërshtatshme për lartësinë e detyrës si Kryetar i Shtetit. Ndonëse Gjykata nuk pajtohet me formulimin e akuzave dhe etiketimeve fyese ndaj përfaqësuesve të autoriteteve publike në lidhje me veprimtarinë e kryer prej tyre, ajo thekson se kritikat e shprehura publikisht ose vlerësimet negative ndaj veprimtarisë së institucioneve shtetërore nuk mund të konsiderohen, në vetvete, si diskreditim i autoritetit shtetëror. Në këto lloj situatash është e nevojshme të vlerësohen bashkarisht përmbajtja e kritikave, rrethanat në të cilat ato janë bërë publike dhe synimi që është kërkuar të arrihet përmes tyre", thuhet në vendim.
Lajmi kryesor:
Vendimi i arsyetuar/ 'Kushtetuesja' për mos shkarkimin e Metës: Presidenti jo në lartësinë e duhur, gjuhë agresive dhe jetë aktive politike! Por veprimet nuk sollën pasoja
K.T.//ReportTv.al