Një nga protestat në Serbi, kundër minierës së litiumit në Jadar

Çfarë fshihet pas protestave për litiumin në Serbi: Të nxitura nga mjedisi apo të motivuara politikisht? Serbia sheh dorën e Perëndimit

20 Gusht, 16:31| Përditesimi: 20 Gusht, 17:14

  • Share

Beograd- Prej më shumë se një jave (11 Gusht), në Beograd të Serbisë po zhvillohen protesta deri edhe të dhunshme, kundër hapjes së një minierë litiumi në luginën e Jadar-it.

Demonstruesit mbushën rrugët e kryeqytetit Beograd, duke kërkuar fuqishëm anulimin e projektit, teksa pati edhe arrestime të aktivistëve nga autoritetet, të cilët u liruan më pas. U bllokuan rrugët kryesore dhe deri hekurudhat, teksa nuk munguan konfrontimet fizike dhe kaosi.

“Ndërsa qeveria serbe beson se miniera është një mundësi për zhvillim ekonomik, protestuesit thonë se kjo do të shkaktonte ndotje në luginën e Jadarit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u tha gazetarëve se megjithëse protesta kryesore u bë në mënyrë demokratike, bllokimi i trafikut në autostradë përbënte "terror të pakicës ndaj shumicës", raporton media ndërkombëtare.

"Është pjesë e qasjes hibride" të krijuar për të rrëzuar qeverinë, tha Vuçiç, duke shtuar se ai ishte informuar nga shërbimet e inteligjencës ruse se një "trazirë masive dhe një grusht shteti" po përgatiteshin në Serbi, nga fuqi të paspecifikuara perëndimore që dëshirojnë të ta largojë nga pushteti.

Një nga protestat në Beograd

Analistët thanë se nën sloganet e mbrojtjes së mjedisit janë ndoshta aktivitete subversive nga Perëndimi, në një përpjekje për të organizuar një grusht shteti në Serbi dhe për të instaluar forcat opozitare pro-amerikane në pushtet, raportoi tabloidi kinez “Global Times”.

Teksa duket se shteti aziatik sheh dorën e Amerikës pas tyre.

“Dhe kjo protestë, e ngjashme me ato të mëparshmet, ishte gjoja spontane, e organizuar nga qytetarët serbë dhe OJQM (organizata joqeveritare mjedisore), por në realitet ndikimi i disa vendeve perëndimore, përfshirë SHBA-në, fshihej prapa skenave, vunë në dukje analistët”, vijon tabloidi.

Beogradi zyrtar pretendon “dorën perëndimore” në protesta

Më parë këtë muaj, dhjetëra mijëra dolën në rrugë në Beograd kundër një projekti të minierave të litiumit të miratuar nga qeveria në Luginën e Jadarit, Serbia Perëndimore. Është një projekt bashkëpunues midis qeverisë serbe dhe “Rio Tinto”, një korporatë shumëkombëshe britaniko-australiane, për metale dhe miniera.

Protesta, të cilën mediat perëndimore e përshkruan si "një nga më të mëdhatë në vitet e fundit" në vend, dyshohet se u organizua nga OJQM-të e vendit dhe ambientalistët të shqetësuar për ndikimin e mundshëm të projektit në mjedis.

Sipas mediave perëndimore, protesta dukej e arsyeshme dhe reflektonte ndjenjën e publikut, pasi shumë media kryesore perëndimore hodhën në qendër të vëmendjes një protestues të quajtur Zlatko Kokanovic në rrëfimet e tyre, duke e prezantuar atë si një individ që e do mbrojtjen e mjedisit.

Në një artikull të “Reuters”, më 9 gusht, për shembull, Kokanovic u përshkrua si "një fermer 48-vjeçar serb" dhe "babai i pesë fëmijëve". Një histori e Associated Press (AP) në të njëjtën ditë përdori një përshkrim të ngjashëm, duke e quajtur Kokanovic një fermer 48-vjeçar, që ka pesë fëmijë, në luginën e Jadarit. Por tabloidi kinez shkruan se si “fermeri” Kakanovic ashtu edhe një tjetër grua që u deklarua si banore, janë respektivisht president dhe anëtar kyç i OJQM "Ne damo Jadar".

Në një artikull të botuar nga gazeta me bazë në Beograd, “Danas”, Kokanovic "u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që të vijnë në protestën në Beograd".

“Por shenja të ndryshme kanë treguar se, siç tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç më 11 gusht, kjo nuk ishte protestë e zakonshme, por "pjesë e luftës "hibride" të mbështetur nga Perëndimi" kundër qeverisë së tij. "Ne dinim gjithçka në detaje," citoi AP të ketë thënë Vuçiç. “Mendoni se keni surprizuar dikë... ne kemi qenë gjithmonë të përmbajtur, pa dhunë kemi siguruar rendin në vend, pa problem”, vijon raportimin “Global Times”.

Sipas një artikulli të TASS të botuar më 10 gusht, Vuçiç u tha mediave se Moska e kishte paralajmëruar Beogradin për përgatitjet për trazirat masive të iniciuara nga përfaqësuesit e vendeve perëndimore. “Sot morëm informacion zyrtar nga Federata Ruse”, tha Vuçiq. Ai shtoi se informacioni është siguruar përmes kanaleve formale, dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit - organi i inteligjencës së Serbisë - ishte përgjegjës për këtë.

Artikulli TASS gjithashtu theksoi se gazeta serbe “Vecernje Novosti” raportoi më herët se anëtarët e opozitës serbe ishin të gatshëm të përfitonin nga protestat properëndimore në Beograd të planifikuara për 10 gusht, "për të pushtuar pallatin presidencial, për të eliminuar kreun e shtetit dhe nisi një skenar të ngjashëm si në Ukrainë".

Pamje nga lugina e Jadarit, ku do ngrihet miniera

Është e qartë se ajo ka shkuar përtej një proteste të thjeshtë mjedisore. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve RIA Novosti, zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin la të kuptohej se “natyra e protestës ishte një revolucion me ngjyra dhe ndërhyrje e huaj”.

Dhe më tej ai shtoi dozën e deklaratëve akuzuese:

"Protestat e litiumit nuk kanë të bëjnë aq shumë me mjedisin. Qëllimi i tyre është të përmbysin qeverinë". Këto deklaratat të Vulin u publikuan edhe në një artikulli të “Sputnik” më 12 gusht.

Lidhjet me SHBA

“Disa nga OJQM-të e përfshira në protestat kundër projektit të minierave të litiumit në fakt kanë lidhje me SHBA-në, megjithëse lidhje të tilla nuk janë të njohura për publikun”, shkruan “Global Times”, por pa dhënë prova të qarta.

Tabloidi, që është afër Partisë Komuniste drejtuese në Kinë, thotë se “Ekoloski Ustanak”, ose "Kryengritja Ekologjike", për shembull, është një nga organizatat më aktive të angazhuara në protestat kundër projektit të minierave të litiumit. Sipas saj, në fillim të qershorit, Kryengritja Ekologjike thuhet se "bëri thirrje për mobilizim" të partive opozitare të Serbisë, organizatave qytetare mjedisore dhe aktivistëve "për një front të përbashkët" kundër projektit, duke iu referuar edhe raporteve të mediave lokale.

“Financuesit më të mëdhenj të grupeve ambientaliste janë "sigurisht, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha dikur presidentja serbe e Asamblesë Kombëtare Ana Brnabiç në janar 2022, sipas faqes së internetit “Balkan Green Energy News”.

Protesta kundër litiumit në Serbi

Protestat masive u organizuan nga Kryengritja Ekologjike dhe grupe të tjera për të demonstruar kundër të njëjtës minierë të litiumit në dhjetor 2021, raportoi kjo agjenci.

"Më mungojnë fjalët për të përshkruar hipokrizinë e të huajve që financojnë këto organizata dhe këta të huaj", kritikoi Brnabiq.

Ajo renditi disa nga financuesit më të mëdhenj të SHBA - Fondacioni Rockefeller, USAID, Open Society Foundations, NED dhe Edge Funders Alliance.

Sulmimi i pretenduar ndaj projekteve kineze

Për OJQM-të në Serbi, vëzhguesit kinezë mund të jenë më të njohur me “Tvrdjava” ("Fortesa"), një OJQ shëndetësore dhe mjedisore që hodhi poshtë thashethemet "kompani kancerogjene të çelikut në pronësi kineze", në fund të vitit 2021.

Një raport i “Reuters” në nëntor 2021, citoi të dhënat e marra nga “Tvrdjava”, duke pretenduar se Smederevo Steelëorks në Serbinë qendrore shkaktoi më shumë ndotje, pasi u ble nga HeSteel Group i Kinës (HBIS) në 2016. “Tvrdjava” tha se "komuna (Smederevo) raportoi rreth 100,000 banorë 6,866 raste me kancer në 2019, nga 1,738 në 2011".

Mediat kineze më vonë hodhën poshtë akuzat dhe pretenduan se siguruan të dhëna të forta që vërtetonin të kundërtën. Dhe Kina pretendon se “Tvrdjava” ka një lidhje me USAID-in. E vendosur me bazë në Uashington, “Xinhua” specifikon se “agjencia ka një reputacion të keq për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera nën udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë”.

"Dorezat e bardha" të SHBA-së kanë kohë që bashkëpunojnë me disa OJQ serbe, për të shpifur Kinën dhe projektet e investuara nga Kina. OJQ-të serbe të mbështetura nga NED u koordinuan me degën e CNN-it në Serbi për të fabrikuar lajme të rreme të lidhura me Kinën, duke shpifur projekte të ndërmarra nga pala kineze dhe duke hedhur poshtë të ashtuquajturat çështje të mbrojtjes së mjedisit, punës dhe korrupsionit," vuri në dukje një raport i lëshuar nga autoritetet e Kinës më 9 gusht, raporton “Global Times”.

Kina pretendon se edhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ishte një nga marrësit në listën e NED, duke marrë 59,000 dollarë në vitin 2021. Pra Pekini e sheh si ndërhyrje Perëndimore dhe veçanërisht të SHBA-ve atë që po ndodh në Serbi, duke përdorur pikërisht OJQ-të dhe mediat.

“Të gjitha këto marifete thjesht ekspozojnë se SHBA-ja është e pakënaqur me investimin dhe bashkëpunimin e konsiderueshëm praktik ndërmjet Kinës dhe Serbisë. Si rezultat, ata dyshohet se kanë ndikuar në disa forca lokale të opozitës që të kundërshtojnë investimet kineze në Serbi dhe të minojnë projektet që përfshijnë Kinën”, ishte reagimi kinez për rastin.

Ora 17:09
Çfarë është litiumi, lufta në botën e biznesit dhe kryesisht bateritë. Përfitimet dhe rreziqet

Litiumi, një nga mineralet më të kërkuara aktualisht nga bota e teknologjisë dhe industrisë

Litiumi (nga greqishtja e lashtë (líthos) 'gur', simboli “Li” dhe numri atomik “3”, është një metal alkalit i butë, i bardhë argjendi. Në kushte standarde, është metali më pak i dendur dhe elementi i ngurtë më pak i dendur. Aktualisht është minerali-element më i kërkuar në botë: sepse nevoja për bateri litiumi është rritur tmerrësisht, sidomos në botën e celularëve dhe makinave, në rritje të frikshme nga viti në vit.

Ashtu si të gjithë metalet alkalite, litiumi është shumë reaktiv dhe i ndezshëm dhe duhet të ruhet në vakum, atmosferë inerte ose lëng inert, si vajguri i pastruar, ose vaj mineral. Shfaq një shkëlqim metalik. Ajo gërryhet shpejt në ajër në një gri të argjendtë dhe më pas njollosje të zezë. Nuk gjendet lirshëm në natyrë, por shfaqet kryesisht si minerale pegmatike, të cilat dikur ishin burimi kryesor i litiumit. Për shkak të tretshmërisë së tij si jon, ai është i pranishëm në ujin e oqeanit. Metali litium izolohet elektrolitikisht nga një përzierje e klorurit të litiumit dhe klorurit të kaliumit.

Bërthama e atomit të litiumit është në kufijtë e paqëndrueshmërisë, pasi dy izotopet e qëndrueshme të litiumit që gjenden në natyrë kanë ndër energjitë më të ulëta të lidhjes për nukleon nga të gjitha nukleidet e qëndrueshme. Për shkak të paqëndrueshmërisë së tij relative bërthamore, litiumi është më pak i zakonshëm në sistemin diellor se 25 nga 32 elementët e parë kimikë edhe pse bërthamat e tij janë shumë të lehta.

Për arsye të ngjashme, litiumi ka përdorime të rëndësishme në fizikën bërthamore. Transmutacioni (ndryshimi) i atomeve të litiumit në helium në vitin 1932 ishte reaksioni i parë bërthamor plotësisht i krijuar nga njeriu, dhe deuteridi i litiumit shërben si lëndë djegëse shkrirjeje në armët termonukleare.

Litiumi dhe komponimet e tij kanë disa aplikime industriale, duke përfshirë qelqin dhe qeramikën rezistente ndaj nxehtësisë, lubrifikantët e yndyrës së litiumit, prodhimin e hekurit, çelikut dhe aluminit, por në veçanti së fundmi me zhvillimin e teknologjisë, bateritë metalike të litiumit dhe bateritë litium-jon. Këto përdorime konsumojnë më shumë se tre të katërtat e prodhimit të litiumit.

Litiumi është i pranishëm në sistemet biologjike (njerëz apo gjallesa të tjera, flora apo fauna) në sasi të vogla. Nuk ka asnjë funksion metabolik të përcaktuar tek njerëzit. Ilaçet me bazë litiumi janë të dobishme si stabilizues i humorit dhe antidepresant në trajtimin e sëmundjeve mendore, si çrregullimi bipolar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Baba: 20/08/2024 20:14

    E more per kompliment si si kurir po kurir eshte media serbe pro qeverise o haj....

    Përgjigju
  • Une: 20/08/2024 18:02

    Ca shkerimi si kurir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?