Foto ilustruese

Lifestyle

Çfarë i ndodh organizmit tuaj kur anashkaloni drekën?

10 Qershor 2024, 15:07| Përditesimi: 10 Qershor 2024, 15:09

  • Share

Shpesh mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, por sipas nutricionistes Jen Bruning, edhe dreka është po aq e rëndësishme.

Pavarësisht sa të ngarkuar jeni gjatë ditës, ngrënia e rregullt e drekës ju mban të ushqyer gjatë ditës

 Por si ndikon në trupin tuaj anashkalimi i drekës?

Të anashkalosh drekën ndonjëherë nuk është një problem i madh, Por nëse bëhet zakonisht, trupi juaj përshtatet me një marrje më të ulët të kalorive dhe kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.

Shmangia e drekës mund t'ju bëjë gjithashtu më të prirur të konsumoni më shumë ushqim gjatë darkës dhe të merrni më shumë kalori.

“Me rritjen e kalorive, ngrënia e tepërt mund të shkaktojë gjithashtu rritje të sheqerit në gjak dhe insulinës”, tha Bruning.

Me kalimin e kohës, rritja e nivelit të sheqerit në gjak, mund të shkaktojë edhe diabet.

Sipas disa hulumtimeve kufizimi i të ngrënit mund të rrisë nervozizmin, luhatjet e humorit, ulë motivimin dhe potencialisht të çojë në ankth dhe depresion.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?