Politikë
Top 24

'Çfarë ke nevojë?' Ademi zbulon kërkesën që i bëri ish-ministrit Xhafaj

2 Prill 2019, 19:31| Përditesimi: 2 Prill 2019, 20:00

  • Share

Për të luftuar krimin që ende vepron në Shkodër, me një numër të lartë vrasjesh kriminale vetëm muajt e fundit, kryebashkiakja e Shkodrës thotë se duhet një bashkëpunim mes të gjithë pushteteve. Nga studio e Report Tv, Voltana Ademi tha se në kohën kur Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i Brendshëm, i ka kërkuar atij që të ndërtojë drejtorinë Rajonale të Policisë, një proces që sipas saj ka nisur.

Edhe pse është kryetare e zgjedhur nga PD-ja në Bashkinë e Shkodrës, një bastion i së djathtës, Voltana tha se për sigurinë e qytetit asnjëherë nuk ka menduar politikisht.

Ju i keni dhënë informacione policisë për personat me rekorde kriminale?

"Ne kemi ofruar bashkëpunimin në luftën kundër kanabisit dhe trafikut të drogës, është detyrim ligjor. Por asnjë pushtet lokal nuk mund të marrë role të tjera që nuk i takojnë, nuk e ka tagrin. Nuk mund të merret bashkia me zbulimin. Unë i përkas PD-së jam atje një figurë politike, por politika nuk më ka ndarë për të mbështetur policinë. Nuk bëhet fjalë për informacione për të zbuluar. Në emër të qytetarëve ka të drejtën dhe detyrim që të kërkojë policisë që të zbatojë ligjin. Lleshaj kur ishte në Shkodër më tha çfarë keni nevojë? I thashë të ndërtonte drejtorinë rajonale dhe ky proces ka nisur.

Për çështje që ka pasur bashkia, ne kemi pasur bashkëpunim me policinë, si sezoni, apo lufta kundër kanabisit, apo çështje që lidhen me policinë kufitare, kemi pasur koordinim. Viti i kaluar ka qenë pozitiv, nuk bëhet fjalë kur flitet për krimin"


Lajmi kryesor:

Voltana Ademi pranon rikandidimin: Me Bashën kam nisur një projekt jo 4-vjeçar, unë do të jem aty


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?