Janë publikuar pamjet që tregojnë një ndërtesë pjesërisht të shkatërruar pasi një zyrtar i lartë i Hamasit u vra gjatë një sulmi me dron në Bejrut. Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se sulmi u krye nga Izraeli. Pamjet tregojnë se ndërtesa që u vu në shënjestër ishte afër një farmacie dhe dyqanesh të tjera në kryeqytetin libanez.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Numri 2 i Hamasit vritet në një sulm me dron në Bejrut! Ushtria izraelite në gatishmëri! Hezbollah: Vrasja nuk do të mbetet pa u ndëshkuar
B.K/ReportTv.al