Numri dy i Hamasit, Saleh Arouri dhe tre persona të tjerë, mbetën të vrarë në një shpërthim të ndodhur në Bejrut pasditen e sotme, (2 janar 2024) thanë zyrtarë të Hamasit dhe ata të grupit libanez të Hezbollahut.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se shpërthimi, në të cilin u vranë katër persona, u shkaktua nga një dron izraelit por zyrtarët izraelitë nuk kanë pranuan të komentojnë për incidentin.
Kryeministr i Libanit, e quajti “një tjetër krim izraelit”
Nga ana tjetër Ushtria izraelite deklaroi se ishte në gjëndje të lartë gatishmërie përballë çdo lloj zhvillimi.
“Ne jemi në gatishmëri të lartë përballë çdo zhvillimi” – tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite (IDF) Daniel Hagari. Për momentin, shtoi Hagari, "ne jemi të fokusuar në luftën në Gaza" duke këshilluar popullatën të ndjekë me kujdes udhëzimet.
Saleh Arouri ishte një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit, që ka udhëhequr operacionet. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte kërcënuar se do ta vriste edhe para fillimit të luftës Hamas-Izrael më 7 tetor 2023.
Shpërthimi tronditi lagjen Musharafieh në pjesën jugore të kryeqytetit libanez, një bastion i grupit militant Hezbollah, i cili është një aleat i Hamasit. Shpërthimi shkaktoi zjarr të madh në rrugën Hadi Nasrallah në jug të Bejrutit dhe mes viktimave janë dhe dy liderë të brigadës Al Qassam, krahu i armatosur i Hamasit.
Grupi libanez Hezbollah deklaroi se vrasja e Arouri nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Ndërkaq sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, 15 civilë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit që goditi një shtëpi në Deir el-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Gjithashtu sipas Wafa, viktima të tjera u regjistruan në kampin e refugjatëve Nuseirat dhe në qendër të qytetit Khan Yunis. Sipas ministrisë së Shëndetësisë lufta ka shkaktuar deri tani mbi 22 mijë palestinezë të vrarë.
Ndërkohë mediat izraelite shkruajnë se qeveria e Netanyahu është gati të paraqitet para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për tu mbrojtur për akuzën e genocidit. Ndërkohë, Irani ka dërguar një destrojer të armatosur me raketa në Detin e Kuq, në mesin e frikës për një konflikt që do të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme.
Që nga fillimi i konfliktit më 8 tetor 2023, luftimet janë përqendruar disa kilometra nga kufiri, por në disa raste forcat ajrore të Izraelit goditën objektivat e Hezbollahut më thellë në Liban.
Lëvizja lebaneze Hezbollah ka deklaruar se vrasja e liderit të Hamasit, Saleh Arouri, i vrarë në Bejrut nga një sulm me dron që dyshohet se të jetë bërë Izraeli, "nuk do të mbetet pa përgjigje dhe pa u ndëshkuar".
Janë publikuar pamjet që tregojnë një ndërtesë pjesërisht të shkatërruar pasi një zyrtar i lartë i Hamasit u vra gjatë një sulmi me dron në Bejrut. Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se sulmi u krye nga Izraeli. Pamjet tregojnë se ndërtesa që u vu në shënjestër ishte afër një farmacie dhe dyqanesh të tjera në kryeqytetin libanez.
Vrasja e zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh Arouri ka shkaktuar ndërprejen e negociatave mes Izraelit e Hamasit kanë bërë të ditur burime diplomatike arabe për të përditshmen izraelite Haaretz.
Ndërkohë Hamas ka thënë se janë vrarë dhe dy liderë të brigadës Al Qassam (krahu ushtarak i Hamasit) Samir Findi Abu Amer e Azzam al-Aqraa Abu Ammar. Dy liderët kanë mbetur të vrarë në të njëjtin atentat me shpërthim ku mbeti i vrarë Saleh Arouri, bën të ditur Hamas.
Hamasi fajëson Izraelin për vrasjen e një prej zyrtarëve të saj të lartë Saleh al Arouri, në një sulm me dron në Bejrut. Izraeli nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë por e quan atë një "sulm kirurgjik" kundër Hamasit.
Nënkryetari i Hamasit, Saleh al-Arouri, është vrarë gjatë një sulmi izraelit me dron në Bejrut. Sipas televizionit shtetëror libanez, një raketë drone izraelite shënjestroi një zyrë rajonale të Hamasit në periferinë jugore të Bejrutit, ku Arouri besohej të ishte i pranishëm.Të paktën katër persona u vranë në shpërthim, sipas agjencisë së lajmeve Rojters, duke konfirmuar vrasjen e liderit palestinez. Arouri ishte një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit dhe udhëhoqi praninë e grupit në Bregun Perëndimor.
Ismail Haniyeh
Kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka thënë se është i hapur për ngritjen e një administrate të vetme palestineze për të qeverisur Gazën dhe Bregun Perëndimor së bashku.
“Ne kemi marrë propozime të shumta në lidhje me situatën e brendshme dhe jemi të hapur ndaj idesë së një qeverie kombëtare për Bregun Perëndimor dhe Gazën:,- tha Haniyeh në një fjalim televiziv.
Gaza
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës, më 7 tetor, ka arritur në 22,185.
Institucioni palestinez shton se vetëm në 24 orët e fundit, forcat izraelite "kanë kryer pesëmbëdhjetë masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës", duke vrarë 207 persona dhe plagosur 338 të tjerë.
Autoritetet turke kanë ndaluar 33 persona që dyshohet se po spiunonin në emër të Izraelit, raportoi më 2 janar agjencia shtetërore e lajmeve turke.
Autoritetet ende po kërkojnë edhe 13 persona të tjerë që besohet se kanë lidhje me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, raportoi agjencia Anadolu.
Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në Stamboll dhe në shtatë provinca të tjera. Ata dyshohet se po planifikonin të kryenin aktivitete, përfshirë edhe “vëzhgim” dhe “ndjekje, sulm dhe rrëmbim” të shtetasve të huaj që jetojnë në Turqi, raportoi agjencia turke.
Anadolu nuk dha informacione për të dyshuarit apo për shtetasit e huaj, që supozohet se ishin shënjestruar. Ky njoftim vjen disa javë pasi kreu i agjencisë së sigurisë në Izrael, Shin Bet, tha përmes një audio-incizimi, se organizata e tij është e përgatitur që ta shkatërrojë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - “në çdo vend”, përfshirë në Liban, Turqi dhe Katar.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar Izraelin për “pasoja serioze” nëse vazhdon me kërcënime që të sulmojë zyrtarët e Hamasit që gjenden në tokën turke.
Turqia dhe Izraeli kanë normalizuar raportet më 2022, duke riemëruar ambasadorë në shtetet përkatëse pas vitesh raporte të tensionuara. Por, këto raporte shpejt u përkeqësuan pas luftës Izrael-Hamas dhe Ankaraja është një prej kritikeve më të zëshme të veprimeve të ushtrisë së Izraelit në Rripin e Gazës.
Fillimisht, Izraeli tërhoqi diplomatët e tij nga Turqia për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe më pas njoftoi se po tërhiqte diplomatët për arsye politike, duke përmendur “rritjen e deklaratave të ashpra” nga zyrtarët në Turqi. Turqia po ashtu ka tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli.
Erdogan ka shprehur një sërë kritikash ndaj Izraelit, duke i përshkruar veprimet e këtij shteti në Gazë si “gjenocid”. Ai ka bërë thirrje që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të ndiqet penalisht për “krime lufte” dhe e ka krahasuar atë me liderin nazist, Adolf Hitler.
Erdogan, qeveria e të cilit në të kaluarën ka qenë nikoqire e disa zyrtarëve të Hamasit, po ashtu ka thënë se grupi radikal palestinez po lufton për çlirimin e tokave të tij dhe popullit të tij./ REL
A nuk e kuptoni akoma se cili eshte qellimi i Izraelit dhe perendimit ,qellimi eshte si ta fusin Iranin ne lufte qe mos te kete mundesine e prodhimit te armes berthamore dhe Izraeli te mbetet fuqia ma e forte ne mesdhe ,dhe kuptoni se lufta sa ka filluar Gaza dote boshadiset nga Palestinezet per tu ndertuar nji baze e marines Amerikane qe dota mbrone Izraelin ne nji lufte me shtetet tjera ne rajon deri edhe me Turqine pra behni gati per nji lufte te gjere ne mesdhe ,shtetet arabe dote kapitullojne edhe pa lufte pse keta i ka blejte Amerika dhe cmimi eshte zhdukja e ketyre.
PërgjigjuMos se kujtova se u vra salehu I hamasit shqiptar
Përgjigju