TIRANE-Shumica e qytetarëve shqiptarë mbështesin masat e marra nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa janë skeptikë mbi mbështetjen ekonomike. Report Tv publikoi mbrëmjen e së martës sondazhin e zhvilluar në Itali dhe në Shqipëri nën kujdesin e Roberto Baldassarit, autor sondazhesh për mediat më të rëndësishme që në vendin tonë paralajmëroi me parashikimet e tij rezultatet e zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017. Në sondazhin e zhvilluar në Shqipëri, 86% e qytetarëve janë shprehur se situata nga koronavirusi është alarmuese. Por 78% e personave që janë anketuar kanë vlerësuar reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama dhe masave të forta që mori. 75% e tyre u shprehën se masat e qeverisë kundër koronavirusit ishin të drejta dhe domosdoshme.
Koronavirusi nuk arriti që të bashkonte politikën shqiptare. Por cfarë mendojnë qytetarët? 63% e të anketuarve janë shprehur se opozita nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme. Por në krahasim me sjelljen e opozitës, që vlerësohet vetëm 37% e përgjegjshme, Presidenti vlerësohet 48% se po sillet në mënyrë të përgjegjshme. Koronavirusi ka ndryshuar edhe gjykimin e shqiptarëve për politikanët nisur nga sjellja e tyre në këtë situatë emergjence. 51% e qytetarëve janë shprehur se duke parë sjelljen mbi koronavirusin, gjykimi i tyre mbi kryeministrin Edi Rama është përmirësuar, për Lulzim Bashën 51% nuk e kanë ndryshuar mendimin pas virusit, ndërsa 36% janë shprehur se mendimi i tyre për liderin demokrat është përkeqësuar. Vetëm te 3% e qytetarëve u përmirësua gjykimi për Kryemadhin.
E ndërsa nuk ka dyshime lidhur me lajmin e mirë mbi vendimin për hapjen e negociatave, nëse do të bëheshin nesër zgjedhjet e reja parlamentare, PS-ja do të merrte e vetme 51-55% të votave duke u rritur ndjeshëm nga 2017 kur mori 48.3%. Rritje ka edhe PD-ja, nga 28.9% që mori në 2017, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrte 32-36%. LSI-ja, aleatja kryesore e PD-së shkon pikiatë, pasi nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017, aktualisht gëzon vetëm 2-4% të elektoratit.
Por sondazhi i Roberto Baldassarit për Report Tv nuk është zhvilluar vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Qytetarët e vendit fqinj janë pyetur lidhur me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve të qeverisë shqiptare në Itali në luftën kundër koronavirusit. Rezultatet e sondazhit përkthehen në një ndryshim imazhi për Shqipërinë pas gjestit të kryeministrit Edi Rama. 95.6% e qytetarëve italianë janë shprehur se mendimi për shqiptarët pas këtij gjesti është përmirësuar, ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësohet nga populli italian në vendin e parë nga liderët botërorë të preferuar pas ndihmës që i dha vendit fqinj përmes dërgimit të mjekëve dhe infermierëve për të luftuar koronavirusin.
Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partia Socialiste e vetme do të merrte 51-55% të votave, PD-ja 32-36%, LSI 2-4% dhe partitë e tjera 9-11%. Krahasuar me zgjedhjet e 2017 ku mori 48.3%, PS-ja ka një rritje të konsiderueshme duke kapërcyer në 51-55%. Rritje ka edhe PD-ja, e cila nga 28.9% që mori në 2017, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrte 32-36%. LSI-ja, aleatja kryesore e PD-së shkon pikiatë, pasi nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017, aktualisht gëzon vetëm 2-4% të elektoratit. Përsa i përket partive të tjera, që në 2017 kishin mbështetjen e 8.8% të popullit, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrin 9-11%. Kujtojmë që Roberto Baldassari paralajmëroi me parashikimet e tij rezultatet e zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017.
Por kujt ja atribuojnë shqiptarët meritën për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian? Në sondazhin e zhvilluar nga Roberto Baldassari për Report Tv, 49% ja atribuojnë punës së qeverisë, 26% punës së të gjithëve përfshirë edhe Presidentin Meta, 17% punës së të dyve shumicë-opozitë, ndërsa vetëm 8% punës së opozitës.
Pak javë më parë Shqipërisë iu hapën negociatat me BE-në. Por si e gjykojnë shqiptarët vendimin për hapjen e negociatave? 88% janë pro duke e cilësuar si vendim mjaft të mirë, 12% janë indiferentë, ndërsa asnjë nuk është kundër.
Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt Sali Berishës? 59% e qytetarëve janë shprehur se gjykimi për ish-kryeministrin nuk ka ndryshuar, 35% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi i tyre për ish-drejtuesin e PD-së duke parë sjelljen e tij, ndërsa vetëm te 6% është përmirësuar gjykimi.
Duke gjykuar mbi sjelljen e saj në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi? 63% janë shprehur se gjykimi për Kryemadhin nuk ka ndryshuar, 33% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi për drejtuesen e LSI-së duke parë sjelljen e saj, ndërsa vetëm te 3% është përmirësuar gjykimi.
Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt Presidentit Ilir Meta? 59% janë shprehur se gjykimi për Ilir Metën nuk ka ndryshuar, 33% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi për Presidentin duke parë sjelljen e tij, ndërsa vetëm te 8% është përmirësuar gjykimi.
Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt kreut të PD-së Lulzim Basha? 51% janë shprehur se gjykimi për liderin demokrat nuk ka ndryshuar, 36% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi për kryedemokratin duke parë sjelljen e tij, ndërsa vetëm te 13% është përmirësuar gjykimi. Kemi një ulje në nivel 23% për Lulzim Bashën tha autori i sondazhit Roberto Baldassari.
Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt Edi Ramës? 51% janë shprehur se gjykimi për kryeministrin është përmirësuar, 38% janë përgjigjur se nuk ka ndryshuar, ndërsa 11% kanë qenë se është përkeqësuar për kreun e qeverisë. 6 nga 10 shqiptarë të pyetur e kanë ndryshuar mendimin për kryeministrin Edi Rama.
Shqiptarët janë pyetur edhe për sjelljen e Presidentit Ilir Meta në këtë periudhë emergjence nga koronavirusi. 52% e personave që janë anketuar janë shprehur se kreu i shtetit nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa 48% e kanë vlerësuar si të përgjegjshme. Në krahasim me sjelljen e opozitës, që vlerësohet 37% e përgjegjshme, Presidenti vlerësohet 48% se po sillet në mënyrë të përgjegjshme.
Koronavirusi nuk arriti që të bashkonte politikën shqiptare, pasi akuzat nga opozita kanë qenë të shumta kundër qeverisë. Por si e gjykojnë shqiptarët sjelljen e opozitës gjatë pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi? 63% e shqiptarëve mendojnë se opozita nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa vetëm 37% e tyre e vlerësojnë si të përgjegjshme.
Në sondazh 13% e personave që i kanë cilësuar masat si diskriminuese dhe selektive janë pyetur mbi arsyen. 42% e kësaj kategori janë shprehur se nuk ndihmojnë mjaftueshëm të varfrit dhe pensionistët, 24% janë shprehur se injorojnë punëtorët në të zezë, 21% kanë thënë sepse shumë sektorë qëndrojnë të pambrojtur, 8% sepse injorojnë të punësuarit në biznesin e madh dhe 5% sepse ndihmojnë vetëm punëtorët në biznesin e vogël.
37% e shqiptarëve i kanë vlerësuar si të mjaftueshme masat ekonomike që ka ndërmarrë qeveria për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi. 29% janë shprehur se janë masa komplet të pamjaftueshme, 21% i kanë vlerësuar të drejta, ndërsa 13% diskriminuese dhe selektive.
Qytetarët shqiptarë janë pyetur se me cilën nga masat e marra nga qeveria kundër koronavirusit nuk janë dakord. 75% i kanë aprovuar të gjitha masat, 8% nuk janë dakord me limitimin e të drejtës për të dalë nga shtëpia, 7% kundër ndalimit të automjeteve të pa autorizuara, 4% kundër ndalimit absolut të pensionistëve për të dalë nga shtëpia, 2% kundër mbylljes së kufijve, 1% kundër mbylljes totale në fundjavë dhe 3% nuk janë përgjigjur. Shqiptarët janë plotësisht dakord me mbylljen e shkollave dhe bareve e restoranteve.
75% e shqiptarëve i gjykojnë të drejta dhe të domosdoshme masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria e Edi Ramës për të frenuar përhapjen e epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi në Shqipëri. 11% i cilësojnë si shtrënguese, 8% tepër shtrënguese dhe 7% pak shtrënguese.
Përballë situatës së shkaktuar nga koronavirusi, qytetarët shqiptarë janë pyetur si ka reaguar qeveria e Edi Ramës kundër përhapjes së epidemisë. 78% e shqiptarëve janë shprehur se qeveria ka reaguar mirë, në momentin e duhur dhe me shpejtësi. Ndërkohë që 22% e qytetarëve të pyetur janë shprehur se qeveria ka reaguar keq, me vonesë dhe shumë ngadalë.
50% e qytetarëve shqiptarë e cilësojnë si mjaftueshëm alarmuese situatën e provokuar nga koronavirusi në Shqipëri, 36% e vlerësojnë shumë alarmuese (në total 86%). Ka edhe nga ata qytetarë që janë shprehur se situata është pak alarmuese, që janë 13%, ndërsa për 1% nuk është aspak alarmuese (14% në total).
75% e shqiptarëve e vlerësojnë totalisht të favorshëm vendimin e kryeministrit Edi Rama për të dërguar mjekë dhe infermierë në Itali. 20% e vlerësojnë si të favorshëm, vetëm 3% janë kundër, totalisht kundër nuk është shprehur asnjë qytetar shqiptar, ndërsa 2% janë indiferentë.
Roberto Baldassari, autor i sondazhit për Report Tv në Itali dhe në Shqipëri referuar vlerësimit të italianëve për kryeministrin Edi Rama gjatë prezantimit të shifrave bëri edhe një batutë. "Nëse nuk e doni ju na e jepni ne kryeministrin Edi Rama. Rama bashkon dy shpirtra, të lartë kulturor dhe praktik. Në Itali kemi të vështirë t'i gjejmë këto te një lider në Itali. Kultura dhe komunikimi i butë, që kishte Prodi dhe italianët e vlerësonin, por janë të tërhequr nga liderët e fortë si Salvini. Rama përfaqëson bashkimin e këtyre dy elementëve. Nga kultura është personi intelektual, por ka edhe një lidership të fortë, që vendos" tha ai.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësohet nga populli italian në vendin e parë nga liderët botërorë të preferuar pas ndihmës që i dha vendit fqinj përmes dërgimit të mjekëve dhe infermierëve për të luftuar koronavirusin. Në sondazhin e bërë në Itali për Report Tv, se cilët liderë politikë vlerësojnë më shumë, qytetarët e vendit fqinj, pas kryeministrit të tyre Conte, ndër liderët botërorë, 62.8% e italianëve vlerësojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas vjen Vladimir Putin me 52.8%, Presidenti francez Macron me 41.6. Shumë poshtë në renditje është Donald Trump apo Merkel. Italianët janë shumë të pakënaqur me Brukselin dhe vendet e unionit. Në sondazh italianët janë pyetur lidhur edhe me politikën e brendshme, ku kryeson kryeministri Conte, të cilin qytetarët e vlerësojnë me 67.3% për menaxhimin e situatës nga koronavirusi, Salvini i LEGA-s renditet i katërti, ministri i Jashtëm Di Maio i shtati, ndërsa Berlusconi i 11-ti.
Qytetarët italianë janë pyetur në sondazhin për Report Tv si e vlerësojnë vendimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndihmën e ofruar Italisë me 30 mjekët dhe infermierët. 38.3% e qytetarëve italianë janë shprehur se e vlerësojnë shumë gjestin e kryeministrit shqiptar, 24.5% si të mjaftueshëm (në total 62.8%). Ndërsa 29.7% e kanë vlerësuar pak dhe 7.5% aspak (në total 37.2%).
Qytetarët italianë janë pyetur në sondazhin për Report Tv nëse ka ndryshuar mendimi i tyre për shqiptarët pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër koronavirusit. 95.6% e qytetarëve italianë janë shprehur se mendimi për shqiptarët pas këtij gjesti është përmirësuar, 3.3% theksuan se vijon që të jetë njëlloj, ndërsa 1.1% thanë se është përkeqësuar.
Në datë 29 mars kryeministri Edi Rama dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar vendin fqinj në përballimin e luftës kundër koronavirusit. Për herë të parë Report Tv dhe shoqëria italiane "MG Research" kryen një sondazh kombëtar në Itali duke pyetur qytetarët e vendit fqinj nëse janë informuar mbi këtë fakt. 93.3% e italianëve që janë pyetur janë shprehur po, 'jam në dijeni', ndërsa 6.7% e tyre kanë thënë se nuk janë dijeni. Nga 10 qytetarë të pyetur, 9 prej tyre ishin në dijeni të gjestit të bërë nga Shqipëria.
NUK DESHEN ta fusnim shqiperine ne Europe,,,,por I doli per hundesh,,,zoti I laka te gjitha gjynahet,,,,menjehere I coi semundjen qe s'ka doctor ta sheroje,,,franca katastrofe,anglia po ashtu dhe hollanda me mijera te vdekur,,,u penduan dhe menjehere e ftuan shqiperine dhe maqedonine per te hapur negociatat,,,por ishin vone zoti e kishte marre vendimin,,,,tani vuajne pasojat e talljes me shqiperine……..
PërgjigjuEDHE 100.000 italiane te vdesin nuk me vjen keq,,,,kurse tek greket dua 2 milion te cofur...
PërgjigjuDo te isha dakort me kete sondash,vetem nese do ta ktheja me koke poshte. pra ato perqindjet e lara pe Edi Ramen apo PS-ne te ishin per Lulzim Bashen. Vetem athere sondazhi ishte i sakte. Kur thuhet per Ramen nuk esht i sakte . Rama i ka blere edhe Italjanet. Pseu dha sot me date 7 Prill ? Sepse italjanet duan te mbulojne gabimin e bere me 1939. E bene se keshtu u tha Rama me ndermjetsimin e Bolinos..... Une degjoj vetem pallmen e gomarit... Vetem gomari nxier pallmen e vertet e me te forte se kafshet e tjera. Ja thoni, cili e ka pallmen me te forte gomari apo kali ?
PërgjigjuMire qe na hoqen vizat sepse ende do i mbysnin ne det gomonet me njerez
NUK E MERITOJNE italianet ti ndihmonte shqiperia me mjeke,,,kane ardhur si sot 81 vjet me pare me arme ,,dhe na kane vrare --prere e grabitur,,,duhet ta dini se ne vitin 1941 36% e naftes qe perdorej ne itali nga makinat vinte nga shqiperia,,,gjynahet e te vrareve po I ze sot italianet,,,,deri tani 16.000 te vdekur,,,zoti eshte I madh ,,ai asnjehere nuk harron dhe I denon ata qe bejne keq….,,,ne nuk mund te harrojme gjakun e mujo ulqinakut,,dhe mijrave patrioteve qe u vrane nga trupat okupuese italiane nga 1939--1943...////.
PërgjigjuIk bej shuren shpellar i saliut nuk esht koha e baba qemos te paska ikur truri rsht koha te takosh allahun
EDI RAMA ESHTE ME NJERIU QE DI TE BEJE PUNE,,,KUR I DO SUMA,,,,PRANDAJ TA MBAJME SE MIRE E KEMI,,PAVARSISHT SE BEN NDONJE PISLLEK TE VOGEL...KUR TE GJEJME NJE NJERI ME TE MIRE SE KY ATEHERE DO E HEQIM EDIN,,,,SHPRESOJME TE DALE NDONJE PAS 50 VJETESH....
PërgjigjuSondazhet e Bollinos nuk mund te jepnin rezultat tjeter, Rama i Surrelit lider boteror,
PërgjigjuJa po ke mender by... Bej nje sondazh ti vet se un se mua me doli 70% i fiton vetem edi rama me i madhi udheheqes i 30_ vjeteve te fundit dhe te ket shendetin se dhe 30 te tjera fiton ok shpellar i sali kriminelit
Sondazh me rastin e 7 Prillit
PërgjigjuI DREJTE SONTAZHI , SA TON HASHASH KANE TYMODUR ITALJANET ME CMIM TE LIRE, DO ISHIN MOSMIRENJOHES MOS TA VLERESONIN , KA ULLUR CMIMET E HASHASHIT .
Ndihma me punonjesit e shendetesise , per popullin Italian ,eshte sa humanizem , po kaq edhe detyre , e qeverise edhe e popullit shqipetar , ne shenje respekti , per gjithe ate vullnet e gadishmeri te popullit italian , per pritien dhe ndihmen e pa cmuar , ndaj popullit shqipetar , pas viteve 90 .Miku i mire , njifet ne dite te veshtira , keshtu edhe qeveria jone shfritezoi maksimalisht mundesite e saj ,duke bere nje gjest ,sa human po kaq edhe moral e shpirteror , ndaj qeverise dhe popullit italian .Pra vlen per te falnderuar , por pa e teperuar ; sepse ne shqipetareve shpesh ,-- pas ndonje gjesti qe vlen per ta falnderuar --, na merr fora ,dhe e teperojme , me vetelavderime , sa mund ti leme tjeterit nje shie te hidhur .Te kemi mire parasish proverbin ;Te dhash gunen - prandaj s'u lage .Te mos i detyrojme te tjeret , te hidhen ne lume , per te mosqene borxhlinj .As mund te perdoren raste te tilla per ndonje perfitim , sic e kemi zakon .Faleminderit .
Përgjigjudihet si del.Pd eshte zhyt Rama si gjithmone ka pelqimin me te madh
PërgjigjuKjo situate e rende me Covid-19 beri nje shtyrje afatmesme te fillimzbatimit te kushtit US-EU per Reformen dhe K/Korrupsionit ne Shqiperi.
Përgjigju