Lifestyle

Çfarë mund të thonë zakonet e gjumit për ju dhe shëndetin tuaj

20 Gusht 2021, 22:43| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 22:46

  • Share

Ne kalojmë 1/3 e jetës sonë duke fjetur. Një studim tregon se ana nga e cila flini në krevat tregon dhe personalitetin tuaj.

Studimi tregoi se njerëzit që flenë në të majtë nuk janë vetëm me tru të majtë, por edhe muzikën e pëlqejnë të vjetër dhe filma dramë. Kurse njerëzit që zgjohen në të djathtë dëgjojnë muzikë rock dhe kur vjen puna te zgjedhja e filmave, ata shkojnë filma aksioni.

Pozicioni i gjumit në kurriz

Personaliteti: Nëse flini me krahët poshtë, jeni të rezervuar dhe nëse krahët janë të shtrirë-jeni mendjehapur dhe të relaksuar. Ju keni standarde të larta jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Njerëzit ju vlerësojnë për aftësitë tuaja të dëgjimit.

Pozicioni i gjumit barkas

Personaliteti: Ju jeni unik, keni vetëbesim të lartë, por ndonjëherë mund të jeni mjaft të mbyllur dhe preferoni t’i mbani gjërat për vete. Përveç kësaj, nuk ju pëlqen të kritikoheni.

Pozicioni i gjumit në krah anash

Personaliteti: Nëse flini në pozicionin e fetusit (gjunjët i afrohen gjoksit) jeni të ashpër nga jashtë, por jeni të butë nga brenda. Nëse thjesht flini në krah, krahët afër trupit tuaj, jeni të shoqërueshëm dhe argëtues.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?