Foto ilustruese

Çfarë na shkakton mungesa e kalçiumit në trup?

7 Nëntor, 17:05| Përditesimi: 7 Nëntor, 17:07

  • Share

Nivelet e ulëta të kalciumit në organizmin tonë mund të shkaktojnë lodhje të tepërta, përfshirë këtu mungesën e energjisë dhe pagjumësi.

Sipas mjekëve, lodhja e lidhur me mungesën e kalciumit mund të përfshijë gjithashtu marramendje, dhe mungesa e fokusit, harresa ose konfuzioni.

Për të shmangur këto pasoja të dëmshme për shëndetin tonë, nutricionistët tregojnë se cilat ushqime kanë një përqindje të lartë të kalciumit dhe cilat duhet t’i konsumojmë sa më shpesh.

Ushqimet që rekomandohen për të kompensuar mungesën e kalciumit janë:

Fara chia

Kosi

Qumështi dhe produktet e qumështit

Sardelet

Bishtajat

Arra

Perime me gjethe jeshile.

Marrja e rekomanduar ditore e kalciumit është 1000 miligramë për të rriturit, ndërsa përjashtim bëjnë gratë mbi 50 vjeç dhe të gjithë ata mbi 70 vjeç që kanë nevojë për 1200 miligramë kalcium në ditë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?