Shëndeti

Çfarë ndodh kur konsumojmë 8 gota ujë në ditë? Mjeku zbulon ‘misterin’

28 Shtator, 12:58| Përditesimi: 28 Shtator, 13:03

  • Share

Tetë gota ujë në ditë janë të nevojshme apo të dëmshme? Si qëndrojnë të vërtetat dhe mitet? Mjeku Alket Koroshi, në një intervistë për “Klinika 24” në Report Tv, ka sqaruar se si funksion trupi në rastet e tepricave dhe mungesës së ujit në organizëm.

“Trupi ynë përbëhet rreth 60% nga uji, ndaj ai është jetik për të gjitha proceset”, thotë mjeku.

Veshkat rregullojnë sasinë e ujit, duke eliminuar tepricat. Një i rritur ka nevojë për rreth 1.5 litra ujë në ditë, por kjo ndryshon sipas kushteve mjedisore.

A duhet të pimë ujë edhe kur nuk kemi etje? Sipas doktorit, jo, trupi e rregullon këtë vetë. Studimet tregojnë se pirja e ujit nuk të dobëson, por ndihmon në funksionimin më të mirë të organizmit.

Një tjetër fakt i rëndësishëm: urinimi duhet të ndodhë 6–9 herë në ditë dhe sasia të jetë rreth 1.5 litra. Ndërkohë, mbajtja e shishes së ujit me vete është e këshillueshme, ndërsa lëngjet me sheqer duhen shmangur. Koroshi paralajmëron se edhe teprica e ujit lodh veshkat dhe është e dëmshme.


Lajmi kryesor:

Mjeku Shapo: Ja 2 nënvariantet e Covid që po qarkullojnë! Çfarë ndodh kur konsumojmë 8 gota ujë në ditë


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?