Shëndeti

Mjeku Shapo: Ja 2 nënvariantet e Covid që po qarkullojnë! Çfarë ndodh kur konsumojmë 8 gota ujë në ditë

28 Shtator, 12:48| Përditesimi: 28 Shtator, 16:08

  • Share

Stina e nxehtë që lamë pas nuk solli ndryshime të mëdha krahasuar me vitin e kaluar. U evidentuan sërish problemet e zakonshme shëndetësore, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru, alergjitë, sëmundjet respiratore dhe astma bronkiale.

Mjeku Laidon Shapo, specialist i Shëndetit Publik, thotë për emisionin “Klinika 24” në Report Tv, se është vënë re një paradoks, mungesa e vitaminës D, edhe pse dielli ka qenë më i fortë.

Sipas Shapos, kjo lidhet me çrregullime të metabolizmit. Përsa i përket vjeshtës dhe dimrit, ai thekson rëndësinë e vaksinimit te grupet më të rrezikuara, pasi dy nënvariantet e reja të COVID-19, Nimbus dhe Stratus, janë tashmë të pranishme. Personat që nuk janë vaksinuar prej kohësh ose nuk kanë rënë në kontakt me këto variante, nuk kanë më kujtesë mbrojtëse.

Ora 16:03
Çfarë do të thotë të 'kesh fiksime'? Këshillat e psikoterapistes për shëndetin mendor

Psikoterapistja Graciela Mana shpjegon se OCD karakterizohet nga mendime të padëshiruara, të përsëritura, që shkaktojnë ankth dhe e mbajnë individin të bllokuar në një qerthull.

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report Tv, psikoterapistja sqaron se ky çrregullim ka bazë gjenetike, lidhet me personalitetin perfeksionist, trauma gjatë jetës apo disbalanca të dopaminës dhe serotoninës. Manifestohet shpesh me fiksime për pastërtinë, por edhe me mendime të frikshme, për shembull prindi që ka frikë se mund të dëmtojë fëmijën me thikë.

Kur këto mendime zënë mbi një orë në ditë dhe prishin funksionimin normal, kërkimi i ndihmës profesionale është i domosdoshëm. Terapia dhe mbështetja e familjes janë thelbësore.

Ora 12:58
Çfarë ndodh kur konsumojmë 8 gota ujë në ditë? Mjeku zbulon ‘misterin’

Tetë gota ujë në ditë janë të nevojshme apo të dëmshme? Si qëndrojnë të vërtetat dhe mitet? Mjeku Alket Koroshi, në një intervistë për “Klinika 24” në Report Tv, ka sqaruar se si funksion trupi në rastet e tepricave dhe mungesës së ujit në organizëm.

“Trupi ynë përbëhet rreth 60% nga uji, ndaj ai është jetik për të gjitha proceset”, thotë mjeku.

Veshkat rregullojnë sasinë e ujit, duke eliminuar tepricat. Një i rritur ka nevojë për rreth 1.5 litra ujë në ditë, por kjo ndryshon sipas kushteve mjedisore.

A duhet të pimë ujë edhe kur nuk kemi etje? Sipas doktorit, jo, trupi e rregullon këtë vetë. Studimet tregojnë se pirja e ujit nuk të dobëson, por ndihmon në funksionimin më të mirë të organizmit.

Një tjetër fakt i rëndësishëm: urinimi duhet të ndodhë 6–9 herë në ditë dhe sasia të jetë rreth 1.5 litra. Ndërkohë, mbajtja e shishes së ujit me vete është e këshillueshme, ndërsa lëngjet me sheqer duhen shmangur. Koroshi paralajmëron se edhe teprica e ujit lodh veshkat dhe është e dëmshme.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktor: 28/09/2025 13:14

    To thoje dikush doktorit qe etja eshte mekanizem alarmi kur organizmi ndohet nen stresin e disidratimit dhe per kete uje duhet pire dhe pa ndjer etjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?