Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në konferencën për mediat, u pyet edhe për notën që do t’i vinte ai procesit zgjedhor të 11 majit. Celibashi tha se “arbitri dhe gjykatësi” i zgjedhjeve është misioni vëzhdues i OSBE-ODIHR dhe se do të pranojë raportin përfundimtar të tyre.
Ai u shpreh se qëndrimi i opozitës, e cila ka refuzuar të njohë rezultatin e zgjedhjeve, është një sinjal shqetësues. Por shtoi, se pavarësisht disa problematikave, zgjedhjet e 11 majit përmbushin standardet që kërkohen nga një vend kandidat për anëtarësim në BE.
“Unë kam thënë që zgjedhjet për mua do të kenë dhe kanë atë vlerësim që do të bëjë misioni i OSBE. Raporti i tyre përfundimtar nuk ka dalë dhe do të pranoj çfarë note do të vendosin ata për këto zgjedhje. Përtej kësaj, mendoj se ky proces zgjedhor, edhe pse qartësisht opozita ka thënë se nuk i njeh dhe ky është një problem dhe të bën të mendosh se këto zgjedhje nuk kanë shkuar aq mirë se nuk ka mundësi që opozita të shkojë deri në një qëndrim të tillë. Por përtej çdo problematike, mendoj se këto zgjedhje janë zgjedhje të cilat i bën një vend kandidat për në BE.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
'Zgjedhorja'/ Celibashi 14 propozime: Komisionet partiake, dështim! Numërim në qendra votimi! Ankimimet, jo në Kolegj! Emigrantët votim përmes internetit
Xh.D/ReportTv.al
