TIRANE - Për herë të parë në Shqipëri, shoferët do t'i nënshtrohen një testi për të parë gjendjen e tyre psikologjike sa herë që efektivët e policisë konstatojnë sjellje të rrezikshme të tyre në rrugë. Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj tha dje se në rishikimin e Kodit Rrugor, do të propozohet edhe testi që në Gjermani, njihet me emrin "testi i idiotit" dhe që gjen aplikim në disa vende të Bashkimin Evropian.
Sot Report Televizion ju sjell të detajuar këtë praktikë që policitë evropiane ushtrojnë ndaj shoferëve që ndihen 'zot' të rrugës dhe rrezikojnë edhe drejtuesit e tjerë të automjeteve.
Ky që shihni në pamje është një version në gjermanisht i testit që propozohet t'i nënshtrohen edhe drejtuesit e automjeteve në Shqipëri. Testi ka 50 pyetje të nivelit elementar dhe me përfundimin e tij del edhe rezultati i përgjigjeve të dhëna që tregon me përqindje sa kapacitet mendor ka drejtuesi automjeti dhe a është i përshtatshëm për të zotëruar leje drejtimi, në të kundër do t'i hiqet patenta.
Testi përmban pyetje të këtij lloji:
Sa datëlindje kanë njerëzit?
Disa muaj kanë 31 ditë, të tjerët 30. Sa muaj kanë 28 ditë?
Nëse shkoni në shtrat në 8 të mëngjesit ora juaj e alarmit është e vendosur për t'iu zgjuar në orën 9 të mëngjesit tuaj, sa kohë keni fjetur?
Por përse lind nevoja e këtij testi?
Në Shqipëri të shumtë janë ata shoferë që përmes dritave të gjata kthehen në kërcënim për drejtuesit e tjerë para tyre, të cilëve u kërkojnë në mënyrë presionuese t'u hapin rrugën për të ecur me shpejtësi marramendëse. Po ashtu parakalime të gabuara, mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha, e shumë situata të tjera që bëhen burim aksidenti me pasoja fatale.
Vetëm në vitin 2019 ka pasur edhe nga ata shoferë të ndëshkuar me 150 gjoba, që do të thotë se ata nuk kanë reflektuar pavarësisht masave administrative të marra ndaj tyre.
Në fund të muajit shkurt pritet të detajohen të gjitha propozimet për ndryshim të Kodit Rrugor.
Jam shume dakord , ,tju vihet globe njerezve we flasin ne telefon, por dhe policeve te ju vihet globe, se dhe ata flasin ne telefon
PërgjigjuTesti idiotit duhet filluar nga sinjalistika ne sinjalistiken e kemi akoma si ne kohen e monizmit me police fshatare qe nuk e njohin trafikun te cilet duhen zevendesuar me radare elekronik qe per kondravajtje gjobit radari policet levizin me makina me celuar ne vesh dhe me motorra sa me u gjendur kola ne pune
PërgjigjuTesti idiotit duhet te shihet dhe te sinjalistik duhen vene tabela shpejtesie branda qytetit se makinat levizin me shpejtesi, ne semafor nuk duhet te jete e gjelbera per kembesoret dhe per makinat se kalojne dhe nxenes polici vjen verdall dhe nuk shikon veprimet e rrezikshme
PërgjigjuJam dakort me mase e gjobes, bile me shume por gjobe te larte duhet per ata shoqere qe megjithese e shohin qe nuk ke ku tr hapesh rrugen ushtrojne presion psikologjije dhe jane shkaktare te aksudenteve Per kete kategori dhe burgosja eshte pak
PërgjigjuKe te drejte
Jo 80 milek Po 500 mije lek le te shkoj
PërgjigjuUne mendoj qe testin ne fillim tja u bejne policeve
PërgjigjuKetij testi duhet ti nenshtrohen edhe deputetet.
PërgjigjuTe shtohet edhe pyetja kush eshte himni i Shqiperise bile edhe ta kendojne sepse shumica e te rinjve nuk e kane idene e tij.
PërgjigjuEshte shume i vonuar.Ketij testi duhet ti nenshtrohen me shume se gjysma e atyre qe lëvitin ne rruget e Albanistanit.
PërgjigjuDhe albanistanezet si puna jote që kthehen në gusht si qen të liruar nga zinxhiri sillen, pijnë si dreqi hanë si derri se kur ktheheni andej nga ku keni thyer qafën bëni si ënjgjëll
Ditëlindje ka çdo vitë , datëlindje ka vetëm 1 . Në gjuhë të huaja dhe në shqip tekset nuk duhet ti përkthejnë policët .
PërgjigjuShkruhet vit jo vitë. Meso te shkruash dhe te flasesh shqip, pastaj fillo jep mend, koketul
Po njerzit n gjermani jan pa strese ca krahasimi behet si e si t marin lek popullit
PërgjigjuNe si popull ekemi pak 8.000 lek gjob por duet te je me shum se te gjith shoferet rrin me telefona ne dor oduke fol ose duke shkruajtur sidomos neper semafor rrin me shum duehet me ira boris qe te heci se perndryshe nuk hecen....