Gonxhe: Ka rënë numri i aksidenteve nga ata që sapo kanë marrë patentën! Duhet vizion i ri sepse rrugët s'do na nxënë më

18 Janar 2020, 11:28| Përditesimi: 18 Janar 2020, 12:05

  • Share

TIRANE- Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka dhënë një lajm të mirë sot në lidhje me shoferët e automjeteve që sapo kanë marrë patentët, prej të cilëve gjatë vitit 2019 ka patur 0 aksidente, duke e quajtur atë rezultat inkurajues.

Teksa publikon të dhënat, Goxhe thekson se duhet punuar për vizion të ri mobiliteti.

"Është inkurajuese që megjithë rritjen e përdoruesve të rrugës, mjete, drejtuesa mjeti, pedalues e këmbësorë, në 2019-ën, kemi rënie të numrit të aksidenteve dhe thuajse 0 aksidente nga të sapopatentuarit! Por duhet punuar për vizion të ri mobiliteti sepse rrugët s’do na nxënë më!", shkruan Gonxhe.

Një ditë më parë në një prononcim për Report Tv, Gonxhe tha se situata problematike me aksidentet në rrugë dhe sjelljet jo të mira, lidhet edhe me pajisjen me patentë të personave që nuk e kanë merituar. Tashmë sipas Gonxhes, në çdo automjet ku do të kryhet testi i praktikës për marrjen e patentës do të ketë kamera që filmon çdo situatë dhe me zë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kiku: 18/01/2020 15:19

    Ik ore gonxhe se nuk merr vesh nga qarkullimi ti provat i ke dhene kur u hap diga qe u permbyt Tirona.

    Përgjigju
    • albi: 27/01/2020 09:17

      hajt Kiko, e the edhe ti i llaf sot. E tregove qe coc di nga historia e Tirones. Pa lidhje me ket muhabet, po hajt, e the taten...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?