Babai i Brian Spahisë, Bledar Spahia kërkon përjashtimin e prokurores Alma Felaj nga çështja e të birit, me pretendimin se ajo kërkon të prishë provat dhe se nuk e ka informuar familjen në kohë se ku janë hetimet.
Për Report Tv, ai tha se prokurorja i ka fshehur 11 ditë rezultat e aktit të ekspertizës për vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në dhëmbë.
Report Tv siguron edhe një kërkesë që Bledar Spahia i ka dërguar prokurores së çështjes, ku i kërkon informacione më të detajuara se çfarë po bëhet me hetimet lidhur me çështjen.
Ai i ka ngritur disa pyetje, si nëse është kryer akti i dytë i ekspertimit dhe a ka rezultate.
Nga ana tjetër, prokurorja e çështjes, Felaj i ka kthyer përgjigje duke i thënë se e ka marrë disa herë në zyrë për ta informuar për çështjen.Në dokumentin që Report Tv disponon, ajo nuk i është përgjigjur katër pyetjeve që i ka drejtuar Spahia.
Kërkesa mban datën 18.12.2023, ndërsa prokurorja Felaj i është përgjigjur më 26.12.2023.
Kërkesa e Bledar Spahisë
Përgjigjja e Prokurores Alma Felaj
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ 3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, babai i Brianit për Report Tv: Prokurorja Felaj do të prishë provat, fshehu ekspertizën 11 ditë
SI.E./ReportTv.al