Rishi Sunak

Çfarë po ndodh në Britani, Sunak kryeson garën! Ja si zgjidhet lideri i partisë dhe Kryeministri në Britani

22 Tetor 2022, 20:07| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 20:13

  • Share

Gara se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar vazhdon, pasi Liz Truss njoftoi dorëheqjen e saj të enjten. Për momentin gara është në fazën e parë por ka shumë gjëra që po ndodhin në prapaskenë ndërsa pretendentët kërkojnë mbështetje.  Aktualisht janë dy kandidatë kryesorë në garë, Boris Johnson dhe Rishi Sunak, por as ish-kryeministri dhe as ish-kancelari nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht se do të kandidojnë.

Kjo nuk po i ndalon aleatët e Johnson të pretendojnë se ish-kryeministri tashmë ka mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë, pragu i nevojshëm për të hyrë në listën e ngushtë. Dhe gjithashtu nuk po i ndalon mbështetësit e Sunak të hedhin dyshime mbi këto pretendime, duke kërkuar që kampi i Johnson të publikojë një listë të deputetëve që e mbështesin atë

Penny Mordaunt mbetet e vetmja kandidate zyrtare që ka shpallur kandidim. Ajo zotohet të: "Të bashkojmë partinë dhe të fitojë zgjedhjet e përgjithshme."

Si Sunak ashtu edhe Johnson mbeten shumë përpara Mordaunt për sa i përket mbështetësve të deklaruar (Sunak ka 117, Johnson ka 52 dhe Mordaunt ka 22 - por kjo po ndryshon me një ritëm të shpejtë).  Kandidatët me shpresë kanë kohë deri të hënën në orën 14:00 BST për të gjetur 100 mbështetës. Publiku i gjerë nuk ka fjalë, por anëtarët e Partisë Konservatore do ta kenë nëse deputetët nuk bashkohen rreth vetëm një kandidati.

Por si zgjidhet kryetari i Partisë dhe si rrjedhojë Kryeministri? 

Një kandidat duhet të marrë mbështetjen e të paktën 100 deputetëve. Nëse ka më shuëm se 2 kandidatët që e kanë marrë mbështetjen atëherë ai me më pak deputetë mbështetës skualifikohet. Më pas deputetët të gjithë shprehin preferencën dhe pastaj anëtarët e Partisë Konservatore votojnë. Kush merr më shumë vota bëhet kryetar partie dhe rrjedhimisht edhe Kryeministër. Nëse ka vetëm një kandidat që ka marrë mbështetjen e 100 deputetëve atëherë ai bëhet automatikisht lider. 


Lajmi kryesor:

Kryeministri i ri britanik, ish-kancelari Sunak dhe Boris Johnson sigurojnë mbështetjen e deputetëve për t'u futur në garë


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?