Teksa në Kuvend po diskutohej, deputetët e PD-së kanë përfituar për të mbledhur disa firma për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e investitorëve strategjik. Në disa foto të publikuara nga LSA, shihet se deputeti Gazment Bardhi negocion me kolegët e tij demokratë për të firmosur nismën. Ndërkohë që në fletën e bardhë shihet se janë 6 firma. Një ditë më parë mazhoranca rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të përhershëm për Investitorët Strategjik, ndërsa Bardhi paralajmëroi se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor.
Lajmi kryesor:
Pas 27 vitesh Berisha ‘rizbulon’ masakrën e Srebrenicës! Kuvendi i rrëzon kërkesën! PS: S'pranojmë asnjë propozim nga 'non grata'! I dha naftë Millosheviçit, të hetohet
M.Q./ReportTv.al