Pas 27 vitesh Berisha ‘rizbulon’ masakrën e Srebrenicës! Kuvendi i rrëzon kërkesën! PS: S'pranojmë asnjë propozim nga 'non grata'! I dha naftë Millosheviçit, të hetohet

12 Maj 2022, 07:52| Përditesimi: 12 Maj 2022, 19:16

  • Share

TIRANË- Pas 27 vitesh, Sali Berisha ka ‘rizbuluar’ masakrën e Srebrenicë, ndërsa Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu, mbështes i ish-kryeministrit, për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë. Berisha u shpreh se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla bëri të qartë edhe njëherë qëndrimin e Partisë Socialiste. Ai tha se PS nuk do të miratojë asnjëherë kërkesa të propozuara nga një deputet i shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Balla theksoi se ky veprim nuk ka të bëjë me përmbajtjen e kërkesës, pasi Shqipëria e ka dënuar masakrën e Srebrenicës, por ky është një qëndrim ndaj një deputeti i futur në listën e zezë të SHBA.

Nga ana tjetër Taulant Balla e ka cilësuar si përgjegjësin kryesor ish-kryeministrin duke thënë se furnizoi ushtrinë serbe me naftë kontrabandë. Balla kërkon që të nisin hetimet për thyerjen e embargos së OKB.

'Kjo është një çështje që drejtësia duhet ta rihapë. Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet të hapet. Sa i përket luftës së Kosovës, mbetesh tradhtari më i madh!'- tha Balla.

Nuk dihet arsyeja se pse e ka kthyer pikërisht dënimin e kësaj masakre që ka ndodhur 27 vite më parë. Kjo kërkesë e tij duket e një natyre “djallëzore”, pasi nuk do të shërbente për asgjë tjetër përveç se krijimin e tensioneve me Aleksandër Vuçiç. Absurde është dhe fakti që Berisha ka qenë 8 vjet në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, por e kërkon pikërisht në këtë moment për të krijuar trazira, ndërkohë që vetë Balla një ditë më parë e ka bërë të qartë që Shqipëria  Shqipëria e ka dënuar masakrën e Srebernicës dhe madje ka mbështetur edhe rezolutat në OKB dhe OSBE në 1995.

Gjenocidi i Srebrenicës
Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet!

Në seancën e sotme parlamentare deputetët kanë votuar projektligjin për ratifikimin e protokollit ndryshues për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale.

90 deputet votuan pro, 15 prej tyre kundër dhe 5 vendosën të abstenonin.

Në seancën e sotme u votua gjithashtu projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore. Deputetët kanë votuar dhe pro vlerësimit për dy raportet vjetore të Agjencisë të Sigurimit të Depozitave dhe të institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021.

Me nga 102 vota pro, 1 kundër dhe 10 abstenim u votuan projektvendimet për disa shtesa dhe ndryshime për strukturat organizativ të organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit për KPA, KPK dhe Komisionerëve Publikë.

Ora 17:51
Kuvendi rrëzoi mocionin e Berishës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, Balla: PS nuk pranon asnjë kërkesë nga non grata

 

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar rrëzimin e mocionit të depozituar në Kuvend nga Sali Berisha një grup deputetësh për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Balla bëri të qartë se PS do rrëzojë çdo kërkesë të bërë nga një non grata.

“Me keqardhje për këdo që është i painformuar ose i keqinformuar në disa media në vendet fqinje, dua të rishpreh dhe nënvizoj se votimi i sotëm në Kuvendin e Shqipërisë mbi një kërkesë të disa deputetëve, nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë të qartë dhe të shprehur për Masakrën dhe Gjenocidin në Srebrenicë.

Qëndrimi ynë lidhet me vendimin tonë për të refuzuar dhe rrëzuar çdo propozim që vjen nga Sali Berisha, deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, i shpallur non-grata nga SHBA m, si “ i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Sa herë të depozitohen kërkesa e propozime që mbajnë firmën e tij do rrëzohen.

Ky do të jetë gjithmonë, një qëndrim i qartë, i kemi mbajtur të gjitha qëndrimet për këtë çështje. Kuvendi sot ka rrëzuar një kërkesë i nga një deputet i shpallur non grata që s’ka të bëjë me përmbajtjen por me emrin e tij.

I pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori  lidhur me mundësinë për të negociuar me "Komisionin e Rithemelimit" për çështjen e presidentit, ai kishte po të njëjtën përgjigje "PS nuk bashkëpunon me një non grata".

" Kush propozohet nga Berisha nuk vlen. Këto të botës së përtejme nuk i njohim. Unë besoj se PD do të marri një vendim për t'iu përgjigjur ftesës sonë për takim. Dëshirat jonë është t'i japim një president mbi palët. Ne kemi përjashtuar çdo dialog me Berishën dhe atë përfaqëson lëvizjen e Berishës.", u shpreh ai. 

Ai theksoi se qëllimi i Partisë Socialiste është që të zgjidhet një president me sa më shumë vota dhe që do të qëndrojë mbi palët. 

"PS prej ditës së parë, Rama ka qenë shumë i qartë në një dëshirë për të mos zgjedhur një president të PS. Dëshirat jonë është që presidenti/presidjetnja të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe. Negociata nesër janë për të gjitha"

Ora 17:38
Debati për 'Butrintin', Zhupa: Ia dhatë fondacionin privat me qëllim fitimin! Margariti: Nga UNESCO nuk marrim urdhra, por rekomandime

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa ngriti sërish si shqetësim çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke thënë se ministria e Kulturës ka vepruar në kundërshtim me vendimin që ka dërguan UNESCO për të njohur insituciucionin që do ta marrë në menaxhim.

"Na ka ardhur letra që pretendohet se është miratimi i UNSESCO-s për Butrinti. Ka disa elemente shumë interesante. E para është data, kjo ka ardhur në 28 shkurt të 2020, e vetmja copë letër që kemi parë. Në datën 28 shkurt 2020 ka ardhur kjo letër nga UNESCO, ndërkohë që fonacioni për të cilin ne flasim është krijuar në 22/07/2022. UNESCO s'ia ka idenë për ketë fondacion që është privat, letra s'është as miratim. UNESCO në këtë letër i ka kërkuar t'i tregojnë struktutrën qeveritare që do ta menaxhojë, por këta nuk e duan, prandaj kërkuan fondacionin privat.", tha ajo.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka replikuar lidhur me pretendimet e Zhupës, duke thënë se UNESCO nuk urdhëron apo miraton, por vetëm rekomandon.

"E para nuk më drejtohesh në emër, e dytë në këtë foltore më thërret kryetarja e Kuvendit. Është e vërtet që do të mjaftonte të kuptoje. pak ditë më parë u interesonte se çfarë penalitetesh duhet të ketë një deputet për shpifje. Për sa i përket UNESCO-s, nuk jep miratime, por jep rekomandime dhe këshillime. Nëse e dëgjon për herë të parë, e them paparë mjafton të dëgjosh!

Strukturat shtetërore që menaxhon Butrint, kanë lindur me vendime të këshillit të ministrave. Nuk ka devijim në asnjë moment, aq sa është e vërtet që çdo element që lidhet me turizmin, por edhe çdo element arkeologjikë, do bëhen të gjitha miratimet sipas ligjit. Fondacioni s'ka tagrin të kryejë gërmime arkeologjike. Këto janë ato që interesojnë UNESCO. Sot që të kthehemi mbrapa në kohë, kam dëgjuar në komisione, modele të viteve shumë më përpara, kjo është si t'i thuash një studenti në universitet përse nuk merresh me abetaren. Në ndjekim rekomandimet e UNESCO për 2030, kjo është ajo që bëjmë ne. Ky është debat kakofon, unë do të këshilloja t'i largoheshe kësaj rruge se vetëm drita nuk po ndizen mbi ty. Mjafton të kuptosh..është e vërtet do ketë fonde për menaxhimin e Butrint . Për herë të parë ne po sjellim një model të ri mirëmenaxhimi. Ju Butrintit e kemi vizituar 1 muaj më parë, vetëm se doli këtu si një temë diskutimi. Kjo është vetëm kënaqësi për mua.", tha ajo.

Zhupa i ktheu përgjigje ministres duke thënë se qëllimi i vetëm i qeverisë me këtë fondacion shqiptaro-amerikan ka për qëllim fitimin dhe jo mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

"Është e vërtet nuk kuptoj nga vjedhja, nuk kuptoj sesi një ministre kulture mund të bëjë gjithçka që të shkatërrojë monumentet kulturore, nuk kuptoj sesi ka alergji nga arkeologët shqiptarë., Nuk kuptoj dot sesi një ministre e quan të dhënë personale dokumentet që vijnë nga UNESCO dhe nuk i vënë në dispozicion të parlamentit. Kuptohet sepse frika nga e vërteta është shumë e madhe dhe përballje me faktet është tmerri i ministres. Unë po mbroj trashëgimin kulturore, po e mbroj Butrintin nga ata që po tregojnë me vepra që qëllimin e vetëm kanë fitimin.", tha deputetja. 

Ora 17:24
Rama kritikoi SPAK, Boçi: Kur është në vështirësi përmend 21 janarin dhe Gërdecin! Ai pse është jashtë, e kemi kallëzuar për inceneratorët

 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luçiano Boçi në fjalën e tij në Kuvend është ndalur në kritikat e Edi Ramës ndaj SPAK. Boçi tha se Rama sa herë është në pozitë të vështirë, përdor ngjarjen e 21 janarit dhe atë të Gërdecit duke prekur emocionet e familjarëve.

Sipas tij, Rama kur ka probleme me të ardhmen dhe të tashmen, përdor ngjarjet e sëshkuarës.

Boçi drejtoi një pyetje në Kuvend, “Pse Rama nuk është në qeli, kur PD ka depozituar kallëzime për incenaratorët?”. Ai shprehet se Rama lë përballë drejtësisë aktorët dytësor, ndërsa vetë nuk mban përgjegjësi.  

“Nuk jam habitur nga skenat e ofruara këto ditë, kur Rama shigjeto institucionet e drejtësisë dhe nuk habitem se Rama sa herë është në pozitiv të vështirë nxjerr nga sirtari 21 janarin dhe gërdecin. Sa herë do të qeshet e të tallet me institucionet e shqiptarëve, provokon lotët e familjarëve të këtyre familjeve, sa hera ka probleme me të sotme dhe të ardhmen i referohet sëshkuarës, Rama nuk zbuloi asgjë tjetër veçse projektit për të ndërtuar një drejtësi të kapur nën komandën e tij si qen lufte.

Le të shkojë të paraqitet në SPAK është i kallëzuar nga PD për aferën e inceneratorëve. Sot në qeli janë anëtarët e komisionit të koncesionit të inceneratorit të Elbasanit se miratuan një procedurë jo ligjore, Firma e fundit që i vë vulën kësaj procedure është kryeministri, ky pse është jashtë, pse lë këto dytësorët. Le të shkojë vetë dhe të përgjigjet vetë."

Ora 16:47
Debati mbi SPAK, Salianji: Rama paranojak për pushtet absolut! Manja: Ju s'keni guxim të shikoni as njeri-tjetrin në sy

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se kryeministri Rama po ushtron presion ndaj SPAK që t'i shërbejë interesave të tij. Gjatë fjalës së tij në Kuvend ai shtoi se digjitalizimin i shërbimeve është një mënyrë që kjo qeveri të keqpërdori të dhënat personale të qytetarëve

"Partia Socialiste keqpërdori të gjitha të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, nga numrat e kartave të identitet, nga pagesat dhe të gjitha të dhënat që kanë certifikatat. Digjitalizimi që po heq barrët e qytetarëve, është një dështim në fakt, në shërbim dhe në të dhënat e qytetarëve. Nuk përfundon te patronazhistët, por edhe më tej. PS aty ku ka mundësi, jo vetëm që keqpërdori institucionet por edhe sistemin gjyqësor. Drejtësia e keqpërdorur politikisht është një shqetësim. Ministër dhe kryeministër që është kthyer në një turistë në vendin tonë. Ju flisni për sukses të patronazhimi, SPAK dhe presidenti. Nuk ka qytetar që nuk e kupton që Rama ka kontroll mbi çdo gjë. Ky kapmion i drejtësisë po kërcënon SPAK. E kërcënon me skualifikim SPAK nëse nuk i shërben PS. Me këtë tregon sikur i hodhi hi syve të gjithë shqiptarëve. Egërsia mediatike, ndaj çdo kundërshtari polik i jep imunitet dhe e mbyll çështjen. Këtu e ka vendosur PS fokusin. Çdo autoritet dhe këto të llojit e vetë që janë në rajon, vendosin vetëm njerëzit e vetë si president nga paranoja për të pasur pushtet absolut.", tha deputeti.

Menjëherë fjalën e ka marrë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka ironizuar situatën në PD, duke thënë se demokratët nuk kanë guximin as të shohin njeri tjetrin në sy e jo më zgjedhësit e tyre,

"Këta kërkojnë të shpjegojnë se çfarë ka dashur të thotë Rama gjatë daljeve publike. Rama ato që thotë nuk lë hapësira për mëdyshje sepse i del për zot ato që thotë. Nëse keni shqetësim për të drejtat personale, votoni ligjin. Sa për patronazhistët ata janë një instrument politik vullnetare dhe patronazhi tët i kanë marrë emrat në biseda telefoni dhe takime. Patronazhistët dhe ne kanë kurajo që të takojnë zgjedhësit. Ndërsa ju akoma nuk e shihni njëri-tjetrit në sy. Nuk është faji i kësaj mazhorance që ne punojmë 365 ditë. Ndërsa ju i mësoni zgjedhësit si të përdorni leva dhe brava. Në fillim thatë shkak është blerja e votës. Pastaj thoni vendet e punës, pastaj patronazhistët dhe në fund gozhduan Lulin si shkak të humbjes në zgjedhje. Po me çfarë shoh unë këtu, ju akoma nuk e keni mendjen te zgjedhjet. Kuvendoi të marrë masa të vendosë ndonjë barrierë ndarëse mes jush sepse zot na ruajt do ndërhyjë Garda", u shpreh ai.

Ora 15:28
'Qeveria më armike e gruas' Berisha: 700 milionë lekë nga buxheti i dhanë për ahengjet e tyre! Manja: Sa herë flet këtu, duke sikur autori kthehet në vendin e krimit

Sali Berisha teksa po fliste në parlament akuzoi qeverinë e tanishme si "armiken" kryesore të gruas, ndërsa shtoi se në vend që ministret të jenë avokatet e gruas shqiptare dhe të mbrojnë interesat e saj bëjnë të kundërtën.

Gjatë fjalës së tij ai tha se qeveria harxhon lekë nga buxheti i shtetit për të mbuluar shpenzimet e haengjeve siç i quajti ai si dhe festa të baskisë dhe institucioneve të tjera.

"Tani që Rusia është pezulluar nga Këshilli i Europës, një shteti lirë si Kosova po bëhet pjesë e Këshillit të Europës. Në rrugën e akordimit të vizave, një rol negativ ka luajtur Shqipëria, me shkallën e lartë të krimit të organizuar, drogës, sa duke parë statistikat e Shqipërisë, kanë frikë të lënë të vërshojnë shqiptarët, por treguesit e kriminalitetin në Kosovë janë më të mirë se në Shqipëri.

Mirënjohje qeverisë dhe taksapaguesve francezë për kredinë e butë prej 50 milionë eurosh, në veçanti për destinacionin e kësaj kredie. Do të isha dakord për çdo lloj legjislacioni dhe fondi dhe mase tjetër që do të synonte rrëzim e murit shekullor të patriarkisë, dhunuesit të lirive të të drejtave të njeriut. Qeveria socialiste pas diktaturës Envës Hoxha është qeverisja më armike ndaj gruas shqiptare.

Në asnjë vend si në Europë nuk vendoset kanabizimi si politik. Rama thotë se do pyes këshillimin nëse janë dakord apo jo për përdorimin personal të drogës. A e kuptoni se çfarë fatkeqësishë të mëdha i keni krijuar gruas shqiptare. Pas meje qëndrojnë 13-14 ministre, por problemi është se këto dhe të gjitha deputetet duhet të jenë avokate të çdo gjë, të interesave të grave shqiptare. pse të jetë vetëm opozita? Vetëm ne do flasim?

Kemi një borxh 1 trilionë, jo se kemi rritur taksat, por sepse kemi shpërdoruar paratë. kemi një borxh 106%, keni rrit taksat dhe keni vjedhur dhe vetëm vjedhur. Çfarëdo afere që t'iu hapim, 700 milionë janë dhënë për ahengje, kjo është çmenduri! Për festat e bashkisë ku e kemi ne këtë luks dhe mundësi? Pastaj marrim fondin nga Franca dhe e fusim në buxhet." tha ai.

Fjalën menjëherë e mori ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili iu përgjigj duke thënë se është njeriu i fundit që ka të drejtën të flasë për barazinë gjinore dhe se kontributi i tij më i mirë për të rinjtë, vajzat dhe gratë do të ishte heshtja e tij.

"Ky është Saliu i tretë, pasi shkatërroi çerdhet, kopshtet, azilet dhe qendrat shëndetësore. Prodhoi gjithë ato tragjedi, jo vetëm e barazi gjinore, por tragjedi që i kemi paguar me kosto shumë të mëdha, tani flet si kalorës i barazisë. Gjuha që përdore tani nuk ka lidhje me barazinë gjinore. Tani të paktën në këtë moshë, i vetmi mesazh i mirë që përçon ti është të heshtësh minimumi. Sa herë flet këtu është sikur autori kthehet te vendi i krimit.", u shpreh ai.

"Çfarë të shtyn të bëhesh bodyguardi i Ramës", kjo ishte pyetja që i drejtoi menjëherë Berisha-Manjës.

Ministri tha se është krenar të jetë pjesë e kësaj qeverie që i shërben shqiptarëve.

"Sali, Edi Rama është në mandatin e tretë të qeverisje sepse e batojnë mbi 800 mijë shqiptarë, dhe unë e kam për nder që jam shërbëtor i qeverisë Rama 3 dhe i shqiptarëve.", tha ministri.

Ora 15:01
Rezoluta për dënimin e masakrës së Srebrenicës, Basha 'thumbon' Berishën: Ndërgjegjja është akoma e pa qetësuar nga plagët e krimet e genocidit në Kosovë

Ish kryetari i PD Lulzim Basha e quajti moment kyç për Ballkanin aplikimin e Kosovës për Këshillin Evropian.  Ai thumboi edhe Sali Berishën kur tha se disa ndërgjegje ende nuk janë qetësuar nga krimet ndaj njerëzimit.

“14 vite pas shpalljes së Kosovës së Pavarur rajoni ynë ka përjetuar një çlirim nga makthet e destabilizimit dhe luftës dhe investimi në Kosovën e pavarur, në Kosovën krah opër krah me bijat me uniformë në vendet anëtarë te NATO është investimi më i suksesshëm, sot kemi rastin të përshëndesim njëzëri një moment kyc të zhvillimeve për Ballkanit, aplikimin e Kosovës në Kiev, ndjej një kënaqësi të dyfishtë, që te ketë një mbështetje të anëtarëve të Këshillit të Europës, progresi i Kosovës është domethënës, kjo dekada ka shënuar rrëshqitje në indeksin e demokracisë, por jo Kosovës, e cila ka treguar në çdo rast elektoral, kur është përballur në zgjedhjen mes dhunës, se ka qenë në anën e duhur, ka respektuar de fakto dhe de juro të gjitha kërkesa, ndaj thirrja ime e parë është që instancat e shtetit shqiptar të japin mbështetjen e nevojshme duke nisur nga parlamenti, së dyti ta konsiderojmë jo një hap të izoluar, por përfshirjen e Kosovës nga çdo institucion ndërkombëtar, dua të uroj që qytetarët e Kosovës dhe të gjitha forcat politike t’ju siguroj për mbështetjen e plotë, timen personale, dhe të gjithë atyre që e konsiderojnë këtë ogur të mirë këtë ditë, dhe t’i përgëzoj dhe t’i kërkoj bashkëpunim të frytshëm, e këtij objektivi madhor, përkundër hijeve të zeza ku dhe sot munguan aty ku ndërgjegjja është akoma e pa qetësuar nga plagët dhe krimet genocidiale, përkundër skepticizmit të ecim për para në për një Kosovë në institucionet euroatlantike”, tha Basha.

Ora 14:27
Çfarë po ndodh në Kuvend? Gazment Bardhi nis mbledhjen e firmave për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike

Teksa në Kuvend po diskutohej, deputetët e PD-së kanë përfituar për të mbledhur disa firma për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e investitorëve strategjik. Në disa foto të publikuara nga LSA, shihet se deputeti Gazment Bardhi negocion me kolegët e tij demokratë për të firmosur nismën. Ndërkohë që në fletën e bardhë shihet se janë 6 firma. Një ditë më parë mazhoranca rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të përhershëm për Investitorët Strategjik, ndërsa Bardhi paralajmëroi se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor.

Ora 14:12
Kush është deputeti socialist që votoi pro rezolutës së propozuar nga PD për gjenocidin serb (FOTO)

Ilir Ndraxhi është deputeti socialist që votoi pro rezolutës që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë. Kërkesa për  dënimin e kësaj masakre është rikthyer pas 27 vitesh nga deputeti i PD, Tritan Shehu, mbështetës i Sali Berishës.

Ora 13:45
Hua për barazinë gjinore, Duma: Të mos bëhen projekte, jepini grave të dhunuara mbështetje direkte financiare

 

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur këtë të enjte në Kuvend për barazinë gjinore duke kërkuar që t'i jepet grave mbështetje direkte financiare. Duke iu referuar projektligjit për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore, Duma tregoi bisedën me përfaqësuesin e qeverisë.

Sipas saj, me këtë 50 milionë euro që supozohet të shkojë për barazinë gjinore, borxhi publik arrin në 73.4%. Megjithatë thekson se paratë duhet të shkojnë drejpërdrejtë për gratë që janë të dhunuara dhe kanë frikë të ngrenë kokën sepse janë të varfra.

"Një gjë e dini dhe ju, kjo 50 milionë euro nuk është barazi gjinore. 50 milionë euro është borxh buxhetor dhe për barazinë gjinore. Unë jam e fushës, e di çfarë do të thotë 50 milionë euro. Nëse për gruan do të investohej, do ishte gjë e madhe. Përfaqësuesi i qeverisë që erdhi në komision tha deshën francezët ta quanin barazi gjinore se nuk është e tillë.

Ju bëni dhe shani vetveten. Njerëzit nuk ju dëgjojnë vetëm juve. Ju thoni 50 milionë euro për barazinë gjinore. Nuk është çështja nëse rriten shifrat në letër, por çfarë ndodh me gruan. Le të mos ketë projekte, por t'i shkojnë drejtpërdrejtë ndihmë financiare ato miliona euro. Ne e dimë se dhuna ndodh se gratë janë të varfra. Nuk është çështja të bësh projekte, apo të bësh pyetje nëse janë dhunuar gratë e politikës. Kjo është hipokrizi. Nëse gratë e politikës nuk mbrojnë dot veten, larg qoftë që bëjnë politikë.

Është e dhimbshme se gruaja sot është në krahun e punës në bujqësi dhe ne harxhojmë lekë me projekte asistencash teknike. Fasoneritë e mbushura me skllavëritë për gratë. Ajo çfarë kërkoj nga zonjat kolege, a mund t'i çojmë drejtpërdrejt ato para për gratë? Sot nuk ka strehime të grave që nuk kanë ku shkojnë. Kemi arritur në një pikë që vidhet dhe thoni të bëhemi pjesë e vjedhjes. Është kthyer në "kap ca të kapësh". Do pres që dikush nga ju të thotë, kjo nuk është barazi gjinore, por buxhet, deficit buxhetor. Përfaqësuesi tha se me këtë shkon 73.4% borxhi publik i Shqipërisë", tha Duma.

Ora 10:36
Rrëzohet rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiç! Ish-kryeministri fotografon ata që votuan kundër

Kuvendi ka rrëzuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb për masakrën e Srebrenicës nga serb. Ndërkohë gjat ëkohës së votimit, sali Berisha fotografonte deputetët që votuan kundër.

‘Votuat sipas urdhrit të Aleksadër Vuçiç. Shqipëria nuk ka patur kurrë më anti-shqiptar si Edi Rama. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovovë.’- tha Berisha.

Ora 10:36
Balla-Berishës: Furnizove me naftë kontrabandë ushtrinë serbe! Të nisin hetimet për thyerjen e embargos së OKB, nuk është çudi që u shpall 'non grata'

 

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka folur në Kuvend për mocionin për debat me kërkesë të PD për dënimin e gjenocidit serb dhe masakrën e Srebrenicës duke cilësuar Sali Berishën si përgjegjësin kryesor. Për këtë bën thirrje që çështja të rihapet nga drejtësia pasi ka furnizuar me naftë kontrabandë makinat serbe të Millosheviçit. Ndër të tjera Balla propozon që 11 korriku të vendoset si datë për seancë plenare që të përkujtohet kjo masakër.

"Erdhe si cjapi te kasapi sot o Sali. Kisha kohë që doja të thoja disa gjëra, kemi bërë gabim që si kemi hapur më parë petat me ty. Më dëgjoni me vëmendje se kjo çështje nuk mbyllet sot. Është ajo gazeta letër higjenike që ti quan dhe në bazë të këtij raporti SHBA arrijnë përfundimin se Shqipëria po thyen embargon. Ja thashë dje kryetarit që kishe lënë ti, Tritan Shehut dhe ne mund të biem dakord për një rezolutë por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde. Ti nuk merr asnjëherë asnjë mbështetje, kurrë. 4 vite sa të jesh këtu, kurrë, nuk do jesh 4 po nejse, do flasim. Libri që quhet rregullat e heshtjes dhe thotë kemi pasur marrëveshje të heshtur me Berishën për të shtrirë tubat në liqen të Shkodrës për të vënë tubat në Bunë dhe në formë pluskuese dhe për të çuar naftën në Mal të Zi. Tani ndjen ndonjë përgjegjësi që ke thyer embargon e Kombeve të Bashkuara me marrëveshje? E thotë homologu yt i Malit të Zi. Është e shkruar në raport, nuk është çudi që u shpalle ‘non grata’. Unë nuk e kuptoj ku e gjen ti që je dhe i pari, se pas kaq vitesh njeriu ka një lloj keqardhje se kanë vdekur 8 mijë njerëz. Ti ke përgjegjësi direkte se ke furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Ky është fundi i botës dhe për disa këtu që kanë vënë firmën pa e ditur çfarë kanë firmosur. Ti nuk duhet të jesh në këtë sallë. Ti je kot fare dhe duhet të mbash përgjegjësi për këtë. Kjo është vepër penale që nuk parashkruhet. Kjo është një çështje që drejtësia duhet ta rihapë. Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet të hapet. Sa i përket luftës së Kosovës, mbetesh tradhtari më i madh.", tha Balla.

 

Ora 10:25
Berisha: Njihni gjenocidin serb në Bosnjën! Vuçiç është Putin-i i vogël, tha se duhen vrarë 100 myslimanë për 1 serb

 

Sali Berisha i kërkoi kuvendit që të votojnë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Serbrenisë, Bosnjë-Hercegovinë. Barisha sulmoi po ashtu edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se ai është frymëzuesi i gjenocidit.

‘Nisma e PD për të dënimin e masakrës së Sebrenicës në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB dhe për tu mbrojtur, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie më të madhe pas luftës së Dytës Botërore të regjistruar ne Evropë. Ka synim të shprehë solidaritetin me Bosnjë-Hercegovinën. Pavarësisht nga kjo, aty u zhvillua kasaphana më e madhe. Ata që arritën të shpëtojnë, u ndoqën pyjeve të Bosnjës dhe u ekzekutuan pothuajse njëri prej tyre. Ato që nuk njohin gjenocidin kanë njohje prehistorike. Parimi klasik i gjenocidit të bazuar në urrejtjet fetare. Kemi detyrim madhor, për të dënuar këtë gjenocid, i cili është sanksionuar në vendime të gjykatave më të mëdha të kohës.

Por pa dyshim udhëheqësit, si Aleksandër Vucic i cili është regjistruar se për cdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. Nëse Ballkani sot ndodhet në këtë situatë, në rast se nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet madhore është qendrimi i gabuar ndaj Vuçiç i cili ësh të frymëzues i genocidit serb. Ky njeri është një Putin i vogël i gatshëm që ti përsërisë ato në çdo kohë. Ju nuk votoni një rezolutë që dënon barbarinë më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore ndaj një fqinji siç është Bosnja. Faktori Dodik po dëmton këtë shtet të marrë vendimet e duhura. Ju ftoj të votojmë këtë rezolutë si një detyrim madhor të një kombi të qytetëruar.’- tha Berisha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 12/05/2022 19:01

    Prorus dhe pro serb dhe anti Amerik e ke pothuajse tërë PS të Punes me në krye Edvin shkjaun shqipfolës!

    Përgjigju
  • Fuat: 12/05/2022 16:13

    Sa mire. Rezoluten per krimet e Sebrenices nuk e votojme se na prish pune te tjera me Vucic. Por ama te miratojme nje rezolute per thyerjen e embargos ndaj ish jugosllavise kjo eshte ceshte. Ishall dikush e heton... dhe na nxjerr zbuluar faktorin jamerikan te kohes. Se cfare mund te jete "djallezore" te kerkosh te denohet nje genocid i pranuar nga gjithe bota, kjo eshte cik afer mendsh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?