Ngecin negociatat/ Toni Gogu: S’ka pazare me 'non grata', opozita reflektoi! Gështenja: Mbledhja u shty se s’ka produkt final

13 Mars, 21:17| Përditesimi: 14 Mars, 08:30

  • Share

Negociatat mes PS dhe Rithemelimit duket se kanë ngecur, ndërsa mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e parashikuar për ditën e sotme nuk u mbajt. Deputeti socialist Toni Gogu i ftuar në Report Tv thotë se nuk ka pazare, por po zbatojnë kushtetutën.

Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, deputeti i mazhorancës thekson se nuk ka asnjë negociatë me non grata, por sipas tij është një reflektim i opozitës dhe mirëpresin dëshirën e tyre për të kthyer në normalitet në Kuvend. Ai thekson se mazhoranca është e gatshme të ngrejë komisione hetimore sipas asaj çfarë parashikon ligji.

“Ky është Bardhi që njoh unë, ka qenë ministër Drejtësie, është profesionit, që përdor fjalën si mjetin kryesor të parlamentarzimit, besoj ka një ndërgjegjësim. Tha është një mbledhje normale, po diskutohet, diskutohet axhenda parlamentare. Bardhi dhe kolegët kanë kuptuar që parlamenti në rrënje ka të folurin, përplasen alternativat qeverisëse, nuk ka as shashka.

E gjitha ishte një pretekst për të fshehur rrënjën kryesore të problemit në familjen e tyre. Mbledhja është shtyrë në Konferencën e Kryetareve, s’ka marrëveshje, s’ka pazare. PS që kur e ka nisur, kemi bashkuar vullnetin tonë për 3 komisione hetimore, pavarësisht se si u keqpërdorën. Parlamenti ka funksion të bëjë ligje dhe të ushtrojë kontroll parlamentar, një komision nuk mund të dalë jashtë këtyre dy objektivave”, tha Gogu.

Nga ana tjetër, deputeti i Rithemelimit Lefter Gështenja thotë se nëse plotësohen kushtet e opozitës i kthehen normalitetit në Kuvend që në seancën e radhës. Ai thotë se mbledhja e Konferencës së Kryetarëve që ishte parashikuar për sot u shty se ende s’ka një produkt final mbi ato çfarë është rënë dakord për ngritjen e 2 komisioneve hetimore dhe një tjetër nënkomison të ‘reformave’.

"Nuk ka tërheqje të Bardhit. Ka patur përpjekje që nga 12 tetori kur janë rrëzuar 3 komisione. Nuk ka marrëveshje. Lidhur me shtyrjen është se s’ka material final për tu ulur dhe rënë dakord. Në konferencën e kryetarëve është hapur drita jeshile që të nisë puna për dy komision. Ngritja e tyre është e drejtë kushtetuese e opozitës. Është rënë dakord që do gjendet zgjidhje dhe derisa të kemi një produkt final le të presim", tha Gështenja. 

Ora 22:32
Pse PS nuk ngre komision hetimor për ‘McGonigal’? Toni Gogu zbulon arsyen dhe ironizon opozitën: Ta hetojmë ne se s’po e bën punën Dumani

 

Deputeti socialist, Toni Gogu zbulon në Report Tv arsyet se përse mazhoranca nuk pranon ngritjen e një komisioni hetimor për ‘McGonigal’, të kërkuar nga opozita.

Ai thotë se kjo kërkesë e opozitës për komision hetimor për McGonigal’ është rrëzuar sepse del jashtë veprimtarisë parlamentare, pasi është një vepër penale e bërë në një juridiksion të huaj, e hetuar dhe e gjykuar nga një prokurori dhe gjykatë e huaj.

“Ajo çfarë ne kemi bërë deri tani është debati parlamentar. Në ditën 1 kemi thënë kjo është jurisprudenca kushtetuese, objekti duhet të jetë në përputhje me jurisprudencën, duhet të jetë specifik, s’duhet te kalojë jashtë veprimtarisë parlamentare. Po marr një, McGonigal. Një vepër penale e bërë në një juridiksion të huaj, nga një ish funksionar i huaj, e hetuar nga një prokurori e huaj, e gjykuar nga një gjykatë e huaj.

Ky parlament cilin ligj do përmirësojë, si vepron FBI me zyrtarët e vet, cilin kontroll parlamentar do përmirësojë, se si FBI duhet të ushtrojë më mirë veprimtarinë e vet. Apo duam të marrim kompetencat e organeve ligjzbatuese shqiptare, që nëse në atë dosje paska një veprimtari të jashtëligjshme ta hetojmë ne se nuk e heton dot SPAK e Dumani me kolegët e vet nuk po bëjnë punë e mirë dhe ta ndihmojmë ne”, tha Gogu në Report Tv.

Kujtojmë, që gjykata federale e Uashingtonit dënoi më 16 shkurt, me 28 muaj burg ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.

Ora 22:10
Negociatat/ Galdini ‘shigjeton’ Bardhin: Çon Berisha një bedel në marrëveshje me Ramën

 

Sa i takon negociatave PS-Rithemelimi për kthimin në normalitet të Kuvendit, kreu i Lëvizjes së Re, Arian Galdini thotë në Report Tv se kjo është një marrëveshje Berisha-Rama. Sipas tij, Rama, Berisha, Meta e Basha kanë një qëllim të vetëm, të mbajnë peng reformën zgjedhore dhe ndryshimin e elitave politike.

"Çon Berisha një bedel në marrëveshje me Ramën. Thotë Rama s’kam komunikim me Berishën, por me të dërguarin. A nuk ndodhi në 2017 e njëjta histori, a nuk vajti Basha dhe dolën me marrëveshjen e famshme. Bardhi thotë që unë flas me Berishën, PS thotë nuk flas me Berishën. E vërteta është kjo, Berisha, Rama, Meta, Basha kanë një interes, për ta mbajtur Reformën Zgjedhore dhe ndryshimin e elitave peng”, tha Galdini.

Ora 21:55
Reforma Zgjedhore, deputeti i Rithemelimit: S’mund të vendosin 3 veta për ne, duhet të jetë gjithëpërfshirëse

Deputeti i Rithemelimit, Lefter Gështenja ka folur për Reformën Zgjedhore në Report Tv. Gështenja thotë se reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe se nuk mund t’i përfaqësojnë 3 veta, duke nënkuptuar këtu grupin Basha.

“Për 100 veta nuk mund të vendosin 3 veta, për 47 veta nuk mund të vendosin 3 veta, për reformën zgjedhore. Ktheu pas në kohë dhe është e njëjta panoramë, bashkëkryetari i Zgjedhores që thotë do bashkëpunojmë me opozitën jashtëparlamentare ne 2020 që ishte shumica jashtë, por vendimet do i marrim me opozitën parlamentare se i duheshin vota. Të njëjtën gjë tentonin të bëjnë dhe këtë radhë, Nëse duam të luajmë pastër, me përcaktime të sakta për t’u futur në një garë normale. Duhet një reformë gjithëpërfshirëse, grupi i PD është rreth 40 deputetë, vendos grupi parlamentar”, tha Gështenja.

Ora 21:37
Marrëveshje me Berishën? Toni Gogu: S’ka negociata, duan të rehabilitojnë një kartë të djegur që i ka marrë peng

 

I pyetur nëse PS po negocion me Sali Berishën, deputeti Toni Gogu tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se nuk ka asnjë negociatë, por mazhoranca po bën detyrën e saj dhe po respekton Kushtetutën e Kuvendit. Gogu thotë se deputetët e opozitës po përpiqen të rehabilitojnë në ‘kartë të djegur’, referuar Sali Berishës.

“Ne nuk po negociojmë. Ne jemi atje ku kemi qenë, të ulur në Kuvend për të përplasur alternativat. Misioni i tyre është që të padëshirueshmin ta bëjnë të dëshirueshëm. Ka një përpjekje të palodhur te rrugica. Misioni është që të pandehurin ta bëjnë të persekutuar politik. Të mposhturin politik ta bëjnë heroin se vetëm ky i mund socialistët. Ky është misioni i tyre. Misioni i PS është një mision që është në të mirë të qytetarëve. Po ti shikoni, misioni të kithëta. Misioni i tyre është të rehabilitojnë një kartë të djegur të politikës shqiptare që i ka marrë peng. Ne ulemi në ulëset e Kuvendit se kur jemi betuar atje, jemi betuar që do i shërbejmë kushtetutës. Jemi të lumtur që kolegët opozitarë kanë kthyer në ulëset e tyre dhe të fillojmë debatet”, tha Gogu.

Ora 21:25
Shtyrja e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Gështenja: S’ka material final për komisionet, tërhiqemi nga kaosi vetëm nëse plotësohen kushtet

 

Deputeti i Rithemelimit, Lefter Gështenja i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv foli për shtyrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve dhe negociatat me PS. Ai thotë se mbledhja u shty se ende s’ka një produkt final mbi ato çfarë është rënë dakord për ngritjen e 2 komisioneve hetimore dhe një tjetër nënkomison të ‘reformave’. Gështenja thotë se s’ka asnjë marrëveshje, pasi komisionet hetimore janë e drejtë e opozitës dhe ata do tërhiqen nga kaosi vetëm nëse plotësohen kushtet.

“Nuk ka tërheqje të Bardhit. Ka patur përpjekje që nga 12 tetori kur janë rrëzuar 3 komisione. Nuk ka marrëveshje. Lidhur me shtyrjen është se s’ka material final për tu ulur dhe rënë dakord. Në konferencën e kryetarëve është hapur drita jeshile që të nisë puna për dy komision. Ngritja e tyre është e drejtë kushtetuese e opozitës. Është rënë dakord që do gjendet zgjidhje dhe derisa të kemi një produkt final le të presim.  Nga ana e opozitës ju siguroj që s’do ketë tërheqje, ndryshim nga qëndrimi, mjafton t’u hapet drita jeshile këtyre tre çështjeve dhe opozita i kthehet jetës parlamentare”, tha Gështenja.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?