Deputeti i Rithemelimit, Lefter Gështenja i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv foli për shtyrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve dhe negociatat me PS. Ai thotë se mbledhja u shty se ende s’ka një produkt final mbi ato çfarë është rënë dakord për ngritjen e 2 komisioneve hetimore dhe një tjetër nënkomison të ‘reformave’. Gështenja thotë se s’ka asnjë marrëveshje, pasi komisionet hetimore janë e drejtë e opozitës dhe ata do tërhiqen nga kaosi vetëm nëse plotësohen kushtet.
“Nuk ka tërheqje të Bardhit. Ka patur përpjekje që nga 12 tetori kur janë rrëzuar 3 komisione. Nuk ka marrëveshje. Lidhur me shtyrjen është se s’ka material final për tu ulur dhe rënë dakord. Në konferencën e kryetarëve është hapur drita jeshile që të nisë puna për dy komision. Ngritja e tyre është e drejtë kushtetuese e opozitës. Është rënë dakord që do gjendet zgjidhje dhe derisa të kemi një produkt final le të presim. Nga ana e opozitës ju siguroj që s’do ketë tërheqje, ndryshim nga qëndrimi, mjafton t’u hapet drita jeshile këtyre tre çështjeve dhe opozita i kthehet jetës parlamentare”, tha Gështenja.
Lajmi kryesor:
Ngecin negociatat/ Toni Gogu: S’ka pazare me 'non grata', opozita reflektoi! Gështenja: Mbledhja u shty se s’ka produkt final
SI.E.//ReportTv.al