Studimet e shumta tregojnë se grupi i gjakut luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndet. Grupet e gjakut janë katër: A, B, AB dhe Zero. Këto grupe formohen që në fillim të jetës.
Çdo grup gjaku ka karakteristika unike që mund të ndikojnë tek mbipesha dhe predispozita e sëmundjeve.
Sipas studiuesve, çdo grup gjaku ka më tepër nevoja për ushqime specifike.
Një seri studimesh të fundit sugjeron që lloji i gjakut – A, B, AB ose O arrin të ndikojë në shtimin ose uljen e shanseve për një sërë kushtesh shëndetësore, nga sëmundjet kardiake deri tek problemet e tretjes.
Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se si t’i shpjegojnë lidhjet mes grupit të gjakut dhe sëmundshmërisë, por po i dedikojnë studime të vazhdueshme për të arritur në konkluzione përfundimtare.
Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit në SHBA, personat me grup gjaku zero përballen me rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës, sigurisht pa përfshirë trashëgiminë gjenetike.
Ushqyerja e duhur për çdo grup gjaku
Grupi 0
Njerëzit që kanë grupin e gjakut zero kanë më tepër nevojë për një regjim ushqimor më të pasur me proteina. Ato merren tek mishi pa dhjamë, shpendët, peshku dhe perimet.
Grupi A
Njerëzit që kanë grupin e gjakut A kanë më tepër nevojë për më shumë fruta, perime, fasule dhe drithëra të plota.
Grupi B
Ushqimet që u bëjnë mirë njerëzve me grupin e gjakut B janë barishtet, vezët, mishi pa dhjamë dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë. Sipas studimeve të linkuara më lart, atyre mund t’i duhet të kufizojnë misrin, thjerrëzat, domatet, kikirikët dhe farat e susamit.
Grupi AB
Ushqimet më tepër të përshtatshme për këtë grup gjaku janë frutat e detit, barishtet dhe produktet e bulmetit. Njerëzit me këtë grup gjaku mund t’i duhet të kufizojnë kafeinën, alkolin dhe mishrat e përpunuar.
Grupi i gjakut, karakteristikat
Njerëzit me grupin e gjakut A kanë tendencën të tresin shumë lehtë karbohidratet dhe nuk e akumulojnë dhjamin në zonën e barkut. Njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë vështirësi në tretjen e karbohidrateve dhe shëndoshen më shpejt në këtë zonë.
Po ashtu njerëzit me grupin e gjakut A stresohen më lehtë, ndaj duhet të kryejnë aktivitete qetësuese. Njerëzve me grupin e gjakut B u pëlqejnë sfidat e trupit dhe shpirtit ndaj preferojnë ngjitjet në mal e të tjera