Çfarë u fol për Radojçiçin? Publikohet incizimi i parë i bisedës mes deputetes së Vetëvendosjes në Kosovë me atë të Listës Serbe

10 Korrik 2023, 18:56| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 15:50

  • Share

Gazeta Nacionale ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Gazetari Berat Buzhala në hyrjen e përgjimeve të para ka zbuluar se këto incizme janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Pas publikimit të këti audiopδrgjimi, opozita i ka kërkuar Kurtit të dorëhiqet. 

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta, raporton ekskluzivisht Nacionale.

Në përgjimet e tjera që do të publikohen ditëve në vazhdim Kusari-lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, i ofendon kolegët e vetë nga partitë në opozitë dhe një letër që Radojiçiq ia ka përcjellë shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Slavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon asnjëherë.

Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

Mimoza: “Dy tre minuta”

Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”

Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe cfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”

Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”

Slavko: “Milani bre është kryesore, po cfarë Rakiqi, i cili është vec kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspa tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”

Mimoza: “Pse po më thua mua?”

Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”

Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”

Mimoza: “E di Slavko ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”

Video më poshtë e keni përgjimin e plotë të pjesë së parë./Nacionale

Ora 23:50
Kusari: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën më Radojçiçin

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, në emision “Debat Plus” e ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i njoftuar për bisedën e saj me kriminelin, Milan Radojçiç.

Kusari ka shtuar se këtë ia ka treguar më vonë.

“Jo s’ka qenë (i informuar Kurti)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaqua në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simiq. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiçin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kam ndjerë obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethanat se si ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë ajo.

Ora 20:09
Përgjimet e ‘Vetëvendosjes’, opozita e Kosovës: Kurti të dorëhiqet

1688461185_albinkurti.jpg

Pas publikimit të një audiopërgjimi të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ku komunikon me zyrtarin e lartë të listës Serbe Slavko Simiç, opozita e Kosovës ka reaguar ashpër

Në përgjim flitet edhe për  flitet për kontaktet e Kusari Lilës me Milan Radojçiç, një kriminel i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti ka shkruar në profilin e tij në Facebook se mashtrimit i erdhi fundi dhe u tregua se me kë po bashkëpunon qeveria e Kosovës.

“Mashtrimit i erdhi fundi. Sipas asaj që u raportua në media rezulton se përçmimi i Kurtit ndaj aleatëve të Kosovës (me shprehjet: ‘Shtëpia e Verdhë’, ‘Amelika’, ‘Sekretari i Shtetit naiv’, ‘BE-ja tigër prej letre’ e marrëzi të tjera) dhe lavdet për Oliver Ivanoviqin nuk kanë qenë reagime të momentit. Ato reagime duket se kanë qenë të koordinuara. Zonja që shërben si ndërmjetësuese mes Kurtit dhe Radojqiqit shihet se e kryen punën me zell.Kjo zonja ndërmjetësuese, në emër të Kurtit, ka negocuar me atë që është në listë të zezë nga SHBA për shtrirjen e institucioneve të Kosovës në veri, për normalizimin lidhur me furnizimin dhe pagesën e energjisë e çështje të tjera. Ja me kë kordinohen këta mashtrues, e jo me Amerikën.“, shkroi Hoti.

Një reagim e ka patur edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi shkroi në Facebook duke ironizuar Albin Kurtin se nëse bashkëpunimi me Milan Radojçiç ishte me koordinim apo jo, ndërsa Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri i bëri thirrje Prokurorisë në Kosovë që të nisë menjëherë hetimet.

“Dëgjuam përgjime që tregojnë bisedat tua me Radojicin. Bëjmë thirrje te Prokuroria që të marrë hapa që janë në komunikim me ata njerëz që janë në listë të zezë me Amerikën. Po fillon një epokë e re e prezantimit të VV-së me Radojiçiqin .Sot u hap një epokë e re që po e prezanton një bashkëpunimin tuaj me kryekriminelin Radojiçiç.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dorsa Kica Xhelili ka ironizuar Albin Kurtin për koordinimet e tij.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Son: 11/07/2023 10:42

    Po cka kjo bisede...kta Serbe kane wene ne qeveri...behen dhe biseda informal...cfare ka me shume kjo se biseda e Gjiknur termetit

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 11/07/2023 10:15

    Ky Berati eshte nje fuks i lindur e tradhtar, ajo asgja spaska than. Vetem biseda mes deputeteve.

    Përgjigju
  • Alban: 11/07/2023 07:59

    Bravo Berat te lumte qe po i nxier tradhetaret e vertet te shqiptateve

    Përgjigju
  • Emigrant: 11/07/2023 07:18

    Kur bejn patriotin e madh keta koqevaret e VV Keta si duket jan te gjth bashkpuntor me serbin Dhe sa shihet keta i futen ne burg heronjt e Uck se E ka mir melaim zeka qe vetem 10 perqind e kosovorave luftuan per liri Kurse te tjeret o ja mbathen per shqiperi e maqedoni Ose ishin luajal me serbin

    Përgjigju
  • Ali: 11/07/2023 02:45

    Te dorehiqet Kurti per ca biseda te pergjuara te ministrave te tij??? Pash zotin. Po ne ne Shqiperi jo pergjime por te fusim drune e hune, kemi dyzina ministrash ne burg, e te tjere gati, e keto dite edhe nje zc.kryeminister. A mos po dorehiqet gje kreu i keqeverisjes tek ne? Jo. Ai zgerdhihet e slzhgerryhet ne qelbin e korrupsionit qe gjeneron. Mgjt ju bjerini tellallit anti Kurti sipas vijes rampalliste.

    Përgjigju
  • rugova: 10/07/2023 23:32

    Po kjo eshte UDB-ashe e ndyte more, tan Kosova e njeh, asht njelloj si Gervalla kan ngran corben e prishun. Te na rroj magjari Kurti qe po na fundos.

    Përgjigju
  • Lala: 10/07/2023 21:17

    Arberor ...o Arberooor Ku je more

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?