Përgjimet e ‘Vetëvendosjes’, opozita e Kosovës: Kurti të dorëhiqet

10 Korrik 2023, 20:09| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 20:10

  • Share

1688461185_albinkurti.jpg

Pas publikimit të një audiopërgjimi të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ku komunikon me zyrtarin e lartë të listës Serbe Slavko Simiç, opozita e Kosovës ka reaguar ashpër

Në përgjim flitet edhe për  flitet për kontaktet e Kusari Lilës me Milan Radojçiç, një kriminel i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti ka shkruar në profilin e tij në Facebook se mashtrimit i erdhi fundi dhe u tregua se me kë po bashkëpunon qeveria e Kosovës.

“Mashtrimit i erdhi fundi. Sipas asaj që u raportua në media rezulton se përçmimi i Kurtit ndaj aleatëve të Kosovës (me shprehjet: ‘Shtëpia e Verdhë’, ‘Amelika’, ‘Sekretari i Shtetit naiv’, ‘BE-ja tigër prej letre’ e marrëzi të tjera) dhe lavdet për Oliver Ivanoviqin nuk kanë qenë reagime të momentit. Ato reagime duket se kanë qenë të koordinuara. Zonja që shërben si ndërmjetësuese mes Kurtit dhe Radojqiqit shihet se e kryen punën me zell.Kjo zonja ndërmjetësuese, në emër të Kurtit, ka negocuar me atë që është në listë të zezë nga SHBA për shtrirjen e institucioneve të Kosovës në veri, për normalizimin lidhur me furnizimin dhe pagesën e energjisë e çështje të tjera. Ja me kë kordinohen këta mashtrues, e jo me Amerikën.“, shkroi Hoti.

Një reagim e ka patur edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi shkroi në Facebook duke ironizuar Albin Kurtin se nëse bashkëpunimi me Milan Radojçiç ishte me koordinim apo jo, ndërsa Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri i bëri thirrje Prokurorisë në Kosovë që të nisë menjëherë hetimet.

“Dëgjuam përgjime që tregojnë bisedat tua me Radojicin. Bëjmë thirrje te Prokuroria që të marrë hapa që janë në komunikim me ata njerëz që janë në listë të zezë me Amerikën. Po fillon një epokë e re e prezantimit të VV-së me Radojiçiqin .Sot u hap një epokë e re që po e prezanton një bashkëpunimin tuaj me kryekriminelin Radojiçiç.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dorsa Kica Xhelili ka ironizuar Albin Kurtin për koordinimet e tij.


Lajmi kryesor:

Çfarë u fol për Radojçiçin? Publikohet incizimi i parë i bisedës mes deputetes së Vetëvendosjes në Kosovë me atë të Listës Serbe


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?