UEFA Champions League vijon të mërkurën e 19 shkurtit me katër ndeshjet e mbetura në fazën play-off, në ato të kthimit.
Gjithçka nis në "Iduna Park" në orën 18:45, me Dortmundin që pret Sportingun e Lisbonës. Ndeshja e parë foli 3-0 për gjermanët që kanë një avantazh të konsiderueshëm, përveç faktit që luajnë në fushën e tyre.
Ora 21:00 zbret në fushë gjashtë skuadra, aty ku spikat finalja e parakohshme mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. Në sfidën e një jave më parë ishin spanjollët që përmbysën ndeshjen 2-3 dhe janë në avantazh të lehtë.
Juventusi nuk e ka të lehtë në Holandë përballë PSV-së, paçka se në Torino fitoi 2-1. Bardhezinjtë duhet të mbajnë lart "flamurin" italian në Europë, kjo pas eliminimit të Milanit dhe Atalantës.
PSG duket se ka një detyrë të lehtë në shtëpi pasi kundër Brest në derbin e Francës fitoi 3-0 në përballjen e parë.
Kujtojmë se nga faza play-off për në turin e 1/8 deri në këto momente janë kualifikuar Feyenoord, Club Brugge, Bayern Munich dhe Benfica.
Champions League, faza play-off:
E martë, 18 shkurt 2025 - ndeshjet e kthimit
18:45 Milan 1-1 Feyenoord (0-1)
21:00
Atalanta 1-3 Club Brugge (1-2)
Bayern Munich 1-1 Celtic (2-1)
Benfica 3-3 Monaco (1-0)
E mërkurë, 19 shkurt 2025 - ndeshjet e kthimit
18:45 Dortmund – Sporting Lisbone (3-0)
21:00
PSG – Brest (3-0)
PSV – Juventus (1-2)
Real Madrid – Manchester City (3-2)
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Komente
