Fenerbahce 0-0 Benfica

Sport

Champions League/ Bodo 'shuplakë' Sturmit, Xherdan Shaqiri shënon për Baselin! Fenerbahce dhe Benfica llogari të hapura për në Portugali

21 Gusht, 10:21| Përditesimi: 21 Gusht, 10:27

  • Share

Turneu më prestigjoz për klube, Champions League zhvilloi të mërkurën katër ndeshjet e radhës për fazën play-off. Në sfidat e para Basel dhe Copenhagen barazuan 1-1, teksa për zviceranët shënoi Xherdan Shaqiri. Bodo/Glimt fitoi 5-0 kundër Sturm Graz, ndërsa dy ndeshjet e tjera u mbyllën pa gola; Celtic 0-0 Kairat Almaty, Fenerbahce 0-0 Benfica.

Në 'St. Jakob-Park' vendasit e Basel barazuan 1-1 kundër FC Copenhagen duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e radhës që zhvillohet javën që vjen në Danimarkë. Xherdan Shaqiri në minutën e 14-të zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë për vendasit, ndërsa Gabriel Pereira barazoi në shtesën e pjesës së parë.

Në Norvegji, Bodo/Glimt nuk e kurseu Sturm Grazin duke e mposhur 5-0 dhe duket se edicionin e ri do jetë pjesë e Champions League. Hogh, Bjortuft, Saltnes, Evjen dhe autogoli i Boving vendosën ndeshjen. Nëse nuk ndodh çudia, ndeshja e kthimit në Austri do jetë sa për formalitet.

Ndërkohë dy duelet e tjera i kanë llogaritë e hapura, pasi sfidat përfunduan 0-0. Celtic nuk mundi t'i shënonte Kairat Almaty, ndërsa në Stamboll ndeshja mes Fenerbahces dhe Benficas dhuroi emocione ndonëse pa gola.

Champions League, faza play-off, ndeshjet e para

E martë, 19 gusht 2025

Crvena zvezda 1-2 Pafos

Ferencvaros 1-3 Qarabag

Rangers 1-3 Club Brugge

E mërkurë, 20 gusht 2025

Basel 1-1 FC Copenhagen

Bodo/Glimt 5-0 Sturm Graz

Celtic 0-0 Kairat Almaty

Fenerbahce 0-0 Benfica

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?