Champions League zhvillon këtë të mërkurë (5 mars) katër ndeshjet e radhës për aktin e parë të 1/8. Pas katër përballjeve të një dite më parë, sot tetë skuadra do kërkojnë të hedhin një hap të sigurt për më tej, paçka se javën e ardhshme do zhvillohen edhe ndeshjet e kthimit.
Duke nisur nga ora 18:45, në Rotterdam merr jetë Feyenoord - Inter. Zikaltërit nuk do e kenë të lehtë në Holandë, pasi rivalët larguan në fazën play-off Milanin, andaj ekipi i Inzaghit është i paralajmëruar. Interi shkon në këtë përballje me disa mungesa të rëndësishme, sidomos në krahun e majtë të mbrojtjes. Carlos Augusto, Carboni, Darmian, Dimarco dhe Zalewski nuk do jenë të gatshëm, teksa Sommer do jetë në stol. Kristjan Asllani projektohet nga minuta e parë. Nga ana tjetër van Persie nuk do ketë të gatshëm plot 17 lojtarë.
Me fillim nga ora 21:00 do zhvillohen tre takime. Në Munich, Bayern pret Bayer Leverkusen në një derbi gjerman që spostohet në Evropë. Në Paris bie në sy përballja mes PSG-së dhe Liverpoolit. Të dyja klubet kanë "vrarë" kampionatet në shtete respektive dhe janë në një formë të admirueshme.
Ndeshje interesante edhe në Portugali, aty ku Benfica ka disa miq të veçantë, Barcelonën e Hansi Flick.
Champions League, ndeshjet e para - faza 1/8:
E martë, 04 mars 2025
18:45 Club Brugge 1-3 Aston Villa
21:00
Dortmund 1-1 Lille
PSV 1-7 Arsenal
Real Madrid 2-1 Atletico Madrid
E mërkurë, 05 mars 2025
18:45 Feyenoord - Inter
21:00
Bayern Munich - Bayer Leverkusen
Benfica - Barcelona
PSG - Liverpool
Feyenoord dhe Inter përballen sot në orën 18:45 në "De Kuip" për ndeshjen e parë të 1/8 mes tyre në Champions League. Zikaltërit duket se do bëjnë disa lëvizje në formacion, me Kristjan Asllanin që projektohet nga minuta e parë.
Lëndimi i Calhanoglu ka bërë që Asllani të jetë një zgjidhje për mesin e fushës, me repartin që do përbëhet nga Zielinski e Barella. Nga krahët Dumfries dhe Bastoni. Me mungesat në krahun e majtë, Bastoni është i preferuar për atë post.
Formacionet e mundshme
Komente
