Edin Terzic dhe Dortmundi në 2013 dhe 2024

Champions League/ Lotët e Edin Terzic te Dortmundi dhe rikthimi në finale si trajner pas 11 vitesh

8 Maj, 12:17| Përditesimi: 8 Maj, 12:20

  • Share

11 vite më parë ishte 30 vjeç dhe Edin Terzic, trajneri i Borussia Dortmund, ndodhej në Wembley të Londrës si një tifoz i verdhezinjve. Atë mbrëmje të 25 majit 2013 tifozi i madh i futbolli derdhi lot në shkallët e mitikut anglez, kjo pasi Dortmund humbi finalen e Champions League kundër Bayern Munich.

Ish-futbollist, Terzic luajti deri në verën e 2013 dhe "vari këpucët në gozhdë" edhe pse në futbollin amator. Qysh prej 2010 ai ishte pjesë e Dortmundit të zyrave, në rolin e kërkuesit të talenteve (skaut), duke kaluar në të gjitha hallkat e verdhezinjve, teksa në verën e 2022 në moshën 39-vjeçare iu dha besimi për të marrë frenat e ekipit të parë, kjo pas disa eksperiencave si ndihmës te Besiktas, Ëest Ham apo edhe Dortmund.

Verën e kaluar ai u pa në lot, me Dortmundin që pa të humbiste titullin në javën e fundit të Bundesligës me "fotofinish", kjo pasi Bayern Munich kishte shënuar më shumë gola dhe në përballljet direkte ishte më mirë.

Një sezon më vonë, sërish Terzic u pa dje në lot, me Dortmundin e tij që siguroi finalen e Champions League pas 11 vitesh, kjo pasi eliminoi PSG-në. Kështu, në 1 qershor të këtij viti Edin Terzic do rikthehet në Wembley sërish, këtë herë si trajner i Dortmundit dhe kërkon t'i përsërisë lotët, por këtë herë në formë gëzimi. Sot (e mërkurë) Real Madrid dhe Bayern Munich (2-2 ndeshja e parë), do diskutojnë mes tyre biletën e mbetur për në finale. Shanset janë reale që Dortmund të gjejë po Bayern Munich në Londër.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?