Ekipet shqiptare u impenjuan mbrëmjen e të martës në turin e parë kualifikues të Champions League. Në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 1-0 kundër Breidablik, Drita mposhti 1-0 luksemburgasit e Differdange, ndërsa në Oswestry, Shkëndija barazoi 0-0 kundër TNS.
Në 'Fadil Vokrri' në Prishtinë, kampionët e Kosovës, Drita fitoi 1-0 kundër Differdange në turin e parë kualifikues të Champions League. Sukses për djemtë nga Kosova në sfidën e parë, ndërsa gjithçka për kualifikimin do vendoset në sfidën e kthimit një javë më pas. Arb Manaj në minutën e 74-t vendosi duelin.
Në 'Park Hall' në Oswestry, uellsianët e TNS (The New Saints FC) dhe Shkëndija barazuan 0-0. Kampionët e Maqedonisë së Veriut do kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit që do luhet pas një jave në Shkup.
Ndeshjet e para në turin e parë kualifikues të Champions League:
Egnatia 1-0 Breidablik
Drita 1-0 Differdange
TNS 0-0 Shkëndija
Komente
