UEFA Champions League vijon mbrëmjen e së mërkurës me katër ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8. Sot do mësohen edhe katër çiftet çerekfinaliste, ndërsa priten përballje të forta.
Gjithçka nis në orën 18:45 me Lille - Dortmund. Ndeshja e parë mes tyre në Gjermani u mbyll 1-1 dhe gara për më tej është e hapur. Në orën 21:00 Arsenali pret miqtë e PSV Eindhoven. Anglezët janë tanimë në fazën tjetër pasi fituan në Holandë 1-7. Në Birmingham Aston Villa që fitoi 3-1 ndeshjen e parë kundër Club Brugge ka shanse për më tej.
Vëmendja do jetë padyshim te derbi i Madridit mes Atleticos dhe Realit. "Galaktikët" fituan 2-1 në ndeshjen e parë, por sfida mbetet e hapur. Fituesi i këtij çifti do ndeshet me atë të Arsenal - PSV.
Champions League, faza e 1/8 - Ndeshjet e kthimit:
E martë, 11 mars 2025
18:45 Barcelona 3-1 Benfica (1-0)
21:00
Bayer Leverkusen 0-2 Bayern Munich (0-3)
Inter 2-1 Feyenoord (2-0)
Liverpool 0-1 PSG (1-0) / 1-4 pas penalltive
E mërkurë, 12 mars 2025
18:45 Lille - Dortmund (1-1)
21:00
Arsenal - PSV (7-1)
Aston Villa - Club Brugge (3-1)
Atletico Madrid - Real Madrid (1-2)
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Skema dhe përballjet në fazën çerekfinale, ku spikat për momentin Bayern Munich - Inter.
Para ndeshjes kundër Atletico Madrid në Champions League, sulmuesi i Real Madrid, Kylian Mbappe nuk është stërvitur me grupit. Sipas The Athletic nuk ka të dhëna për një lëndim të rëndë, por Carlo Ancelotti nuk ka dashur ta ngarkojë.
Mbappe është stërvitur në palestër dhe pritet t’i bashkohet ekipit për seancën para ndeshjes. Francezi është golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon me 29 gola pas 42 ndeshjeve.
Real Madrid luan sot në fushën e Atleticos në orën 21:00, sfidë kjo e kthimit për 1/8 e Champions League. Duelin e parë "Galaktikët" e kanë fituar 2-1 dhe kërkojnë çerekfinalet.
Atletico pret këtë të mërkurë në orën 21:00 Real Madridin për ndeshjen e kthimit në fazën e 1/8 të Champions League. Sfida e parë në ‘Bernabeu’ u fitua 2-1 nga Real, ne sfidën që gjithsesi mbetet e hapur.
Për mediet trajneri i Real, Carlo Ancelotti tha se janë përgatitur edhe për penalltitë dhe kërkojnë kalimin më tej kundër një rivali që i respekton. Nëse kalojnë më tej, për italianin përgjegjës janë lojtarët, nëse eliminohen ai do mbajë përgjegjësi.
‘’A do të shënojë ky turne një cikël? Kjo na lejon të vazhdojmë të ëndërrojmë në këtë kompeticion, si në të kaluarën. Është një raund i 1/8 më i komplikuar se në vitet e tjera, por ne jemi besimplotë.
Barazim me Atleticon, pavarësisht se Liga e Kampionëve është “territor” i Real Madridit…
Duelet kundër Atleticos kanë qenë gjithmonë konkurruese, ndonjëherë kanë fituar ata, herë të tjera ne… Do të jetë konkurruese.
Brahim dhe Modriç luajtën në ndeshjen e parë. A është e padrejtë nëse nuk luajnë? Kam më shumë se njëmbëdhjetë lojtarë për këtë ndeshje, ata që nuk luajnë, do të kontribuojnë. Një zëvendësim i bërë mirë mund të bëjë diferencën.
Pak kohë më parë keni thënë se u kërkoni lojtarëve të vrapojnë ose të bëjnë diferencën. Çfarë do të jetë më e mirë në “Metropolitano”?
Nëse vrapon shumë, mund të barazosh ndeshjen. Nëse bën diferencën, ke më shumë mundësi të fitosh ndeshjen.
Stërvitja e penalltive për gjuajtje të mundshme. Nëse i bëni dhe si i aplikoni ato…
Ne duam të luajmë në çerekfinale sido që të jetë. Të përsëritësh penalltitë është e vështirë në stërvitje. Ne e kemi të qartë se kush do të shkojë të gjuajë nëse do të ketë të tilla. Në stërvitje… aty shihet si e gjuan një lojtar, nëse e gjuan më mirë se një tjetër…
Kur bëjmë listën e penalltive marrim parasysh atë që kemi parë në stërvitje, nëse është më i saktë, i sigurt, nëse shikon portierin apo jo.
Kur vjen gjuajtja, aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm. Ana psikologjike është më e rëndësishme se ajo teknike. Unë kam pasur lojtarë që ishin shumë të mirë në gjuajtje dhe më pas nuk kishin ndjesinë për ta bërë atë në një raund gjuajtjesh.
Kam fituar Ligën e Kampioneve me mbrojtës si Nesta e Serginho duke gjuajtur penallti, për të cilat ishin të përgatitur mirë. Nëse lojtari është i sinqertë, ai mund të ngrejë dorën dhe të thotë se nuk është gati. Gjithçka është në rregull, duhet të marrësh përgjegjësi nëse je gati.
Modriç nuk ka qenë kurrë titullar në dy ndeshje radhazi të dielën apo të mërkurën. Tendencë apo rastësi? Rastësisht, unë nuk i shikoj statistikat, Modriç nuk duhet të shqetësohet për këtë, unë nuk i shikoj ato.
Simeone, rivali juaj i madh në stol pas 27 ndeshjesh…
Ai është një trajner i madh dhe ne kemi një ide shumë të ngjashme për futbollin. Kam respekt të madh për këtë trajner.
Çfarë pret të bëjë Cholo? Mund ta parashikoj, por preferoj të fokusohem në atë që do të bëjmë ne, sepse Atletico mund të luajë në shumë mënyra, sulmuese, mbrojtëse, kundërsulme…
A prisni më shumë nga mirëkuptimi mes Vinicius dhe Mbappe? Unë nuk e kam parë këtë, më duket se ata shkojnë shumë mirë.
Kualifikimi është nga lojtarët apo trajnerët?
Lojtarët janë gjithmonë përgjegjës për fitoren dhe ju e keni që tani përgjegjësin për humbjen. Kjo nuk është problem për Madridin, kjo ndodh kudo, trajneri është gjithmonë i qartë për këtë, trajneri është përgjegjës, ne e kemi ditur prej kohësh. Për mua është në rregull, jam në një punë shumë të kërkuar dhe mendoj se është e drejtë që kam përgjegjësinë që duhet të kem’’, tha Ancelotti.
Komente
