Carlo Ancelotti

Sport

Derbi me Atleticon vlen çerekfinalen, Ancelotti: Vendosin detajet, e dini përgjegjësin nëse eliminohemi

12 Mars, 12:00| Përditesimi: 12 Mars, 12:03

  • Share


Atletico pret këtë të mërkurë në orën 21:00 Real Madridin për ndeshjen e kthimit në fazën e 1/8 të Champions League. Sfida e parë në ‘Bernabeu’ u fitua 2-1 nga Real, ne sfidën që gjithsesi mbetet e hapur.

Për mediet trajneri i Real, Carlo Ancelotti tha se janë përgatitur edhe për penalltitë dhe kërkojnë kalimin më tej kundër një rivali që i respekton. Nëse kalojnë më tej, për italianin përgjegjës janë lojtarët, nëse eliminohen ai do mbajë përgjegjësi.

‘’A do të shënojë ky turne një cikël? Kjo na lejon të vazhdojmë të ëndërrojmë në këtë kompeticion, si në të kaluarën. Është një raund i 1/8 më i komplikuar se në vitet e tjera, por ne jemi besimplotë.

Barazim me Atleticon, pavarësisht se Liga e Kampionëve është “territor” i Real Madridit…
Duelet kundër Atleticos kanë qenë gjithmonë konkurruese, ndonjëherë kanë fituar ata, herë të tjera ne… Do të jetë konkurruese.

Brahim dhe Modriç luajtën në ndeshjen e parë. A është e padrejtë nëse nuk luajnë? Kam më shumë se njëmbëdhjetë lojtarë për këtë ndeshje, ata që nuk luajnë, do të kontribuojnë. Një zëvendësim i bërë mirë mund të bëjë diferencën.

Pak kohë më parë keni thënë se u kërkoni lojtarëve të vrapojnë ose të bëjnë diferencën. Çfarë do të jetë më e mirë në “Metropolitano”?
Nëse vrapon shumë, mund të barazosh ndeshjen. Nëse bën diferencën, ke më shumë mundësi të fitosh ndeshjen.

Stërvitja e penalltive për gjuajtje të mundshme. Nëse i bëni dhe si i aplikoni ato…
Ne duam të luajmë në çerekfinale sido që të jetë. Të përsëritësh penalltitë është e vështirë në stërvitje. Ne e kemi të qartë se kush do të shkojë të gjuajë nëse do të ketë të tilla. Në stërvitje… aty shihet si e gjuan një lojtar, nëse e gjuan më mirë se një tjetër…

Kur bëjmë listën e penalltive marrim parasysh atë që kemi parë në stërvitje, nëse është më i saktë, i sigurt, nëse shikon portierin apo jo.

Kur vjen gjuajtja, aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm. Ana psikologjike është më e rëndësishme se ajo teknike. Unë kam pasur lojtarë që ishin shumë të mirë në gjuajtje dhe më pas nuk kishin ndjesinë për ta bërë atë në një raund gjuajtjesh.

Kam fituar Ligën e Kampioneve me mbrojtës si Nesta e Serginho duke gjuajtur penallti, për të cilat ishin të përgatitur mirë. Nëse lojtari është i sinqertë, ai mund të ngrejë dorën dhe të thotë se nuk është gati. Gjithçka është në rregull, duhet të marrësh përgjegjësi nëse je gati.

Modriç nuk ka qenë kurrë titullar në dy ndeshje radhazi të dielën apo të mërkurën. Tendencë apo rastësi? Rastësisht, unë nuk i shikoj statistikat, Modriç nuk duhet të shqetësohet për këtë, unë nuk i shikoj ato.

Simeone, rivali juaj i madh në stol pas 27 ndeshjesh…
Ai është një trajner i madh dhe ne kemi një ide shumë të ngjashme për futbollin. Kam respekt të madh për këtë trajner.

Çfarë pret të bëjë Cholo? Mund ta parashikoj, por preferoj të fokusohem në atë që do të bëjmë ne, sepse Atletico mund të luajë në shumë mënyra, sulmuese, mbrojtëse, kundërsulme…

A prisni më shumë nga mirëkuptimi mes Vinicius dhe Mbappe? Unë nuk e kam parë këtë, më duket se ata shkojnë shumë mirë.

Kualifikimi është nga lojtarët apo trajnerët?

Lojtarët janë gjithmonë përgjegjës për fitoren dhe ju e keni që tani përgjegjësin për humbjen. Kjo nuk është problem për Madridin, kjo ndodh kudo, trajneri është gjithmonë i qartë për këtë, trajneri është përgjegjës, ne e kemi ditur prej kohësh. Për mua është në rregull, jam në një punë shumë të kërkuar dhe mendoj se është e drejtë që kam përgjegjësinë që duhet të kem’’, tha Ancelotti.


Lajmi kryesor:

Champions League/ Mësohen sot katër çerekfinalet, spikat derbi Atletico - Real Madrid! Arsenali i kualifikuar, shpreson Dortmundi


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?