PSG feston fitoren në Spanjë

Sport

Champions League/ PSG përmbys 1-2 Barcelonën në Spanjë, Villarreal ndal 2-2 Juven! City ngec në Monaco, fitojnë Arsenal e Napoli

1 Tetor, 23:14| Përditesimi: 1 Tetor, 23:30

  • Share

Champions League zhvilloi këtë të mërkurë nëntë ndeshjet e mbetura për raundin e dytë të fazës së ligës në Champions League. Surpriza në fushë, me PSG-në kampione në fuqi që përmbysi 1-2 Barçën. U ndalën Manchester City, Juventus apo Leverkusen. Ndërkohë që tri pikë siguruan Arsenal, Newcastle, Napoli, Dortmund apo Qarabag.

Në ‘Lluís Companys’ vendasit e Barcelonës u përmbysën 1-2 nga kampionët në fuqi të PSG-së. Vendasit gjetën golin e avantazhit me Ferran Lopez pas 19 minutave lojë, ndërsa brenda pjesës së parë barazoi Mayulu. Për të siguruar tri pikët u desh që PSG të priste minutën e 90-të, aty ku Ramos shënoi golin e fitores pas asistit të Hakimit. Dy fitore në dy takime për PSG.

Në stadiumin ‘Ceramica’, Villarreal ndali 2-2 Juventusin duke i shkaktuar bardhezinjve barazimin e katërt radhazi këtë sezon. Mikautadze shënoi për spanjollët pas 18 minutave lojë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Juventusi përmbysi me kryeveprën e Gattit dhe golin e Conceicaos. Por në minutën e fundit një ish-si Veiga barazoi shifrat në 2-2. Dy barazime në Champions për Juven, ndërsa Villarreal merr pikën e parë.

Në stadiumin ‘Luigji II’, Monaco dhe Manchester City barazuan 2-2. Haaland shënoi dy herë për anglezët në pjesën e parë, ndërsa Teze barazoi momentalisht. Megjithatë në minutën e fundit Monaco barazoi me penalltinë e kthyer në gol nga Eric Dier.

Pas dy raundeve të para në fazën e ligës, Bayern Munich, Real Madrid, PSG, Inter, Arsenal dhe Qarabag kanë nga gjashtë pikë.

Champions League, raundi 2 - e mërkurë, 01 tetor 2025

18:45

Qarabag 2-0 FC Copenhagen

Royale Union SG 0-4 Newcastle

21:00

Arsenal 2-0 Olympiacos

Barcelona 1-2 PSG

Bayer Leverkusen 1-1 PSV

Dortmund 4-1 Athletic Bilbao

Monaco 2-2 Manchester City

Napoli 2-1 Sporting Lisbone

Villarreal 2-2 Juventus

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?