Champions League do vijojë këtë të mërkurë me nëntë ndeshjet e mbetura për raundin e dytë. Në 18:45 luhen Girona - Feyenoord dhe Shakhtar - Atalanta.
Duke nisur nga 21:00 në fushë zbresin bigët. Real Madrid luan në udhëtim me Lille, ndërsa Juventus në Gjermani kundër RB Leipzig. Bayern Munich udhëton drejt Birminghamit ku e pret Aston Villa. Liverpool përballet në 'Anfield' kundër Bolognas, ndërsa Atl. Madrid luan në Portugali me Benfican, një ndeshje që pritet sulmuese.
Kujtojmë që këtë sezon Champions League përbëhet nga një grup i vetëm me 36 skuadra dhe një renditje të përbashkët. Në fund të tetë takimeve (katër në shtëpi dhe katër jashtë), tetë skuadrat e renditura të parat kalojnë në fazën tjetër, ndërsa ato nga vendi 9-24 do luajnë play-off.
Champions League, raundi 2; e mërkurë, 02 tetor 2024:
18:45
Girona - Feyenoord
Shakhtar Donetsk - Atalanta
21:00
Aston Villa - Bayern Munich
Benfica - Atletico Madrid
Dinamo Zagreb - Monaco
Lille - Real Madrid
Liverpool - Bologna
RB Leipzig - Juventus
Sturm Graz - Club Brugge
Renditja: