Champions League/ Real Madrid e bën dramë në shtëpi, 'Galaktikët' dhe Manchester City kalojnë në çerekfinale

6 Mars, 22:53| Përditesimi: 7 Mars, 17:32

  • Share

Champions League zhvilloi ditën e dytë për ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8. Pas 90 minutave të kësaj të mërkure, një biletë për në çerekfinale e kanë siguruar Manchester City dhe Real Madridi, që i bashkohen kështu Bayerit të Munihut dhe PSG-së.

Në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi 3-1 me Copenhagen, duke përsëritur të njëjtin rezultat si në Danimarkë dhe me totalin 6-2 kalon më tej. Djemtë e Guardiolës mbyllën llogaritë që në pjesën e parë duke shënuar tre herë. Akanji në minutën e pestë, Alvarez në të nëntën dhe Haaland në 45+3 realizuan për vendasit, teska Elyounoussi për miqtë shkurtoi përkohësisht në të 29 minutë. Norvegjezi Halaand e çon në 41 numrin e golave të shënuar në 37 ndeshjet e tij në Champions.

Nga ana tjetër Real Madridi e bëri dramë dhe në "Bernabeu" barazoi 1-1 me RB Leipzig. Gjermanët u përballën denjësisht me ekipin që ka fituar më së shumti këtë trofe, por në fund "Galaktikët" e Ancelottit kalojnë më tej duke mos pasur surpriza. Edhe falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë, madrilenët sigurojnë suksesin. Mbrëmjen e së mërkurës për Realin shënoi Vinicius në të 65 minutë, para se Orban të barazonte tre minuta më vonë.

Bayerni i Munihut, PSG, Manchester City dhe Real Madrid janë katër skuadrat e para që sigurojnë një biletë për në çerekfinalet e Champions League, teksa katër ekipet e tjera do mësohen javën që vjen.

Champions League, faza 1/8:

E martë, 5 mars 2024

Bayern Munich 3-0 Lazio (0-1)

Real Sociedad 1-2 PSG (0-2)

E mërkurë, 6 mars 2024

Manchester City 3-1 Copengahen (3-1)

Real Madrid 1-1 RB Leipzig (1-0)

*Rezultatet e ndeshjeve të para

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?