Këtë të martë merr jetë edicioni i ri i Champions League, me një format të ri. 36 skuadrat do jenë pjesë e një grupit të vetëm, me skuadrat që do kenë tetë ndeshje në dispozicion, katër brenda fushe dhe katër jashtë saj. Për këto ndryshime UEFA ka akorduar edhe shpërblime të reja.
UEFA do të ofrojë pothuajse 2.5 miliardë euro (shuma e saktë 2,43 mld euro) të cilat do të ndahen mes 36 skuadrave pjesëmarrëse në kompeticion.
Kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube është rinovuar me një format të ri, i cili përfshin një grup të vetëm ku do të marrin pjesë 36 skuadra, 4 më shumë se në edicionet e fundit. 8 më të mirat do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në 24-t do të luajnë play-off.
Secila nga 36 klubet e kualifikuara në fazën e grupeve do të marrë 18.62 milionë euro (një rritje në krahasim me edicionin e mëparshëm që ishte 15.64 milionë euro).
Për të 8 ndeshjet e fazës së grupeve do të jepen bonuse në bazë të rezultateve: 2.1 milionë euro për çdo fitore dhe 700 mijë euro për çdo barazim.
Ekziston një bonus i lidhur me renditjen e fazës së grupeve, ku çdo klub do të marrë një shumë në bazë të pozicionit të tij në tabelë.
Skuadrat që kualifikohen në fazën e eliminimit do të marrin çmimet e mëposhtme:
kualifikimet e Play-Off-it: 1 milionë euro për ekip;
kualifikimi në 1/8 e finales: 11 milionë euro për ekip;
kualifikimi në çerekfinale: 12.5 milionë euro për ekip;
kualifikimi për në gjysmëfinale: 15 milionë euro për ekip;
kualifikimi në finale: 18.5 milionë euro për ekip;
fitorja në finale: 6.5 milionë euro.