Champions League

Formati i ri i Champions League/ Sa pikë nevojiten për të kaluar në 1/8, super kompjuteri bën llogaritë

17 Shtator, 17:28| Përditesimi: 17 Shtator, 17:37

  • Share

Këtë të martë fillon Champions League me formatin e ri. Këtë edicion ka shumë risi të bëra me dije nga UEFA; një grup i vetëm prej 36 skuadrash, secila prej të cilave do të luajë 8 ndeshje (4 në shtëpi dhe po aq jashtë fushe).

Tetë më të mirat e renditura në këtë format të ri, me një grup të vetëm, do të kualifikohen për në 1/8 finale, ndërsa ato që pozicionohen midis vendit të 9-të dhe 24-t do të duhet të përballen me “play-off”-in për të vazhduar më tej. Për skuadrat që zënë pjesët e poshtme të renditjes finale, nuk ka më rënie në Ligën e Europës, siç ndodhi deri në sezonin e kaluar.

Por sa pikë do t’i nevojiten çdo skuadre për të kaluar në fazën tjetër, pra në 1/8 finale?

Sistemi “Elo”, i përdorur për shah, u përpoq të bënte 10 mijë simulime dhe ja çfarë doli. Për të përfunduar i teti në renditjen e grupit të vetëm, vendi i fundit i disponueshëm për të hyrë drejtpërdrejt në fazën e eliminimit direkt (1/8 finale), në 43% të rasteve dhe simulimeve të kryera do të nevojiten 15 pikë; në 30% të rasteve 16 pikë dhe në 21% të rasteve 14 pikë.

Për sa i përket pjesës më të ulët të renditjes, vendi i 24-t (i fundit i disponueshëm për “play-off”) jepet në 54% të rasteve me 9 pikë dhe në 23% të rasteve me 8 pikë.

Megjithatë, rreziku i 9 pikëve, sipas sistemit, është ai që duhet të luajë për raundin tjetër me skuadrat e tjera në bazë të diferencës së golave. Tani fjala kalon në fushë dhe Italia, falë renditjes, do të përfaqësohet këtë edicion me 5 skuadra.

Katër prej tyre do t’i luajnë ndeshjet e para në shtëpi: Juventus-PSV Eindhoven (e martë, ora 18:45) Milan-Liverpool (e martë, ora 21:00), Bologna-Shakhtar Donetsk (e mërkurë, ora 18:45) dhe Atalanta-Arsenal (e enjte, ora 21:00).

Interi do të startojë jashtë fushe, në stadiumin “Etihad”, kundër Manchester Cityt (e mërkurë, ora 21:00); Inzaghi dhe ekipi i tij do të përpiqen të hakmerren, pjesërisht, për finalen që humbën në vitin 2023 në Stamboll.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?