Champions League do vijojë këtë të mërkurë (12 shkurt) me katër ndeshjet e radhës play-off. Sfidat e para do tregojnë edhe rrugën e tetë klubeve, me duelet që zhvillohen në dy orare.
Në orën 18:45 Club Brugge luan kundër Atalantës, me bergamaskët që pritet të kenë në fushë Berat Gjimshitin. Në orën 21:00 luhen tre ndeshjet e radhës. Në Skoci vendasit e Celtic luajnë kundër Bayern Munich, teksa në Principatë Monaco pret Benficën.
Në Rotterdam pritet një ndeshje e luftuar mes Feyenoord dhe Milan. Për miqtë pritet të jetë në fushë Gimenez, ish-sulmuesi që para pak ditësh ishte pjesë e holandezëve.
Champions League, faza play-off – Ndeshjet e para:
E martë, 11 shkurt 2025
18:45 Brest 0-3 PSG
21:00
Juventus 2-1 PSV
Manchester City 2–3 Real Madrid
Sporting Lisbone 0-3 Dortmund
E mërkurë, 12 shkurt 2025
18:45 Club Brugge - Atalanta
21:00
Celtic - Bayern Munich
Feyenoord - Milan
Monaco - Benfica
Komente
