Champions League zhvillon sot nëntë ndeshjet e para për raundin e katërt me formulën e re. Gjithçka nis në orën 18:45 me PSV - Girona dhe Slovan Bratislava - Dinamo Zagreb.
Shfaqja e madhe merr jetë në 21:00 ku këtë mbrëmje kemi disa duele të zjarrta. Në "Bernabeu" spikat 'Klasikja' e futbollit evropian mes Real Madrid dhe Milan, e cila është zbehur për shkak të tragjedisë nga përmbytjet në Valencia.
Në Francë supriza Lille pret Juventusin, me bardhezinjtë që kërkojnë reflektim pas humbjes me Stuttgart. Trajneri i "Zonjës", Motta tha para ndeshjes se nuk janë favoritë përballë një Lille që me Zhegrovën në fushë këtë sezon kanë mposhtur emra si Atletico dhe Real Madrid në Champions.
Në "Anfield" luhet një sfidë për t'u pasur në mendje si Liverpool - Bayer Leverkusen; aty ku Xabi Alonso rikthehet si kundërshtar. Ndërkohë në Lisbonë, Sporting pret Manchester Cityn, me Ruben Amorim që e ka si një derbi pasi trajneri i Sporting pas një jave do marrë drejtimin e Man. United. Dortmund pret Sturm Graz, ndërsa Bologna luan në shtëpi me Monacon. Të gjitha përballet e sotme do fillojnë me një minutë heshtje në nder të viktimave të Valencias.
Pas tre ndeshjeve të para, Aston Villa dhe Liverpool kanë pikët e plota, nëntë. Kujtojmë se në fundin e tetë ndeshjeve për secilin ekip, tetë vendet e renditura të parat do kalojnë më tej, ndërsa ato nga 9-24 do përballen në play-off.
Champions League, raundi 4:
18:45
PSV - Girona
Slovan Bratislava - Dinamo Zagreb
21:00
Bologna - Monaco
Celtic - RB Leipzig
Dortmund - Sturm Graz
Lille - Juventus
Liverpool - Bayer Leverkusen
Real Madrid - Milan
Sporting Lisbone - Manchester City
Renditja:
Real Madrid dhe Milan përballen sot në orën 21:00 për raundin e katërt në Champions League. Përpara ndeshjes foli trajneri i kuqezinjve, me Paulo Fonsecan që kërkon fitoren e dytë me formatin e ri të eventit.
“Përballemi me një ndeshje të tillë me motivim të madh, është një mundësi e madhe. Ne luajmë kundër favoritit për të fituar Ligën e Kampionëve, për ne është një mundësi për t’u rritur.
Pa frikë dhe me guxim, ne mund të bëjmë një një ndeshje të mirë, përpiqem t’u përcjell lojtarëve dëshirën për të fituar dhe nesër nuk do të jetë ndryshe për të fituar, duke e ditur se Real Madridi është një ekip i madh.
Gjithmonë përpiqem t’u përcjell lojtarëve dëshirën për të fituar dhe nesër nuk do të jetë ndryshe. Gjithmonë mendoj për të fituar, duke e ditur që Real Madridi është një ekip i madh. Nëse barazimi është rezultat pozitiv apo negativ do të varet nga mënyra se si skuadra luan.
Formacioni - Leao luan nga minuta e parë. Nuk ka dy sulmues sepse Abraham nuk mund të luajë që në fillim”, tha ai.
Juventus luan sot kundër Lille në Francë, me sfidën e orës 21:00 që vlen për raundin e katërt në Champions League. Pas humbjes me Stuttgart në shtëpi, italianët kërkojnë rimëkëmbjen dhe për foli trajneri i ‘Zonjës’.
Thiago Motta vlerësoi kundërshtarin dhe tha se ata kanë vendosur me ‘shpatulla pas murit’ ekipe si Atl. Madrid dhe Real Madrid.
"Ne e respektojmë thellësisht Lille, një ekip në formë të shkëlqyer - tha trajneri i Juventusit -. Objektivi ynë, megjithatë, është gjithmonë të marrim një rezultat".
"A është Douglas Luiz gati? Ai është një tjetër në ekip që do të jetë në gjendje të ndihmojë si nga fillimi ashtu edhe si zëvendësues dhe ne jemi të lumtur që e kemi.
Vlahovic? Është mirë dhe ka punuar mirë që nga ajo kohë. fillimi i sezonit.
Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Ne si Juventus gjithmonë duam të fitojmë.
Gjëja më e rëndësishme është të përpiqemi gjithmonë të përmirësohemi. Lille ka besim të madh dhe ne duam t'i përballojmë ato në kushte optimale.
Duam të japim diçka më shumë se më e mira. Ne gjithmonë po mësojmë dhe gjithmonë po përmirësohemi”, deklaroi tekniku i bardhezinjve.
UEFA ka vendosur për një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e UEFA-s për kompeticionet e klubeve të planifikuara për këtë javë. Gjithçka, në kujtim të viktimave të përmbytjeve të Valencias dhe të gjithë të prekurve në rajon dhe më gjerë. Këtë e ka bërë të ditur vetë institucioni evropian i futbollit në një deklaratë zyrtare.
Real Madrid dhe Milan luajnë sot në orën 21:00 në Champions League. Sfida e "Bernabeut" është një "Klasike" futbolli, pasi përballë vendosen 22 trofe të Champions, 15 të fituara nga spanjollët dhe shtatë nga italianët.
Ndeshje që rikthen historinë edhe për Carlo Ancelottin, trajnerin aktual të madrilenëve që nga 2001-2009 ka drejtuar në 420 ndeshje Milanin dhe ia ka dalë ta fitojë dy herë Championsin me kuqezinjtë.
Nga ana tjetër këtë gjë e ka bërë tre herë me Real Madridin. Edhe pse në dy periudha si trajner i Real Madrid, Ancelotti është pranë të kapë shifrën 420 edhe në stolin e "Galaktikëve".
Përpara sfidës 65-vjeçari është shprehur i emocionuar dhe ka thënë se kundër Milanit për të do jetë gjithmonë një ndeshje speciale.
"Të gjithë ishin të qartë. Askush nuk donte të luante (pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia). Mua m'u duk vendimi i duhur. Por ne nuk jemi në krye. Kushdo që është në krye vendos", shpjegoi trajneri i Real Madridit në konferencën për shtyp.
“Ajo që mendoj është se futbolli është një festë, por mund ta bësh kur je mirë, nëse familja jote është mirë, atëherë ke një festë. Kur njerëzit nuk janë mirë, nuk ka nevojë të bësh festë më pak e rëndësishme në jetë.
Për ndeshjen kundër Milanit - Për mua do të jetë një ndeshje e veçantë për shkak të së kaluarës sime. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e mirë. Milani nuk e nisi mirë, ata janë një ekip shumë i rrezikshëm që ka kualitet të madh. Kanë shumë potencial, por nuk kanë arritur t'i nxjerr të gjitha. Ne po kërkojmë vazhdimësi, jam i sigurt se do ta gjejmë së shpejti", tha Ancelotti.