Real Madrid dhe Milan luajnë sot në orën 21:00 në Champions League. Sfida e "Bernabeut" është një "Klasike" futbolli, pasi përballë vendosen 22 trofe të Champions, 15 të fituara nga spanjollët dhe shtatë nga italianët.
Ndeshje që rikthen historinë edhe për Carlo Ancelottin, trajnerin aktual të madrilenëve që nga 2001-2009 ka drejtuar në 420 ndeshje Milanin dhe ia ka dalë ta fitojë dy herë Championsin me kuqezinjtë.
Nga ana tjetër këtë gjë e ka bërë tre herë me Real Madridin. Edhe pse në dy periudha si trajner i Real Madrid, Ancelotti është pranë të kapë shifrën 420 edhe në stolin e "Galaktikëve".
Përpara sfidës 65-vjeçari është shprehur i emocionuar dhe ka thënë se kundër Milanit për të do jetë gjithmonë një ndeshje speciale.
"Të gjithë ishin të qartë. Askush nuk donte të luante (pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia). Mua m'u duk vendimi i duhur. Por ne nuk jemi në krye. Kushdo që është në krye vendos", shpjegoi trajneri i Real Madridit në konferencën për shtyp.
“Ajo që mendoj është se futbolli është një festë, por mund ta bësh kur je mirë, nëse familja jote është mirë, atëherë ke një festë. Kur njerëzit nuk janë mirë, nuk ka nevojë të bësh festë më pak e rëndësishme në jetë.
Për ndeshjen kundër Milanit - Për mua do të jetë një ndeshje e veçantë për shkak të së kaluarës sime. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e mirë. Milani nuk e nisi mirë, ata janë një ekip shumë i rrezikshëm që ka kualitet të madh. Kanë shumë potencial, por nuk kanë arritur t'i nxjerr të gjitha. Ne po kërkojmë vazhdimësi, jam i sigurt se do ta gjejmë së shpejti", tha Ancelotti.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Sot 'Klasikja' Real Madrid - Milan, Liverpool pret Leverkusen! Juventus gjen surprizën Lille, Man. City kundër Sporting
S.Dh/ReportTv.al