Melodia e Champions League do dëgjohet edhe këtë të mërkurë në gjashtë stadiume evropiane. Duke nisur nga ora 18:45 në Athinë, Olympiacos pret debutuesit e Pafos FC, me qipriotët që janë befasia e madhe e sezonit. Po në këtë orar, Slavia e Pragës luan në shtëpi kundër Bodo/Glimt.
Në orën 21:00 janë programuar katër duelet e tjera. Sfida që spikat më shumë është ajo mes Bayern Munich dhe Chelsea në Gjermani, apo dueli mes Liverpool dhe Atletico Madrid në 'Anfield'.
Në 'Parkun e Princave', kampionët në fuqi të PSG-së luajnë kundër Atalantës së Berat Gjimshitit. Ndërkohë që Interi ka një përballje jo të lehtë në letër, pasi italianët udhëtojnë për në Amsterdam ku i pret Ajax.
Të martën u zhvilluan gjashtë ndeshjet e para, ndërsa raundi i parë i fazës së ligës mbyllet të enjte me gjashtë duelet e fundit.
Champions League, faza e ligës - Ndeshjet e para:
E martë, 16 shtator 2025
18:45
Athletic Bilbao 0-2 Arsenal
PSV 1-3 Royale Union SG
21:00
Benfica 2-3 Qarabag
Juventus 4-4 Dortmund
Real Madrid 2-1 Marseille
Tottenham 1-0 Villarreal
E mërkurë, 17 shtator 2025
18:45
Olympiacos - Pafos FC
SK Slavia Praga - Bodo/Glimt
21:00
Ajax - Inter
Bayern Munich - Chelsea
Liverpool - Atletico Madrid
PSG - Atalanta
E enjte, 18 shtator 2025
18:45
Club Brugge - Monaco
Copenhagen - Bayer Leverkusen
21:00
Eintracht Frankfurt - Galatasaray
Manchester City - Napoli
Neëcastle - Barcelona
Sporting Lisbone - Kairat Almaty
Atletico Madrid rikthehet në 'Anfield' për një tjetër përballje kundër Liverpoolit në Champions League, sot në orën 21:00. Trajneri i spanjollëve, Diego Simeone, i cili në të kaluarën ka dalë fitues nga ky stadium i zjarrtë, shfaqet i motivuar por edhe i kujdesshëm përpara sfidës hapëse të sezonit në turneun evropian.
"Është gjithmonë emocionuese të përballesh me një kundërshtar të tillë, me një stadium dhe tifozëri fantastike, si dhe me një trajner që i ka udhëhequr ata drejt sukseseve në Premier League dhe Champions League. Ata do të jenë shumë të vështirë, por ne do të përpiqemi ta çojmë ndeshjen aty ku na përshtatet më mirë,” tha Simeone në konferencën për shtyp.
Edhe pse Atletico do të përballet me disa mungesa të rëndësishme, tekniku argjentinas nuk kërkon justifikime.
“Mungesat nuk janë kurrë pozitive, por janë pjesë e futbollit. Ne jemi të fokusuar te lojtarët që do të fillojnë dhe të sigurohemi që ata të tregojnë gjithçka që kanë.”
Për Simeonen, gjithçka do të vendoset në detaje dhe në përgatitjen mendore.
“Jam i përqendruar vetëm te zhvillimi i një ndeshjeje të shkëlqyer. Vertikaliteti i Liverpoolit, tranzicionet e shpejta dhe forca e anësorëve e bëjnë këtë përballje të vështirë, por duhet të jemi gati ta çojmë ndeshjen aty ku ne ndihemi më të fortë", tha ai.
Liverpooli kërkon hakmarrje për eliminimin e dhimbshëm nga madrilenët, ndërsa Simeone dhe djemtë e tij synojnë ta konfirmojnë edhe njëherë reputacionin si “makthi i Anfield”.
Për Liverpoolin mungojnë emra si Chambers, Jones apo Scanlon dhe i padisponueshmi për në Champions League, Chiesa. Te Atletico trajneri Simeone duhet të bëjë pa Almada, Julian Alvarez, Baena, Cardoso apo Gimenez.
Komente
