Diego Simeone para medieve

Sport

Simeone para ndeshjes: E dua 'Anfield', Liverpool është fantastik

17 Shtator, 13:20| Përditesimi: 17 Shtator, 13:22

  • Share

Atletico Madrid rikthehet në 'Anfield' për një tjetër përballje kundër Liverpoolit në Champions League, sot në orën 21:00. Trajneri i spanjollëve, Diego Simeone, i cili në të kaluarën ka dalë fitues nga ky stadium i zjarrtë, shfaqet i motivuar por edhe i kujdesshëm përpara sfidës hapëse të sezonit në turneun evropian.

"Është gjithmonë emocionuese të përballesh me një kundërshtar të tillë, me një stadium dhe tifozëri fantastike, si dhe me një trajner që i ka udhëhequr ata drejt sukseseve në Premier League dhe Champions League. Ata do të jenë shumë të vështirë, por ne do të përpiqemi ta çojmë ndeshjen aty ku na përshtatet më mirë,” tha Simeone në konferencën për shtyp.

Edhe pse Atletico do të përballet me disa mungesa të rëndësishme, tekniku argjentinas nuk kërkon justifikime.

“Mungesat nuk janë kurrë pozitive, por janë pjesë e futbollit. Ne jemi të fokusuar te lojtarët që do të fillojnë dhe të sigurohemi që ata të tregojnë gjithçka që kanë.”

Për Simeonen, gjithçka do të vendoset në detaje dhe në përgatitjen mendore.

“Jam i përqendruar vetëm te zhvillimi i një ndeshjeje të shkëlqyer. Vertikaliteti i Liverpoolit, tranzicionet e shpejta dhe forca e anësorëve e bëjnë këtë përballje të vështirë, por duhet të jemi gati ta çojmë ndeshjen aty ku ne ndihemi më të fortë", tha ai.

Liverpooli kërkon hakmarrje për eliminimin e dhimbshëm nga madrilenët, ndërsa Simeone dhe djemtë e tij synojnë ta konfirmojnë edhe njëherë reputacionin si “makthi i Anfield”.

Për Liverpoolin mungojnë emra si Chambers, Jones apo Scanlon dhe i padisponueshmi për në Champions League, Chiesa. Te Atletico trajneri Simeone duhet të bëjë pa Almada, Julian Alvarez, Baena, Cardoso apo Gimenez.


Lajmi kryesor:

Champions League/ Sot spikat Bayern - Chelsea dhe Liverpool - Atletico, në fushë Interi e PSG


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?