SHBA - Botërori i Klubeve ka mësuar çiftin e parë që do përballet në gjysmëfinale. Fluminense do sfidojë Chelsean më 8 korrik për një biletë në finalen e madhe. Fluminense mposhti 2-1 Al Hilal në çerkfinalen e parë, ndërsa Chelsea fitoi 1-2 kundër Palmeiras në ndeshjen e radhës. Këtë të shtunë luhen PSG - Bayern Munich (18:00) dhe Real Madrid - Dortmund (22:00).
Në "Camping World Stadium" në Orlando, Fluminense fitoi 2-1 kundër Al Hilal. Brazilianët kanë treguar se janë "Hirushja" e këtij Botërori Klubesh, duke mposhtur edhe skuadrën e Simone Inzaghit pasi më herët kishin mposhtur Interin. Martinelli shënoi për brazilianët në fundin e pjesës së parë, para se Marcos Leonardo në minutën e 51-të të vendoste ekuilibrat. Më pas, Hercules bëri 'Herkulin' dhe në minutën e 70-të shënoi golin e dytë për Fluminense, duke i dhënë të tijve një biletë për në gjysmëfinale.
Në "Lincoln Financial Field" në Philadelphia, Palmeiras u mposht 1-2 nga Chelsea. Janë "Blutë" e Londrës që kalojnë në gjysmëfinale dhe përballen me ekipin tjetër brazilian, Fluminense. Sfida u zhbllokua shpejt për djemtë e Marescas, pasi Cole Palmer në minutën e 16-të kaloi Chelsean në avantazh. Estevao barazoi në 1-1 pas 53 minutave lojë, duke e bërë fundin e ndeshjes dramatik. Chelsea iu fal një autogoli të Weverton shtatë minuta nga fundi për të marrë suksesin dhe biletën e gjysmëfinales.
Çiftet çerekfinaliste:
Palmeiras 1-2 Chelsea
Fluminense 2-1 Al Hilal
E shtunë, 5 korrik
18:00 PSG - Bayern Munich
22:00 Real Madrid - Dortmund

Komente